14

246 20 0
                                    

Vdekja e G.K e fundosi edhe me teper ne trishtim, e zhyti aq thelle sa nuk kishte qene kurre. Pesimizmi sa vinte e rritej me teper brenda tij duke e bere nje njeri qe nuk besonte me ne gjerat e bukura. Ishte njesoj sic kish thene Helena "Lumturia eshte me momente ndersa Trishtimi eshte me vite" dhe per Dilan ashtu ishte vertete. Lumturine e kishte ndjere vetem per disa caste, me pas gjithcka mbytej nga nje trishtim i cili ngjante me sherbetin qe ka shume sheqer, te vjen te vjellesh mbasi e mbaron, nuk ka te beje fare embelsia por efekti qe te jep mbasi e ke shijuar.

Iku edhe nje nga njerezit qe e kuptonin, nje nga ata pak njerez qe e dinin se c'kishte vuajtur ne jete. Iku i vetmi njeri qe e kishte ndihmuar pa i kerkuar asgje ne kembim, ai qe per te ishte mbeshtetja me e madhe. Tani i kishte mbetur vetem Helena, por ajo nuk e kuptonte aq sa G.K megjithate nuk ishte vetem edhe pse me te ndihej vetem.

Por G.K e kishte ndjere fundin shume dite me pare, e kishte ndjere sesi trupi cdo dite e me shume humbiste forcen dhe muskujt kishin filluar te zbuteshin.
E kishte ndjere vdekjen qe po i afrohej me hapa te shpejte dhe ai nxitoi per te mos lene asnje pune mbas dore, donte te ikte i qete dhe ashtu ndodhi.

Nje jave para se te vdiste G.K kishte mbaruar se redaktuari librin e ri te Dilan i cili nuk ishte ne djeni per kete gje, i vetmi njeri qe e dinte kete gje ishte nipi i tij, i cili ishte mesuesi i Dilan.
Rreth 800 kopje te librit ishin te paketuara dhe te gateshme per t'u nxjerr ne treg, por kur t'i vinte koha e duhur dhe Nipi i G.K e dinte se kur ishte koha e duhur, vete G.K ja kishte thene se kur do ishte koha e duhur.

Por nderkohe Libri i pare i Dilan po ecte mjaft mire ne treg, madje me mire se librat e disa shkrimtarve me me fame te atij qyteti. Por askush nuk e njihte Dilan si nje shkrimtar te mirefillte apo se kush ishte ne te vertete ky shkrimtari Jetim qe kishte bere Liber, pervec disa te rinjve qe e kishin marre vesh shok mbas shoku dhe mes ketyre njerezve ishte edhe 15 vjecarja Geraldina te cilen qe te vogel e kishin pas therritur Bela sepse ishte teper e bukur.
Ne mes shume adhuruesve ajo ishte me e "cmendura" me e dashuruara pas shkrimeve te Dilan i cili as qe ishte ne djeni se diku gjendej nje vogelushe qe ishte dashuruar mrekullueshem pas botes tij.

Kishin kaluar gati 6 muaj qe nga vdekja e G.K por ai nuk ishte harruar nga Dilan, sepse ai nuk i harronte kurre njerezit qe e kishin dashur vertete. Ashtu si Lorela edhe G.k ishte nje nga ata njerez qe u futen ne zemrene Dilan dhe po te futeshe ne zemren e tij, do mbeteshe perhere aty brenda edhe sikur ta lendoje, braktisje, keqtrajtoje apo edhe sikur ta harroje ai do te donte gjithmone. Por kete here ishte ndryshe, askush nuk e lendoi, pervec jetes, ajo po qe e kishte kapur keq me te.
Pas 6 muajve foto e G.K qendronte ne mur ngjitur me ate te Loreles, dy njerezit me te vecante te jetes tij, nje nene dhe nje baba qe jeta nuk ja dha.
Por keto 6 muaj kishin ndodhur shume gjera dhe mendja e tij nuk ishte me ajo e kthjelleta si dikur. Mendimet nuk e linin te qete dhe keshtu harronte shume gjera, por gjeja me e rendesishme qe kishte harruar ishte Letra e Loreles qe ajo ia la si amanet qe te mos e hapte pa mbushur 18 vjec dhe ai i kishte mbushur 18 vjec para disa muajsh, por nga ajo qe ndodhi me G.K i kishte dal nga mendja letra e Loreles.
Akoma nuk e kishte pertypur faktin se G.K nuk ndodhej me ne kete jete, madje here pas here kur kalonte perballe godines ku ai kish pasur zyren mendonte te ndalonte dhe te shkonte ta pershendeste duke harruar se ne ate zyre nuk ishte me ai por Ariel djali i vetem i G.K i cili e administronte shtepine botuese bashke me mesuesin e Dilan.
Sa here shikonte godinen ndermend i vinte fytyra e qeshur e plakut mjeker bardhe dhe me cibuk, te cilin nuk e hiqte kurre nga goja.
Nuk ishte e lehte per te qe ta kapercente kete dhimbje, madje e kujtonte gjithmone sepse nese per nje moment mendonte se e kishte kaluar dhe nuk e vriste me ikja e tij ndihej keq dhe dukej sikur e kishte harruar.
Gjate kesaj kohe lidhja me Helenen vazhdonte dhe ishte mjaft aktive, aq sa takoheshin rreth 4 - 5 here ne jave. Thelle brenda tij ai ndjente per Helenen, ajo ishte bere si nje droge tani, nga e cila e kishte veshtire te hiqte dore, por nese e bente do ndjente dhimbje sepse i dukej sikur ajo i kishte marr shpirtin.
Ai ishte bere nje njeri i pandjeshem nga njera ane, nuk ndjente dashuri per Helenen, por ndjente dicka e cila e bente te kishte frike se mos e humbiste ndoshta sepse vetem ajo i kishte mbetur ne jete. Por gjerat nuk do vazhdonin kaq mire pergjithmone mes tyre, madje ishte e cuditeshme sesi per kaq kohe kishin vajtur kaq mire. Ndoshta fati i tij ishte te lindte vetem dhe te jetonte vetem pergjithmone.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now