6

316 21 10
                                    

Teksa qendronte ne shtrat i shtrire, mendjen e mbante tek momentet qe kaloi me Karolinen.
Sa here mbyllte syte i shfaqes fytyra e saj e bukur, me buzeqeshjen qe e karakterizonte, me syte e kalter dhe te medhenj e te mbushur plot bote.

Teksa perjetonte me mendime momentet buza i mori formen e lumturise, edhe shpirti i buzeqeshte. Kurre nuk kishte qene kaq shume i lumtur dhe kaq i mbushur me pozitivitet.
Ajo e kishte bere te ndryshonte mendim per jeten, nese me pare e konceptonte jeten plot me dhimbje dhe gri, tani cdo gje kishte marr ngjyra, ndersa lumturia ishte shtrire e gjitha ne shpirtin e tij.

Mbasi ndejti disa minuta shtrire, u ngrit dhe doli jashte. Ishte erresuar. Pa e kuptuar kishin kaluar shume ore.
Ai ngriti koken lart dhe veshtroi yjet, me pas mori fryme thelle dhe u ndie plot.

Ishte mengjes.
Dera e dhomes tij u hap nga njera prej punonjesve te jetimores, drita u fut ne dhomen e tij te erret.
I pelqente erresira, aty ndihej i mbrojtur dhe i fshehur nga bota, ishte si shtepia e tij brenda ne shtepi.

"Dilan zgjohu, te eshte bere vone per ne shkolle" i thote ajo nderkohe qe e tundte ne kurriz.

Ai hapi syte i pergjumur dhe hodhi syte nga ora! Ishte ora 10:30. Ishte teper vone per te ikur ne shkolle.
Ngjeshi fytyren ne jastek dhe qendroi ashtu per disa minuta.
Lodhja e dites se djeshme e kishte bere qe te flinte me teper nga c'duhej, nuk ishte pak te mbaroje pothuajse nje roman per 10 dite dhe ai e kishte bere. E kishte bere, por nuk ia dinte vleren e asaj qe kishte bere, i dukej si dicka e thjeshte te cilen mund ta bente serish nese do ishte nevoja.
Ai nuk e dinte vleren qe kishte, nuk e kuptonte sesa i talentuar ishte. Jeta e cila e kishte mbytur me dhimbje dhe vetmi i kishte dhene edhe kete aftesi, nje talent qe mund ta bente te ishte dikush ne jete.
Mbasi ndejti ashtu per disa minuta i ra ndermend zarfi i verdhe qe i kishte dhene plaku. U ngrit dhe po rremonte neper xhepat e pantallonave, zarfi ishte i hapur. Dikush e kishte hapur , ai ishte i sigurte qe kur e kishte marre ai ishte i mbyllur dhe i ngjitur. Filloi te mendonte se kush e kishte hapur, mendimi pare i vajti tek punonjsja e jetimores, por me pas u kujtua edhe per naten me Karolinen.

Hapi zarfin dhe pa nje shume parash. Ishin shume para, por me siguri kishte pasur me teper lek para se dikush te kishte hapur zarfin. Veshi pantallonat, mori fletoret dhe u nis per tek zyra e plakut.

Nderkohe qe ecte rruges, mes zhurmave te makinave, peshperimave te njerezve ai vriste mendjen se kush mund ta kishte hapur zarfin, nuk kishte hallin e parave por me teper i vinte inat kur rremonin tek gjerat e tij.
I humbur ne mendime dhe me koken ulur, ecte ne trotuar pa e vrare mendjen se mund te perplasej me dike. Dhe ndodhi, padashur supi i'u perplas me dike!
Fletoret e tij rane ne toke bashke me librat e saj!

"Me falni nuk doja" thote ajo dhe ulet te marri librat.

"Me fal ti mua, nuk e kisha mendjen" thote Dilan dhe u ul prane saj!

Po mundohej te gjente fletoret e tij qe ishin ngaterruar me librat dhe fletoret e saj. Ndersa ajo po shpejtonte te mblidhte librat sepse kishte mesim pas pak minutash. Ishte nje 15 vjecare me fytyre te rrumbullaket dhe me shikim te pafajshem, nje nga ato vajzat e embla me fytyren e paster dhe te cilter.

"Me fal por ai eshte libri im" i thote ajo duke i marr librin nga duart Dilan. Ishte libri i tij i cili kishte dal ne treg dhe ajo e kishte blere.

"C'thua, eshte libri im" thote Dilan duke e terhequr librin, por harroi se me vete kishte marre vetem fletoret dhe asnje liber.

"Ore eshte libri im sapo e bleva" i thote ajo e irrituar!

"Genjeshtare ky liber me ra mua nga duart"

"Kujt i thua genjeshtare ti? Qenke nje idiot qe nuk e paske shokun, hajde leshoje librin tani" i bertet ajo dhe Dilan leshoi librin pasi u kujtua se nuk kishte marr liber me vete.

Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )Where stories live. Discover now