Sa mbaroi shkolla, Dilan del jashte dhe me canten ne krah nxiton per ne zyren e plakut per ta falenderuar. Askush nuk kishte bere aq shume per te, askush nuk i kishte ofruar gje falas pervec Loreles, e cila i kishte dhuruar dashuri pa kushte.Nderkohe qe ai ecte neper trotuar, syte i shkuan padashur ne xhamin e nje kioske me revista dhe libra, pertej xhamit shikon librin e tij i cili ishte mbeshtetur ne xham.
Buzeqeshja ia mbuloi me teper fytyren, shikonte ne cdo kioske revistash librin tij, me pas dy vajza me librin ne dore!
Po i dukej si enderr, nuk po i besohej per kete gje te bukur qe i kishte ndodhur.Gjendej para godines se zyres plakut dhe pa e menduar dy here futet brenda me buzeqeshje ne fytyre, por qe nuk zgjati shume.
Sa u fut brenda syte i shkuan tek Karolina e cila ishte ulur bashke me nje djale ne divanin ku njerezit prisnin dhe mbanin duart e njeri tjetrit. Buzeqeshja i ngriu ne fytyre dhe nje dritherin ndjeu ne kockat e gishtave, sikur po i ja terhiqnin kockat nga trupi.Karolina u trishtua, por pastaj buzeqeshi dhe u ngrit ne kembe
"Po ti ketu Dilan?" e pyet ajo nderkohe qe afrohej tek ai
"Erdha te takoj zoterin" ia kthen ftoht ai dhe futet brenda pa pritur qe ajo ti afrohej.
Futet brenda dhe mundohet te ndryshoi humorin edhe pse e kishte te veshtire te pertypte faktin se ajo po qendronte kapur perdore me dike tjeter.
"E dija qe do vije" i thote plaku duke u ngritur ne kembe!
"Shume faleminderit" ia kthen Dilan dhe afrohet duke e perqafuar.
Plaku nuk e priste fare se do e perqafonte, mendoi se do i shtrengonte doren dhe vetem kaq. Buzeqeshi embel dhe vuri doren e tij te madhe tek koka e Dilan
"Meriton me teper se kaq bir" i thote ai dhe e perkedhel tek koka.
"Askush nuk ka bere kaq per mua"
"Une nuk bera asgje, vetem se i hodha shkrimet e tua ne nje leter tjeter, eshte puna jote ajo duhet t'ia dish vetes per faleminderit jo mua" i thote plaku nderkohe qe ulet
"Dua te falenderoj ty, ishte dicka e bukur te shikoja librin tim ne duart e gjithe klases"
"Shiko, jam i sigurte qe deri neser e gjithe shkolla do e kete ne duar ate liber. A... me tregoi para pak minutash per efektin qe libri dha te nxenesit, jam i sigurt qe neser do kete akoma me teper buje. Mos hiq dore kurre se shkruari, e ben shume mire kete gje" i thote plaku dhe nxorri nga sirtari nje zarf te verdhe "Hape kur te jesh vetem" shtoi ai dhe pastaj u ngrit ne kembe
"Hajde tani dalim se duhet te iki diku jashte qytetit" vazhdoi te thoshte nderkohe qe ecte.
Dolen jashte zyres dhe Dilan pa Karolinen e cila gjendej e ulur ne vendin e saj. Hodhi syte ne te gjithe hollin por djali qe ishte aty pak me pare ishte zhdukur.
"Dilan, flasim pak?" i thote Karolina. Plaku hedh syte nga Dilan dhe tund koken duke buzeqeshur!
Ai e kuptoi se dicka kishte mes atij dhe Karolines.
U ulen tek divani dhe po shikoheshin, ajo nuk dinte nga t'ia fillonte, ndersa ai priste, ajo pritje i dukej si te ishte nje vit."Pash qe u trishtove kur me pe me ate djalin" i thote ajo dhe rrudhosi vetullat
"Aspak, u cudita me teper"
"Dua te dish se ai ishte kusheriri im dhe erdhi te me takoi sepse do largohet, nuk dua te mendosh gjera qe nuk ekzistojne" i thote ajo.
Dilan u qetesua i teri, kishte filluar te mendonte gjitha gjerat e mundeshme ne lidhje me Karolinen.
"Nuk mendova asgje" thote ai duke buzeqeshur
"Genjen, e pash pamjen qe te mori fytyra"
"Dakort genjeva, u merzita shume kur ju pash ashtu kapur perdore dhe aq afer"
YOU ARE READING
Kur Dashurohen Shkrimtaret ( Shqip )
RomanceE perfunduar ✔ Historia e Dilanit Jeta dhe peripecite qe ai kalon. Autor: L.C