16.

1.1K 83 9
                                    

"Pra ti je ateiste."

Rrotullova syte e nevrikosur dhe nderrova pozicion ne divan. Kjo zonje po me acaronte prej oresh. Eh po, jam ateiste. Dhe cfare? Keto jane preferencat e mia dhe s'me dukej dramatike.

"Mos u shqeteso." vazhdoi ajo. "Zoti do te te gjeje dhe ty nje dite."

"Aty mbahuni, zonje. Do ju bej nje zile kur te ndodhe." buzeqesha ironikisht dhe e fokusova veten tek celulari im.

Por ajo vazhdonte te me shikonte, me kishte ngulur syte si dreqi.

"Me falni, keni ndonje problem?" e pyeta une. Me kishte ardhur ne maje te hundes. Kush dreqin mendonte se ishte?

"Babai jot eshte shume krenar per ty." tha ajo dhe u ngrit.

"Bab.. Cfare?" ngrita zerin e perhumbur. Si dreqin e dinte?

"Eshte e vertete." ndjeva nje dore ne shpatullen time. "Jam krenar per ty."

Ngriva e tera dhe e tronditur ktheva koken ne te djathten time. Para meje u shfaq nje krijese gjigande e veshur ne te zeze me syte, a cfaredo qe ishin flak te kuq dhe dora mbi mua ishte e mbushur me merimanga qe leviznin.

U hodha ne shesh duke lebetitur dhe mbylla syte e frikesuar.

Kur hapa syte, e gjeta veten ne dhomen e Jokerit. Po dridhesha e tera dhe per rreth dy minuta nuk arsyetoja dot nese isha ne realitet apo jo. Si dreqin me kishte zene gjumi aty? E zgjova veten dhe u drejtova per ne sallon. Mbi tavoline ishte nje shenim i vogel ne nje leter te verdhe.

'isha von x n palestr dhe mu desh t nisesha. po deshe t hash e di ku t kerkosh :P dhe kur t ikesh mbyll shtepin me celsin rezerv please :3 te dua.
-Joker.'

E verteta eshte se keto dite kane qene nje alamet mjergulle per mua. Qe nga Jokeri dhe ato cka tha e deri tek mankthet qe ishin kthyer. Mamaja e Henrit kembnguli mijera here se per pushimet e Vitit te Ri nuk do me linte te punoja, edhe pse une i thashe se mund te punoja edhe pa pagese. Ne qofte se do te rrija ne shtepi do e kaloja diten duke pire makiato pa fund dhe duke zgjidhur ushtrime matematike pa fund nga merzija. Ketia dhe Neri kishin filluar me party-t e fundvitit kurse une mbyllesha ne dhome duke degjuar 'Take Me to Church' gjersa Joker te me shqepte ne telefonata derisa te me bindte te dilja me te ose te veja nga shtepia e tij. Do pyesni ju per cfare veja nga shtepia e tij. Eeeh, ca beja une nga shtepia e tij. Ca beja? I mesoja atij idiotit si beheshin krepat ne shtepi dhe ai shikonte si dawn, e me pas hante derisa te mos mbante me. I mbushte me c'te gjente rrotull; kishte raste qe i hante pa gje fare sepse ishin 'univers tjeter'.

----

"Seriozisht, vishu." i thashe atij dhe mbylla syte.

Jokeri po nderrohej dhe epo, e kam cik pike te dobet ate pjesen kur djemte me fizik te mire jane pa bluze. Eshte shume e sikletshme.

Hapa syte perseri dhe ai akoma nuk e kishte veshur, madje madje ulte e ngrinte vetullat dhe qeshte me mua qe isha skuqur si peperoncino.

"Boll." thashe teksa ai mu afrua. "Mund ta veshesh ate dreqin?"

"Pse?" pyeti ai me nje ze ngazellyes. "Ndihesh ne siklet?"

"Vishu!!!" ulerita duke qeshur.

Fsheva fytyren me krahe, por ai me ngriti ne kembe para tij dhe mu desh e gjithe forca ta shikoja ne sy e jo ne trup.

"Preki."

"Cfare??? Jo, ik pirdhu." u pergjigja me duar te djersitura.

"O Zot, nuk te hane muskujt e mi mos ki merak." rrotulloi syte.

"Jo." u pergjgija e vendosur edhe pse po vdisja.

"Idiote." tha ai dhe me vendosi doren tek muskujt e tij te barkut. "E shikon? S'te hane."

"Jo, jo, jo. Pse?" u qarravita une.

Me pa me nje fytyre te zhgenjyer dhe ngriti nje vetull. Epo s'kishte kthim prapa.

Vura te dyja duart ne kraharorin e tij dhe ndjeva format. E marrte dreqi, ishte kaq.. uh. Mora fryme thelle dhe tunda koken.

"O.. Cf.. Wow. Thjesht wow." ishte gjithcka qe mund te thosha.

Hoqa duart me shpejtesi dhe bera disa hapa prapa. Largohu Kristi ti nga droga. "Ok, ok. Boll per sot."

"Ca je ti, per zotin." qeshi ai dhe papritmas me puthi.

Ishte puthja e dyte per mua dhe akoma nuk isha mesuar me kete gje. Me dukej akoma dicka e panjohur, por e mrekullueshme gjithsesi. Plus qe ai ishte PA BLUZE. E di qe do ju dukem si idiote nga keto qe them por thjesht.. Une them shume 'thjesht', apo jo?

Gjithsesi.

E perqafova fort duke u ndjere me se e sigurt. Me bente te ndihesha e plote, e vogel.

Dhe cdo dite, ishte si dita e pare.

E doja. E doja me siguri.

Joker ♠Where stories live. Discover now