10.

1.4K 96 2
                                    

...eshte një veprim i percaktuar sakte per zgjidhjen e nje problemi ose te nje lloji te caktuar problemesh. Mund te perkufizohet si një ecuri qe lejon te fitohet një rezultat i dhene duke ndjekur, ne nje renditje te percaktuar, një teresi hapash te thjeshte qe perkojne me veprimet e zgjedhura nga një teresi e kufizuar. Pra, eshte ecuria qe krijon pergjigjen per nje pyetje , çeshtje ose zgjidhjen e nje problemi me nje numer te kufizuar hapash...

Cfare eshte? Nje lemsh i madh pa lidhje qe s'ka per ta kuptuar asnjeri. Ladies and gentlemen; algoritmi. E me besoni sa se te jeni gjalle s'ka per t'ju zgjidhur kurre asgje, asnje problem.

Ja qe profesori im i informatikes ishte cik si shume "i mire" dhe une e kisha shume qejf informatiken. Jo, e kisha vertet.

E ndersa para meje kisha nje liber te tere me marrezira te tilla, mendja ime largohej akoma e me shume nga kompleksitetet dhe instruksionet e programimit ne C++. Isha akoma ne dyshim e siper per fjalet e Xhoit.

"Qendroji larg."Po cfare kishte ky Joker i cuditshem qe duhet t'i rrija larg? E pse askush nuk me fliste per te?

Ferkova temthat e lodhur dhe pashe oren. 10:06, pra kisha kohe per t'u bere gati per ne pune. U ngrita te haja dicka por si gjithnje frigoriferi ishte perplot me gjera qe as eren s'iu duroja dot. E lashe fare si pune dhe u hodha ne divanin tim te preferuar.

E urreja veren. Vetem vape, pune dhe asgje tjeter. Si alergjike qe jam, plazhit i kemi thene lamtumire me kohe. Jo se me pelqente gjithsesi. Pastaj atje shumica e vajzave vene per te reklamuar bikinit e reja ose muajte ne palester. Djemte per t'u pare bythet ketyre te parave; ndersa te veje me familjen ishte "jashte mode".

Zilja e celularit filloi te binte por pertoja ta merrja. E prape se prape duhet te ngrihesha. Numer privat, lexova me celularin ne dore.

Zakonisht nuk u pergjigjesha telefonatave te tilla po kesaj radhe nuk kisha c'te beja keshtu qe thashe ta provoj njehere.

-Alo?

Asnje zhurme. Asnje pergjigjje. Mbylla telefonin dhe e lashe mbi tavoline ngadale.

Keto dite gjerat e cuditshme po ndodhnin ca si teper.

Bera nje dush te shpejte dhe nuk i shtriva floket. Madje as i thava, sepse jam shume gangstere. E aty u vesha me rrobat e para qe gjeta, lyeva fytyren me llacin e perditshem (make up) dhe u nisa per ne pune. Kisha mjaft kohe dhe ca rruge ne kembe s'dukej oferte e pavlefshme. Me mire se sa te perfundosh brenda nje autobuzi e qullur ne djerse e mundesisht afer dikujt qe s'i numerohen dot ditet pa lare.

Vetem mendimi me perzjente stomakun. E keshtu vazhdova rrugen e Vefes ne kembe.

Kufjet ne vesh s'mundet kursesi te mungonin, Skrillex po ashtu.

Pashe disa njerez nga ana e rruges time qe vraponin, por e cuditshmja ishte se nuk ishin vrapues, por njerez te zakonshem. Dhe ishin ca si shume. 

Shpejtova pak hapin me nje ndjenje te cuditshme ne mushkeri. Dicka e keqe do te ndodhte, e ndjeja. 

Hoqa kufjet nga veshet dhe pashe sheshin. Pashe hijen time, por kisha dike nga prapa. Nuk e ktheva koken dhe shpejtova edhe me shume hapin, por hija tjeter po bente te njejten gje. Madje afrohej.

Papritmas nje dore e madhe me terhoqi nga krahu per ne te majte dhe u perplasa me dike, kushdo qofte, qe me shtrengoi dhe me largoi prej andej.

Shpejt u perplasa ne nje mur dhe e tronditur hapa syte per te pare rrotull. Per te pare, Jokerin.

Me kapi faqet me duar dhe po me shikonte si i.. frikesuar?!

-Je mire? -pyeti ai me nje fryme.

"Qendroji larg."U largova pak duke pare rrotull. Isha afer.

-Po, cfare ndodhi atje?

Ngriti nje vetull i surprizuar dhe mu afrua perseri.

-Seriozisht e ke? Po te ndiqte nje psikopat me pistolete ne dore.

-O..ok? -thashe pa e besuar, duke u larguar akoma e me shume.

-E shikon ndonjehere kur ecen? -foli ai duke ecur drejt meje.

-Me fal. -thashe e hutuar dhe fillova te ecja. -Dhe falemind.. Faleminderit qe me.. Epo ti e di. Mirupafshim! -pershendeta dhe i ktheva kurrizin.

Ndjeva hapa te rende pas meje dhe papritmas ai me doli para.

-Hej, nuk je mire. Se si dukesh sot. -tha ai dhe beri te me vendoste doren ne shpatull, por u zhvendosa.

-Jo, jo.-buzeqesha sa me fallso te mundej. -Jam shume mire. 

Qendroi i ngrire me vetullen e ngritur duke me pare pa bese.

Shpejtova te ecja para se ai te me arrinte perseri.

Ok, e kuptova qe sapo me shpetoi jeten, por, nuk e di. Gjithcka rreth tij ishte e cuditshme, dhe ai vete me percillte teper emocione per ti ndenjur prane. 


Arrita tek Marakeshi me shpejt nga c'e prisja dhe vesha uniformen ne sekonde.

Dola prej dhomes dhe takova syte me Xh, buzeqeshja e te cilit u zhduk sapo me pa.

-WTF Kris te ka ikur ngjyra e fytyres. Je mire?

-Po. Thjesht nje mengjes koti. -mora fryme e lodhur.

-Une them te ulesh pak. -me terhoqi ai. -Je dyll e verdhe.

-Jo, une, une do vazhdoj. Eshte dite pune per mua.

-Pse dreqin te ka ngulur syte Jokeri? -rrudhi ai vetullat.

U ktheva sikur po kontrolloja dicka dhe hodha veshtrimin nga ku shikonte Xh.

Jokeri ishte aty.

Joker ♠Where stories live. Discover now