-Miredita. Cfare do te porosisni?
Nje prej tyre, qe me kishte kthyer kurrizin, ngadale levizi karrigen prapa duke me cikur me shpatull.
Leviza me shpejtesi nje hap prapa per te mos lene 'pershtypje' te keqe tek klienti.
Ai ishte trupmadh, pothuaj gjigand. Muskujt e kraheve te tij bene nje levizje vratsare per syte e mi kur levizi per tu kthyer nga une. Zot, ishte si nje hyjni.
Kishte floke te zinj, sterr, aq te erret sa dukeshin sikur ishin nje cope e vetme qielli ne nje nate pa yje; te ngritur lart me mjeshteri, jo si djemte e tjere qe hedhin nje kuintal me xhel ne koke dhe u duket floku sikur e kane ngjyer me vaj, por te rregulluar ne perfeksion.
Syte e tij, kafe e celur mjalti ishin pothuaj djallezore. Ata depertonin ne qenien time te pavlere duke me bere te ndihesha si cope xhami, transparente, qe sa vinte e krisej.
Nuk kisha pare bukuri kaq djallezisht hyjnore, kurre ne jeten time.
Me inspektoi koke e kembe duke derdhur shikimet e tij ne cdo cep te trupit tim, me doren qe i mbulonte mjekren, sikur te me thoshte
"Dua te te bej timen."
e te me trulloste me keq se kaq.
Qendrova e ngurte nga jashte, por brenda gjaku me ishte bere uje dhe nuk ndjeja dot as te rrahurat e zemres sime. Gjithcka qe me vinte ne mendje ishin rreshtat e refrenit te 'Undressed - Kim Cesarion' , qe do te vdisja vec t'ia thoja.
"Hi, my name is, whatever you call me. So let's get undressed, 'cause you look a little lonely."
-Kris, -me nderpreu froshoja, qe ne fakt quhet H. -Ndoshta do te porosisin me vone.
Perpara se te thosha dicka, Z. Perfeksion me nderpreu.
-Jo, do te porosisim tani.
Dhe betohem se zeri i tij ishte nje mije here me percjelles e dritherues sesa te shikoje porno te kualitet me te larte.
-Atehere, cfare do te merrni? -pyeta pothuajse duke u dridhur e tera.
Ai vazhdonte te me eksploronte gjate gjithe kohes, ndersa un perpiqesha mjerisht te shmangja sa te mundja shikimin e qofte edhe nje cope te vogel te qenies se tij.
Mendja me ishte bere lemsh, gjuha sa vinte e me trashej e s'dija c'te flisja, dhe, nen kepuce, levizja gishtat e nervozuar.
-Epo mire! - tha bjondi ngjitur me te; -Une dua nje pice kater stinet.
Tunda koken dhe prita qe te tjeret te flisnin.
-Edhe une me Arlin te njejten gje do te marrim, -thane dy te tjere e me pas iu drejtuan atij; Ti Xhoker c'do besh?
Pra ky ishte emri i tij, Xhoker. Ose me mire, nofka.
Thrilluese.
-Pikante. - tha ai, duke vazhduar te me shikonte.
-Pice...Pikante? -pyeta e pasigurt, por zeri me doli si kercitje dere e ndryshkur.
-Po. -pohoi ai duke buzeqeshur ndaj 'lenies tme te namit' .
-Per te pire deshironi? - pyeta perseri per te shmangur situaten.
-Kater Kola. - foli bjondi perseri.
E aty papritmas, si per kastile, Xhokeri levizi e me ciku perseri krahun.
U largova ngadale nga tavolina, kokeulur, per te fshehur faqet e bera prush nga prekja e tij.
Merrja fryme por gjithcka thithja ishte avull.
Xh. me pa tek vija e ngrire dhe me doli para i frikesuar.
-Tre pica kater stinet, nje pikante dhe kater Kola. - i thashe teksa ndjeva te me shkundte shpatullen.
-Ehe, je mire? Dukesh sikur ke pare ndonje fantazme.
-Thjesht H. dhe shoket e tij.
Rrudhi fytyrenapksa i cuditur dhe u largua te jepte porosine.
Ashtu e ngrysyr, ktheva koken nag tavolina e Tij.
Ai kafsha vazhdonte te me shikonte, e kur shikimet tona u takuan, me buzeqeshi djallezisht e u kthyer nga shoket e vet.
Kaq duhej te me conte jashte orbites. Perfundimisht nuk isha mire.
E veshtroja nga larg se si fliste, se si buzet e tij perfekte krijonin forma nga me josheset per imaginaten time te mjere qe po vdiste pak e nga pak.
"Kushedi si do te ishte puthja e tij.."

YOU ARE READING
Joker ♠
Romance"U zgjova ne mengjes nga zeri i mamit qe therriste emrin tim aq fort sa thua se isha kilometra te tere larg saj. Pavaresisht se kisha fjetur me teper se sa duhet, ende ndihesha teper e lodhur, dhe per me teper s'kisha asnje arsye per te qene e tille...