"Recovery" - James Arthur
Ime me ishte gjithnje e shqetesuar per mua edhe pse perpiqej te sillej indiferente; me qellimin e vetem qe une te kujdesesha vete per veten pa u varur nga te tjere. Kjo kishte qene jeta ime dhe e saj ne fakt. Qe se im ate u largua prej kesaj bote, ne kemi qene gjithnje vetem. Pa mbeshtetje nga askush dhe u detyruam qe te ngriheshim lart vete, me forcat tona. Mund te them se me shume nga te tere ime me e beri me se miri. Nuk eshte femer e lehte, gjithnje shfaqej e vendosur, kokeforte dhe nevrike. Por brenda e njoh, eshte e ndjeshme dhe shpesh ne panik.
Cdo prind do qe femija i tyre te jete perfekt, te jete personi qe ata nuk qene kurre. E une kete deshire te mamit tim e kam deshtuar me koke. Asnjehere nuk kam qene si ajo. Kam qendrimin e saj kokelarte, po, por jo te tjerat. Mund te duket idiotesi por gjithnje jam ndjere vetem, edhe pse me kane shoqeruar njerez te mrekullueshem qe nuk mund t'ua ulesh kurre vlerat. Ndihem vetem sepse ndihem ndryshe. Eshte per te qeshur kur mendoj se nuk gjej asgje tek vetja ime; asgje qe te me pelqeje. Cfaredo lloj veprimi bej, pendohem menjehere me pas, e me duket sikur njerezit rreth meje nuk me meritojne e sikur bota do te ishte me mire pa mua.
Pas te gjithash, jam thjesht nje pike ne oqean apo jo? E parendesishme.
E verteta eshte; shpresat dhe motivimi im u mbuluan me dhe' pikerisht ate dite te shemtuar.
Babai im ishte larg nga te qenit i perkryer, ai i ka shkaktuar shume dhimbje familjes sime per shume arsye; qe tashme te them te drejten i konsideroj te harruara. Qe se linda, ai qe i vetmi person me te cilin ndihesha vetvetja, ku nuk kisha nevoje te genjeja apo te fshihja gje. Cdo gje qe beja, edhe ne qofte se ishte e keqe, ai e kuptonte. Me donte ashtu sic isha, nuk i interesonte se sa peshoja apo se sa dhjeta kisha ne shkolle, por perpiqej qe cdo dite te ndertonte nje buzeqeshje ne fytyren time dhe te kujdesej qe ajo do te qendronte aty me cdo kusht.
Por jeta eshte e tille, gjerat e mira nuk zgjasin pergjithmone. Dhe jeta e tij beri te njejten gje.
Une nuk besoj ne Zot, por ne qofte se im ate eshte diku atje lart apo jashte, i kerkoj falje. I kerkoj falje per cdo here qe e kam bere te pendohej qe isha e tille, qe jam akoma.Fshiva lotet e lodhur dhe pashe veten ne pasqyre. Dukesha si mos me keq, por duhet te vazhdoja perpara. Ky ishte rregulli kryesor.
"Krist, di gje ku jane gersheret?" pyeti mami nga kuzhina.
"Ja se erdha." u pergjigja dhe dola prej dhomes.
Gjeta gersheret dhe u nisa drejt saj me nje buzeqeshje te imet ne fytyre.
"Ca bere sot ne pune?" e pyeta teksa priste disa etiketa.
"Pune, si gjithnje. Me erdhen ca porosi te reja."
"Ah, mire pse s'thua.. Ti dhane leket ato te djeshmet?"
"Mi dhane, mi dhane." u pergjigj ajo. "Po ti si ia kalove?"
"Jo keq. Do marr rrogen sot."
"Shume mire." buzeqeshi ime me. "Prit pak, mos ke qare gje?"
"Jo o ma, dhe ti." fsheva fytyren. "Se ca me ka bere alergji."
"Ja po bej sikur te besoj." tha ajo duke ngritur nje vetull. "Ndonje djale, keshtu he?"
"Ee me la i dashuri." rrotullova syte. "C'pyetje ben ti."
Qeshi lehte dhe vazhdoi te punonte e kujdesur.
"Babi, apo jo?"
Ktheva koken nga ajo, por nuk fola. Nuk pergjigjesha dot gjithsesi. Me pa, mori fryme thelle dhe uli koken. Kur vinte fjala tek kjo teme, dhe une dhe ime me nuk kishim c'te thonim.
"Babi ne fakt nuk me mungon shpesh." tha ajo duke me perqafuar. "E di pse?"
"Pse?" pyeta duke ia kthyer perqafimim sa me fort te mundesha.
"Sepse kam nje kopje perfekte te tij mu ketu para meje. Ty." me puthi ne balle. "Mos u merzit. Gjithcka eshte mire."
Pohova me koke dhe e lashe.
-
Mora rrogen dhe fillova rrugen per ne shtepi, sa me ngadale. Kisha plot kohe. Rruget ishin ca si bosh dhe nuk e di, por me pelqen si ndjesi. Madje e adhuroja. U ula tek shkembinjte afer detit dhe qendrova aty me syte mbyllur.
"Mirembrema." degjova nje ze pas meje.
U ngrita ne kembe paksa e frikesuar dhe pashe Jokerin. Rrinte i qete, shikonte diku tej. Mora fryme thelle dhe u largova paksa prej tij.
"Uh, ckemi." e pershendeta e cuditur. "Cne ketu?"
"Nah, vij kur s'kam cfare te bej." u pergjgij ai me duar ne xhepa. "Qetesoj nervat. Eja, do te te tregoj nje vend."
E pashe e dyshimte dhe nuk leviza vendit.
"Cfare te ben te mendosh se do te te vi pas?" e pyeta me se e sigurt ne vetvete.
"Nuk do te te vras, qetesohu." u pergjigj ai teksa ecte. "Thjesh me ndiq."
Pashe prapa dhe u perpoqa te arsyetoja, por perfundova duke e ndjekur.
"Do te pendohem per kete gje." i thashe vetes teksa e arrija. Pak nga pak, arritem ne rrenojat e nje pallati. Gjysem i prishur, gjysme i pandertuar. Ai ndaloi dhe u ul ne nje cep, pa folur.
"Kush je ti?" e pyeta, dhe e kisha me te vertete.
Ktheu koken e mori fryme thelle.
"Jam nje vrares serial. Kam ca muaj qe te sillem rrotull sepse ti je viktima ime e radhes. Te solla ketu per te te bere copa copa por si fillim them te bej pak miqesi me ty se e kam te rendesishme t'i njoh viktimat e mia para se ti vras."
"O..kei?!" rrudha vetullat.
"Kjo supozohet te jete pjesa kur ti uleret, vrapon dhe thyen nje kembe ndersa une te arrij dhe te pres ne pjese me sharren time elektrike qe eshte e fshehur aty diku nga cepi." vazhdoi ai duke buzeqeshur ne fund.
"Mire, e mora vesh, nuk je ndonje psikopat. Po kush je, seriozisht, ne te vertete."
"Quhem Marko Sujloti. Jam tetembedhjete vjec; gati per nentembedhjete. Fitova burse per universitet ne Gjermani dhe nisem vitin tjeter. Ky jam une.
"Marko?" qesha. "Po pse te flasin Joker?"
Mori fryme thelle dhe tundi koken.
"Nje dite te bukur Halloween-i lyeva fytyren si Joker-i per nje party qe bente shkolla. Per fat te keq, boja ishte shume e forte dhe kur u ktheva ne shtepi mezi me hiqej. Keshtu qe diten tjeter, meqenese kisha provim e duhet te veja sesben ne shkolle, shkova me surratin si Joker dhe qe atehere ka ngele ne histori.Gjithashtu nuk kam vajtur me ne party per Halloween."
Buzeqesha dhe u ula prane tij.
"E di qe ne Amerike ishte nje vrases qe mbyste njerezit me leter higjenike?"
Ktheu koken nga une ngadale me nje vetull te ngritur e me pa koke e kembe.
"Kjo eshte biseda jone e pare e vertete dhe ti po me flet per leter higjenike?"
"Per nje vrases." e korrigjova. "Qe perdorte leter higjenike."
"Eshte e njejta gje sepse subjekti i fjalise ngelet prape se prape letra higjenike." tha ai dhe nuk kisha c'te beja tjeter vecse te pohoja.
"Pse te quajne njerezit te rrezikshem?"
"Nga im ate." u pergjigj ai pas disa minutash. "Ka qene, epo.. lere fare."
"Cfare?"
"Merret me droge." tha me ne fund. "Por kurre s'do ta beja profesionin e tij. Ndaj po largohem nga Shqiperia. Nuk ia vlen.
"Me vjen keq." u pergjigja. "Por dhe mire, qe nuk ndjek babain tend."
"Rrofsh." peshperiti.
"Asgje." thashe dhe pashe oren. "Fuck, me duhet te iki."
U ngrita ne kembe dhe bera te largohesha.
"Hej, Joker." e thirra.
Ktheu koken dhe me buzeqeshi.
"Faleminderit per biseden."
"Asgje." ma ktheu ai.
"Naten."
"Naten, Kristi."

أنت تقرأ
Joker ♠
عاطفية"U zgjova ne mengjes nga zeri i mamit qe therriste emrin tim aq fort sa thua se isha kilometra te tere larg saj. Pavaresisht se kisha fjetur me teper se sa duhet, ende ndihesha teper e lodhur, dhe per me teper s'kisha asnje arsye per te qene e tille...