17.

1K 80 5
                                    

DY MUAJ ME VONE

E marte, 8 Shkurt 2014.
Hidhja hapat ne shi me kepucet te mbushura perplot me uje. Sa me shume kalonte dhe fryma me bllokohej me teper, por nuk duhet te ndaloja. Nuk kisha sesi. Syte rridhnin lote dhe dridhesha nga frika, nga i ftohti. Nuk ndjeja me asgje, vrapoja kot neper tym. Por duhet te merrja veten, te arrija sa me shpejt atje.

U perplasa me deren e spitalit dhe rashe pertoke, duke u ngritur me veshtiresi e shpejtesi marramendese. Ndalova ne mes te salles duke gulçuar dhe shikoja perreth e humbur.
Me ne fund pashe nje infermiere dhe iu drejtova me shpejtesi.
-Te.. Te lutem me ndihmo.. Do bej c'te duash, vec me ndihmo.
Ajo me pa e tronditur dhe me kapi shpatullat.
-Qetesohu njehere! Cfare ke keshtu?
-Vellai.. e sollen me urgjence.. Ku eshte vellai im? -ulerita e mbytur nga lotet.
-Shh, pusho. Pusho, te keqen. Si e kishte emrin vellai?
-Arli....Ai, atij i ndodhi nje aksident. Ata e sollen ketu.. Une, nuk e di.

-I thoni asaj mamase se djalit te vije ta marri. -thirri infermierja.

U ula ne nje karrige dhe shpertheva e tera. Nuk i permbaja dot ngasherimat, nuk beja dot asgje. Ishte si nje bombe, nese pellcet, nuk ke si ta ndalosh. Ajo vazhdon perpara, shkaterron. Pashe time me qe po vinte drejt meje dhe iu hodha ne krahe e pafuqishme. E kapa sa me fort te mundesha. Nuk mund te kishte ndodhur, jo perseri. Nuk mund te behej keshtu.

Vellai im nuk mund te kishte vdekur.

-

-

-

-Hej. -tha ai me gjysme zeri.

-Hej.

Qendruam disa minuta ne heshtje si te ngrire. Nuk kishim c'te thoshim gjithsesi. Mu afrua ngadale dhe lidhi krahet pas meje ngadale. E perqafova fort dhe e lashe veten ne shpatullat e tij.
Qaja pa pushim dhe gjithcka qe degjoja prej tij ishte 'do rregullohet', 'do te behesh mire'. Me puthte ne faqe dhe me ferkonte kurrizin pothuaj i heshtur dhe perpiqej te kuptonte.
Kishte te drejte.
Ai s'kishte humbur kurre asgje. Me sakte, ai nuk e dinte c'ishte humbja. Kishte qene gjithnje femija i preferuar, kishte jetuar ne nje familje plot para e zero probleme. Ai ishte e kunderta ime.

E sado te perpiqej, nuk kishte per ta kuptuar kurre dhimbjen dhe mankthin qe strukej brenda meje. Por une doja qe ai ta dinte. Por perseri..
Joker nuk kishte rene ne dashuri me erresiren e shpirtit tim. Ai kishte rene ne dashuri me karakterin, me zemren. Me fytyren. Ai kishte rene ne dashuri sic do bente gjithkush tjeter. Ai me njihte mua, por jo gjer ne skutat me te erreta.
Dhe kur pepriqesha t'ia thosha, me thoshte te hiqja mendjen sepse ishin shqetesime te kota.

Por c'prisja une?

Cfare pres?

Qe te ekzistoje dikush qe te me pranoje edhe ne detaje te tilla?

E pra ky ishte dhe eshte problemi im.

Pres shume nga jeta.

Nga njerezit.

Dhe zhgenjej veten gjithnje.

Dhe lendoj veten gjithnje.

Joker ♠Where stories live. Discover now