Me lote ne sy u ktheva ne shtepi dhe u mbylla ne dhomen time. Gjithnje i shaja vajzat e tjera kur qanin pasi lidhja e tyre me nje djale kishte perfunduar. Por ja tek isha duke gulcuar nga trishtimi e merzia e madhe. E vetmja gje per te cilen pergezoja veten ishte fakti se e lashe Jokerin te ndiqte enderrat e veta dhe te behej dikushi. Te behej cfare deshironte te behej. Ndoshta ai ishte duke me urryer ne keto momente por nje dite do te me falenderonte. Do me thoshte qe kisha te drejte. E perseri ideja qe nuk do ta shikoja me, me shakterronte por me mire shpejt sesa vone. Edhe sikur te kisha pritur, perseri do ta kisha ndjere kete dhimbje. Mesazhet dhe telefonatat ne celular nuk mbaronin por injorova ciledo prej tyre. Kishte marre fund dhe isha shume e lenduar per t'ju kthyer kesaj pune perseri. Ishte me mire per mua, me mire per te, per te gjithe. Nuk lexova asnje prej mesazheve dhe fshiva cdo gje. Cdo foto, cdo postim qe kishte lidhje me te. Nuk ishte nevoja te beja statuse neper facebook; s'isha e tille dhe bota nuk kishte fare te drejte te dinte c'me ndodhte. Donin ta zbulonin? Do vinte koha dhe do e merrnin vesh.
Kaluan dite me radhe dhe dukej sikur gjendja ime po lehetesohej sado pak. Nuk kishte me mesazhe, as telefonata. Dukej se dhe ai e kishte kuptuar.
Ne daten 16 qershor, diten e fundit te shkolles, u bera gati qe ne mengjes dhe u nisa ne autobuzin e shkolles.
Sapo hyra brenda ne ndertese, aty ketu vajza dhe djem me shikonin e dicka peshperisnin. Mu duk e cuditshme; une nuk jam ndonje e njohur ne shkolle dhe syte rralle hidheshin nga une. Arrita ne katin e peste dhe pashe Xhesin qe me buzeqeshi nga larg. E pashe paksa e trembur dhe u futa ne klase. E sapo hyra e kuptova me se miri pse shikonin ashtu.
Mbi bangen time, nje tufe gjigande trendafilash.
Nuk ishin as te kuq e as te bardhe.
Ishin te zinj.
Dikur i kisha folur Jokerit per trendafila te tille te zinj ose te purpurt, qe rriten vetem ne Turqi dhe jane mjaft te rralle. I kisha thene sa enderroja te kisha nje; dhe ja tek ishin para meje jo nje; por 39.
Shkolla qe kisha fituar burse ne SH.B.A kishte nxjerre nje liste te 50 nxenesve me te mire qe kishin aplikuar dhe une dole e tridhjete e nenta. E qe atehere nuk e hiqja nga goja ate numer. Dhe ja tani isha flakerime e kuqe para buqetes, e lotet filluaan te rridhnin vete pa pushim , pa ze.
Mora letren qe ndodhej nder lule dhe e hapa.
"39 trendafila.
183 dite ne te dy.
36.174 mesazhe.
261 biseda ne telefon.
Dhe sot,
11 dite pa ty..."
E lexova te teren gjer ne fund dhe e vetmja gje qe degjoja ishte e qara ime.
Perqafova trendafilat dhe qendrova ashtu per minuta te tera.
Jokeri ne letren e tij nuk kerkonte as rikthim. Nuk kerkonte as falje nga une.
Ai me falenderonte, per cdo moment qe kishim qene bashke dhe cdo buzeqeshje qe i kisha dhuruar.
Ate pasdite mora buqeten dhe shkova ne vendin ku takoheshim zakonisht.
Hipa ne shkembin me te larte dhe zbertheva fjongon qe mbante lulet bashke.
"Nje, per shikimin me dhe kur u pame per here te pare." thashe une dhe hodha nje prej trendafilave ne det.
"Dy, per atehere kur me bere te qesh sa qe si idiote humba ndjenjat." hodha dhe nje tjeter.
.
.
.
.
.
"Tridhjete e nente, per ty."
Pashe teksa trendafilat krijuan nje rrjedhe qe sa vinte e largohej me shume nga une dhe mora fryme thelle. Ndihesha e lodhur, por e lehtesuar dhe, e qete.
"Lamtumire, Joker."
¬
U zgjova ne mengjes nga zeri i mamit qe therriste emrin tim aq fort sa thua se isha kilometra te tere larg saj. Pavaresisht se kisha fjetur me teper se sa duhet, ende ndihesha teper e lodhur, dhe per me teper s'kisha asnje arsye per te qene e tille. U ngrita dhe pashe se jashte po binte shi. Ne dritare kishte buleza uji dhe pertej tyre dukej qielli gri. Nje gjysem buzeqeshje u shfaq ne buzet e mia pasi kisha nje pelqim te vecante per ditet e tilla. Mami s'po me linte te qete dhe po me bente shume pyetje si gjithmone ,por une mundohesha si e si te shfrytezoja cdo moment per t'u afruar te dritarja. E ngjishja hunden fort pas xhamit te akullt e shihja se si pikat e shiut shkeputeshin nga qielli e binin mbi pellgacet e ujit qe ishin formuar neper rruge.
Kete mengjes; s'di pse me kishte pushtuar nje monotoni, nje merzitje e papershkrueshme....Ne fakt e di pse por thjesht s'dua ta pranoj. Merzitem sepse s'di nese ato momente, kujtime, dhe Ai, do te kthehen perseri nje dite apo jo ? Dhe n.q.s. kthehen; a do jene ashtu sic ishin? Merzitem sepse nuk kam as fuqi as qe te kthehem ne te shkuaren e te ndryshoj dicka, dhe as qe te shkoj ne ardhmen dhe te mesoj dicka. Merzitem sepse s'di cfare te bej...
¬
-----------------------------------------
GJASHTE VJET ME VONE...
Kishte veshur nje fustan te zi, ngjyra e saj e preferuar dhe po qendronte duke pare njerezit rreth saj qe flisnin e qeshnin. I buzeqeshi miqesisht dikujt ne sfond qe po afrohej dhe e perqafoi fort kur e takoi.
-Urime Neri, ia arrite. -i tha ajo shoqes se vete te sapomartuar dhe e perqafoi perseri.
-Shume faleminderit per gjithcka. Videoja ishte perfekte, me preku vertet. Harold te falenderon me gjithe zemer.
-Te lutem. -buzeqeshi ajo dhe e pa shoqen teksa largohej.
Mori fryme thelle dhe beri te ikte, por u perplas me dike. U kthye te shikonte te panjohurin dhe papritmas, shtangu ne vend, njesoj si personi para saj.
"Kristi." tha ai.
"Joker."
FUND
♥♥♥♥♥
Dua te falenderoj te gjithe ata qe me mbeshteten gjate shkrimit te ketij libri dhe t'u them te tereve se sa shume e vleresoj pranine tuaj.
Faleminderit qe e lexuat librin tim dhe shpresoj ta keni pelqyer.
Perqafimet me te perzemerta!
-K
YOU ARE READING
Joker ♠
Romance"U zgjova ne mengjes nga zeri i mamit qe therriste emrin tim aq fort sa thua se isha kilometra te tere larg saj. Pavaresisht se kisha fjetur me teper se sa duhet, ende ndihesha teper e lodhur, dhe per me teper s'kisha asnje arsye per te qene e tille...