-Kris, kamerierja ime e dashur! -tha Froshoja super i lumtur.
Do ta copetoja me dysh ne qofte se Ai s'do te ishte aty.
-H..... -permbajta veten; -Qenie, njerezore.
Froshoja rrudhi vetullat konfuz dhe kaloi te takonte K. dhe A.
Xhokeri shikonte skenen me nje fytyre qe ishte gati te shperthente ne te qeshura.
E si per kastile, mu ul perballe.
Sufllaqja ime kishte ngelur ne pjate prej pothuaj 12 minutash dhe une as qe kisha guximin ta prekja.
Uria ishte arratisur nga stomaku im, qe tashme dukej sikur ishte mbushur me tullumbace qe sa vinin e fryheshin.
Nuk gelltisja dot as peshtymen time e fyti me ishte thare komplet.
Ai ishte aty para meje, duke buzeqeshur djallezisht ndaj 'paralizes' sime. Nuk mi hiqte syte dhe kur fliste me te tjeret.
-Pra, .. Kris. Ca shkolle je? - pyeti ai me ze vdekjeprures.
-Inter... - ngeca; -Domethene.. Internacional.
-Yy! - qeshi ai; -C'te duhej lart kodres moj korbe? -tha me nje ze plakeje fshatare, por qe e bente fiks.
Qesha shkurt, edhe pse me vinte akoma edhe me shume per te qeshur.
-Pupu gjithe kjo cupe mes lopeve e deleve te fshatit! Po c'ben keshtu, moooooj?? - vazhdoi ai.
Te gjithe po mekeshin nga te qeshurat, kurse une mbuloja fytyren ne cdo menyre te mundshme qe e qeshura ime prej idioteje te mos degjohej. Po beja totalisht si debile, cdo dy sekonda nderroja pozicionin e duarve dhe fytyra me ishte bere e kuqe nga te mbajturat e frymes.
Perfundova duke dridhur shpatullat nga te qeshurat, sikur me kishte zene elektriciteti.
-Iku per lesh tjetra. -tha ai dhe me pas me shkundi.
-Te urdheroj te qesheeeeeeesh!!! - kendoi duke me pare me nje fytyre prej te semuri psiqik.
Isha gati te me binte te fiket sepse nuk po mbushesha dot me fryme; madje dhe pamja po me vishej krejt. Me dukej sikur do pellcisja.
Dhe ashtu ndodhi.
Rashe pa ndjenja mbi tavoline, fiks si e vdekur.
Gjithcka degjoja ishte zera te imeta njerezish te bere lemsh me njeri tjetrin, e me ne fund, pas kushedi sesa kohe, fillova ngadale te hapja syte.
Mu para fytyres, vetem disa centimetra larg, kisha fytyren e Xhokerit.
"Ky po qe eshte zgjim perfekt" mendova me vete.
Teksa me pa qe hapja syte, buzeqeshi embel dhe nuk u largua prej aty.
-Ckemi. - tha me ze te ulet.
-...Per sa kohe kam qene keshtu...? - pyeta duke u perpjekur te ngrihesha, por ai nuk levzite.
-Te permendem qe para kater oresh, por te zuri gjumi sapo ndodhi.
-Se di c'me kapi....
-Per Zotin une s'te bej me te qeshesh ty, do me ngelesh ne dere ndonje dite. -buzeqeshi perseri.
I ktheva nje buzeqeshje te lodhur dhe pashe perreth. Isha tek shtepia e F.
-Je shume e bukur kur fle. -tha ai duke ngritur njeren vetull.
-Ik pirdhu andej. -i bertita duke u perpjekur te isha serioze dhe e shtyva; -Ku jane te tjeret?
Ai qeshi pakez dhe u ngrit ne kembe.
-Jane nga dhoma tjeter. Mami i F po te ben supe me ''m'barishte'".
-"M'barishte"? Ca behet kshu m'reeee!!!! - ia ktheva duke qeshur.
-Eee, s'ka me mish! Vetem "m'barishte"!
-Ok, ok, po ngrihem atehere. - i thashe e u ngrita ne kembe....

STAI LEGGENDO
Joker ♠
Storie d'amore"U zgjova ne mengjes nga zeri i mamit qe therriste emrin tim aq fort sa thua se isha kilometra te tere larg saj. Pavaresisht se kisha fjetur me teper se sa duhet, ende ndihesha teper e lodhur, dhe per me teper s'kisha asnje arsye per te qene e tille...