4.

1.6K 109 2
                                    

Me Beats-at ne vesh dhe volumin ne maksimum, Skrillex ishte univers tjeter.

Hidhja hapat sipas ritmit dhe pjesa tjeter e botes s'kishte rendesi.

Teksa  hodha syte para, pashe dy shoqet e mia qe ma bene me dore. Hoqa kufjet dhe futa celularin ne xhep.

-Kris! -tha K. dhe me dha nje perqafim kockethyes, ndersa A. thjesht nje perqafim te lehte.

-Pra ku do vemi? - pyeta e uritur.

-Sky si gjithnje! - u pergjigj A.

Buzeqesha e lumtur dhe fillova te ecja me to.

-O zot, e di ca cuni super hot kam pare sot! Vetem ta shikoje, ishte yll! -tha K. e emocionuar.

-E c'pamje kishte?

-Super! Floke te zeza, sy kafe, i gjate me muskuj...

-Pjeshke paska qene! - qesha une dhe u futa perseri ne boten time te mendimeve.

-O zot eshte ai! - degjova nje peshperime.

Papritmas u perplasa me dike. pa i dhene shume rendesi i kerkova falje dhe bera te ikja.

-Me fal ti. -u pergjigj nje ze i njohur.

Ngrita koken e cuditur dhe pashe ate; Xhokerin, me buzeqeshjen vesh me vesh dhe syte qe i ndrinin si te isha cokollate.

-Ckemi! -foli perseri.

Kuptova qe goja me ishte hapur nga habia dhe fola shpejt per te mos treguar emocionet qe kisha ne ato momente.

-...Ckemi.

Ai me buzeqeshi lehte dhe u largua ngadale prej meje pa kthyer koken pas.

Dhe ja, ne stomakun tim shperthyen ato te dhjera flutura.

Kisha ngecur si invalide ne vend dhe nuk flisja dot.

-Prit pak, ti e njeh?  -pyeti A.

-Eshte...Shok i H. Ka-a ardhur.. tek restoranti. Nje dite...

Fillova te ecja si e perhumbur, duke anuar sa nga e djathta aq nga e majta.

Ndjeja dicka brenda meje, dicka shume te thelle.

Ky nuk ishte pelqim e as dashuri.

Ishte dicka e pashpjegueshme dhe, e pandreqshme.

Dhe ashtu konfuze, me pushtoi monotonia e frikes se perhershme, ose me mire, e se vertetes.

Ai nuk me njihte.

Ai s'donte t'ia dinte per mua.

Sepse nderkohe qe ne universin tim ai ishte dielli qe ndriconte, ne boten e tij, une as qe ekzistoja,

ose, thjesht isha nje hije e fshehur, e pakuptimte dhe e parendesishme.

Dhe keshtu do te ishte pergjithmone..

~~~

Cuditerisht, 'Sky' ishte bosh perseri.

Kisha porositur sufllaqen me te madhe qe mund te shitej ne ate vend, dhe po e shijoja gjer ne fund. Pas te gjithash, kisha tere diten ne pune, pa ngrene dhe super e lodhur.

Ishte vertet momenti me perfekt qe mund te ekzistonte.

Por eshte mese e qarte, asgje nuk zgjat pergjithmone. Realksi e rehatia mbaruan shpejt, kur tek tavolina jone u duken F., kusherira e K, H dhe kush pervec atij.

Xhokerit.

Joker ♠Where stories live. Discover now