8.

1.3K 111 4
                                    

Ne pune, ditet ishin super te zakonshme.

Merrja porosine, jepja porosine, shperndaja pjatat  dhe  i merrja perseri. E sot me kishte ngelur ne mendje skena e mengjesit, kur Xhokeri i kishte kerkuar Henrit te me jepte numrin. Perpiqesha me cdo kusht te gjeja nje arsye pse.

Ndonjehere me dukej sikur kisha vite qe njihesha me kete person, e here here si i panjohuri me i madh ne bote. Mendjen e kisha turbull,  edhe pse arsyetoja sakte.

-Kris, te mbaroi turni. -thirri Xh, -Jam me makine sot, do te te coj ne shtepi?

-Ne qofte se mundesh mund te me lesh te Rossman-i?

-Po, c'pyetje eeshte ajo. Behu gati.

-Rrofsh, vertet.

Ai tundi koken, ndersa une u nisa te nderrohesha. Ndryshe nga ditet e tjera nuk kisha qejf te ecja ne kembe, dhe Xhoi sikur me lexoi mendjen.

Celulari im vibroi.

E mora ne dore, vazhdonte te vibronte, por nuk kishte asnje notification. U tremba paksa dhe fillova ta kontrolloja c'po ndodhte.

Papritmas, ekrani filloi te fikej e ndizej ne shpejtesine e drites. Fillova te shtypja cdo buton te mundshem, kur papritmas ne ekran u shfaq;

"Copying files 7%"

Me syte e hapur ne maksimum, shikoja perqindjen qe rritej dhe perplasja gishtat ne ekran sikur do e ndaloja.

"Sending files to _x.X.jk.X._

Files sent.

System successfully hacked."

Celulari u kthye sic ishte me pare. Fillova te hapja menute, funksiononte me se miri, madje me shpejt se me pare. Pastaj kujtova fjaline "System hacked."

'Po sikur ai hacker te kete hackuar kameren....?'i thashe vetes e nevrikosur.

Nxora kameren para vetes dhe i drejtova gishtin e mesit. Me pas, e mbeshtolla celularin me nje rrobe dhe e futa ne cante.

Tani me duhej nje celular i ri, sepse kete ma 'vodhen'. Sigurisht qe mamit s'behej fjale qe ti kerkoja nje te ri, do te me uleriste me sa kisha ne koke.Pastaj kujtova faktin qe ne celular kisha te hapur cdo lloj rrjeti social, keshtu qe hacker-i me kishte totalisht ne dore.

Por cne une? S'isha ndonje pjeshke e famshme ose vip-e... Madje s'me njihte as nje e treta e qytetit...

Joker ♠Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin