"Vij nga nje qytet i vogel me shije te shtrenjta
Ku makinat fillojne te ecin vetem kur u prishet motorri
Nuk i harxhoja te hollat per gjera te medha
Por i investoja neper budalliqe te tilla
S'e kuptoja mire cfare ruante e ardhmja per mua
Por gjersa ditet kalonin, ajo e tregonte vete.
Kujto cfare thone njerezit;
Kur eshte e thene dhe e bere, lere te shkoje."
Isha bere si robot. Gjithcka ishte automatike dhe ishte sikur jeta kishte marre nje tulle dhe ma kishte perplasur ne surrat.
-Heeej Kristi! -u shfaq Froshoja. -Cfare po mendon?
Mora fryme thelle dhe u drejtova ne banak.
-Po pyesja veten nese mund te vente dita akoma dhe me keq se kaq.
-Pse? C'ndodhi? -pyeti ai.
E thjeshte. Me dole ti para.-Eeh, lere fare me mire. -iu pergjigja ne menyre me indirekte dhe ika.
-Jo ma thuaj! -mu kthye ai perseri.
-Shiko H e kuptoj qe ta ka qejfi per muhabet por sinqerisht s'kam nerva.
U ktheva ne shtepi e lodhur dhe fillova te beja detyrat. E urrej shkollen por po nuk mesova s'kam si te bej perpara. Plus qe kur meson, edhe prinderit e tu jane me krenare a ku e di une. Teksa isha ne perfundim te Historise, ndjeva zhurmen e Messenger-it. Arrita celularin dhe e hapa.
Message from Joker
ku je?
Me lindi nje ndjesi e cuditshme ne kraharor, sikur dicka e keqe kishte ndodhur. U gelltita dhe menjehere fillova ti shkruaja.
Message to Joker
ne shtepi.. pse?
Kaloi plot cerek ore dhe ai nuk u pergjigj. E kishte pare mesazhin sapo ia kisha derguar por nuk po behej gjalle. Me kishte hapur nje ankth i tmerrshem dhe nuk po me zinte vendi. Cfare dreqin kishte ndodhur? Me ceularin neper duar fillova te ecja neper shtepi. Ndoshta po shqetesohesha kot, por po me brente nga brenda. Hoqa dore dhe e mora ne telefon me shpejtesi.
Zilja ra nje here, dy here, por ai nuk po e hapte. E mora perseri dhe asgje.
Message to Joker
po m mbaron durimi cfar dreqin ka ndodhur????
Papritmas degjova te trokitura te forta ne dere. Frika me vajti gjer ne palce dhe po dridhesha. E hutuar, hapa me ngadale deren derisa mu perplas para me Jokerin qe hyri brenda si rrufe. Nuk e shikoja dot nga erresira dhe bera te ndez driten por nuk po gjeja celsin. Ai mbylli deren dhe u kthye nga une duke marre fryme me veshtiresi. Me ne fund gjeta ate celes te mallkuar dhe e ndeza. U ktheva nga ai dhe betohem se perpak humba ndjenjat.
Fytyra e tij ishte teresisht e gjakosur dhe e mahisur. Njeri sy e kishte te nxire dhe te gjakosur dhe mezi merrte fryme.
U ndjeva e padobishme, e kote. Sikur isha une ne vend te tij. Iu afrova dhe e pashe me mire. Dreqin, ishte si mos me keq.
-Ca ndodhi?? Si.. Kush e beri kete?
-Me fal qe erdha ketu po s'kisha ku-
-Te bera nje pyetje. Mos me thuaj qe u fute ne ndonje sherr se do te te vras.
-Mund te fle ketu sonte?
-Mario Semallari mu pergjigj tani.
Mori fryme i lodhur dhe tundi koken.
-Babi.
-Si? Babi cfare? Cfa-.. Oh.
Me kishte thene me qindra here se babai i tij ishte shume i dhunshem.. Por kaq? Si mundet dikush te qelloje ne kete menyre femijen e vet brutalisht, si te ishte ndonje kafshe. Cfare idioti. E kapa prej krahu dhe e cova ne dhomen time. Isha me fat qe ate dite mami ishte ne spital me vellain tim.
Puna me vellain tim ishte se ai qendronte ne koma dhe do te qendronte ashtu per nje kohe te gjate. Nuk e dinim nese do zgjohej apo jo. Dhe nuk ishte aspak e kendshme ta shikoje ahstu, te qendronte si.. si i vdekur. Mami dhe une nuk pranuam kurrsesi t'i hiqnin kordonin. Ai duhet te mbijetonte, edhe pse ne qofte ne zgjohej, kishte mundesi te mos ecte kurre me. Gjithcka ishte nje lemsh i vertete, plot dhimbje.
-Prit ketu. -i thashe atij dhe shpejtova per te mare gjera per ndihmen e shpejte.
Nuk gjeta shume, ne shtepi s'jemi vrare kurre dhe aq.
U ktheva perseri ne dhome dhe fillova ti pastroj me kujdes fytyren, me sa me ngadale te mundesha. Dukej qe i dhimbte shume.
-Je shume e bukur kur ben si mjeke. - tha ai.
-Ca karagjozi qe je per zotin. -ia ktheva une. -Qepe gojen dhe mos leviz.
Isha e derrmuar, e shkaterruar emocionalisht dhe Joker-i me fytyren e bere pleh ishte qershia mbi torte.
E mjekova te terin dhe me fund arrita te shihja perseri buzeqeshjen e tij te bukur.
-Faleminderit. -tha Joker i buzeqeshur.
-Asgje. -iu pergjigja duke e perqafuar. -Dhe duhet te besh dicka. Nuk mund ta lesh te te trajtoje keshtu.
-Sikur te ishte aq e thjeshte..
E lashe te shtrihej ne krevat dhe e mbulova qe mos te kishte ftohte. Me kapi doren kur po ikja dhe me pa me nje veshtrim lengues.
-Rri ketu.
Ndenja pak. Nuk kisha fjetur keshtu me pare. Ndihesha cuditshem.
-Nese nuk ben asgje. -iu pergjigja dhe ai pohoi.
U futa nen batanije paksa ne siklet dhe sapo u shtriva ai me perqafoi fort, aq fort sa me dukej sikur tahsme nuk kishte asgje qe te me rrezikonte. Ishte nje ndjesi e papershkrueshme.
Jokerin e zuri gjumi pas disa minutash dhe arrija te ndjeja frymen e tij te ngrohte te me shpupuriste lehte floket. Ai e mbajti premtimin. Nuk beri asgje. Por une, une nuk flija dot.
Te jesh ne momentin me te bukur, e qete prane njeriut qe do dhe te do pa asnje shqetesim - kjo me linte pa gjume.
U kapa fort pas tij dhe nuk e kuptova sesi fillova te qaja.
Por nuk qaja nga dhimbja.
Qaja sepse nuk dukej e vertete.
Sepse keshtu eshte te mesohesh me urrejtje e frike ndaj botes per vite te tere. Dhe vin ai momenti qe kur dikush te do, te duket genjeshter. Dhe jo qe nuk e beson, por nuk do ta besosh.
Sepse ndihem aq e parendesishme sa askush s'mund te me doje.
Por ja tek isha.

BINABASA MO ANG
Joker ♠
Romance"U zgjova ne mengjes nga zeri i mamit qe therriste emrin tim aq fort sa thua se isha kilometra te tere larg saj. Pavaresisht se kisha fjetur me teper se sa duhet, ende ndihesha teper e lodhur, dhe per me teper s'kisha asnje arsye per te qene e tille...