22.

1K 86 3
                                    

Jokeri ne kerkoi te takoheshim ate dite dhe menjehere sapo dola nga puna, shkova ne shtepi te vishesha dhe te behesha gati. Kisha kaluar nje jave te lodhshme dhe mezi prisja te flija gjume deri te nesermen. Gjerat ne lokal po shkonin mire, pervec faktit se here here degjoja peshperimat e ndonje qe thoshte 'Pse, ketu punon e dashura e Jokerit?' sepse nuk qendronin dot pa futur hundet ne punet e te tjereve. Nuk ua varja shume; ajo qe me shqetesonte mua ishte sjellja e cuditshme e Jokerit. Me foli mjaft ftohte kur me ftoi per te dale dhe nuk e dija c'te prisja. 

Arrita tek vendi i zakonshem ku ne takoheshim dhe e gjeta te ulur ne nje cep duke pare kush e di cfare ne celularin e vet. Iu afrova qetesisht dhe prita gjersa ai ndjeu hapat e mia. U ngrit, me pa dhe buzeqeshi lehte. Sapo e arrita me perqafoi dhe me puthi fort dhe une bera te njejten gje. Me kishte marre vertet malli. U ulem te dy dhe fillova te pyesja si ia kishte kaluar.

-Shiko, kam nje gje te rendesishme per te te thene por nuk dua te merzitesh.. -me tha ai paksa i terhequr vecmas.

-Ok?! -e pashe e cuditur. -Cfare eshte?

Ai mori fryme thelle dhe pa nga ana tjeter. Cfare dreqin po ndodhte?

-E ke parasysh qe une do ikja ne Gjermani?

Mu kujtua momenti kur me tha ne fillim dhe e kuptova se dicka do te ndodhte.

-Uh, po.. Pse? -e pyeta une.

-Nisja eshte ne 26 qershor. -tha ai dhe u gelltit me veshtiresi.

-26 qershor.. -e perserita une dhe u mendova pak, e aty mu be e qarte gjithcka. -26 qershor?

U ngrita ne kembe e nevrikosur, por ndalova veten para se te thosha dicka te gabuar.

-Pyes veten kur kishe ndermend te ma thoshe.

-Shiko, Kris, une-

-26 Qershor.. Per 20 dite. -tunda koken. -Me mua tallesh?

-Me degjo, me vjen keq. - u ngrit ai ne kembe dhe beri te me perqafonte, por une bera disa hapa pas.

-Jo, seriozisht. Vertet? -qesha ironikisht, -Cfare dreqin ben? -ngrita zerin.

-Nuk diaj si ta thoja sepse ti do te merziteshe, ja si tani.

-O njeri, e kupton qe keto gjera nuk mund ti thuash ne momentet e fundit? -bertita. -Si mendon se ndihem une?

-Nuk e di, une-

-Ndihem si mut. Ja si ndihem.

-Do me lesh te flas? -bertiti ai ne menyre te frikshme. -Pse thua ti per mua eshte ndonje lehtesi kjo? Se vetem ti ndihesh keq? E kupton qe une po le nje jete te tere prapa kraheve dhe nuk di c'te bej?

-Cfare do te thuash. -pyeta. -Nuk e ke vendosur ende do te shkosh apo jo?

-Jo. -tundi koken ai. -Ja pse te doja sot ketu.

Ula koken dhe psheretiva e lodhur.

-E di si je sepse ashtu jam edhe une. -vazhdoi ai. Dhe ne qofte se nuk deshiron qe une te shkoj, une nuk do te shkoj atje. Vetem me thuaj. -mu afrua.

Ndjeva nje trishtim te madh perbrenda dhe mu duk sikur gjithcka mu mblodh ne stomak. E kuptova pse ai kishte qendruar keshtu cdo dite.

-Kris.

-Ti kerkon qe une te them c'te besh? 

-Sepse e di cdo te thote kjo per ty dhe nuk dua qe, te te lendoj.

-Atehere, nisu.

Me pa i cuditur dhe u terhoq pas.

-Cfare? Pse?

-A nuk eshte kjo gjthcka qe ke deshiruar?

-Po une nuk mund te te le ty. -peshperiti ai.

-Me do? - e pyeta dhe syte nisen te me digjnin.

-Shume. -buzeqeshi ai.

-Atehere ne qofte se me do sic thua, ik. -iu pergjgija. -Nuk kam asnje te drejte une, apo kushdo tjeter te te mbaj larg prej asaj qe ke dashur gjithnje. Nuk e dua ate pergjegjesi. Ti meriton gjithcka, Mario. Dhe une nuk jam askush-

-Ti nuk je askush. -me nderpreu ai. -Je gjithcka dhe e vetmja arsye imja nese qendroj. Nuk je thjesht ndonje e dashur e radhes, je shume me teper. Je mahnitese, je nje oter dhe shoqe ne te njejten kohe dhe cfaredo, ta perseris; cfaredo qe te tjeret te thone nuk do te me ndante kurre prej teje.

Ndjeva lotet ne sy dhe bera ti fshihja.

-Ti duhet te ikesh.  -gulcova.

-Perse e thua kete? -pyeti ai.

-Sepse kjo duhet bere.

-Nuk mendon ndonjehere per veten, per ne?

-Ti je ai qe je dhe nuk meriton nje si une.-shpertheva ne lot. -Dhe ne qofte nuk do te nisesh, te pakten ik prej meje.

-Cfare po thua keshtu? Une mertoj ate qe dua dhe une dua ty! - bertiti ai.

-Mendon se nuk e di? Mendon se nuk e kuptoj kur merzitesh ngaqe shoket e tu te flasin cdo dite per faktin se shoqerohesh me nje si une? Qe as qe i afrohet rrethit tend?

-E kujt i plasi cfare thone ata! Mua me intereson ti.

-Joke, ti gjithe jeten tende mezi ke pritur te ikje nga ky vend, te shpetoje nga babi yt, nga kjo shoqeri koti qe kemi ketu. Ky eshte shanci jot, nuk e kupton? Ti duhet te shkosh, te ndertosh jeten tende.

-Kris, mendo per vete.

-Mendoj per vete dhe jam krenare qe po e marr kete vendim. Nje dite do te me falenderosh. -thashe nder lote. -Por tani, te lutem.. shko.

-Nuk dua qe te ndahemi keshtu. -tha ai.

-Eshte.. Eshte me mire per te dy. 

U largova me sa vrap te mundesha prej aty me lotet qe rridhnin pa pushim.

As une nuk doja te shkonte ne ate menyre, por nuk mund te ndaloja njeriun qe doja me shume, te realizonte endrrat e tij.


Joker ♠Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin