S'me besohej akoma qe shkolla fillonte per fiks njezet e kater dite. Do te isha ne mature, po kur dreqin erdhi matura?
Akoma me duket sikur eshte dita e pare e gjimnazit dhe po flas me letra me shoqen e bankes qe as emrin nuk i di, kurse sot ajo eshte nje nga shoqet e mia me te mira. E cuditshme se si koha kalon kaq pa lidhje. Dhe tanime gjithcka do komplikohej, do me duhej shume pune dhe kisha ato provimet e tmerrshme per te bere qe cdo mesues na i kthente ne gogole vetem duke folur. Duhej te jepja gjithsej gjashte provime; nje te matematikes, nje te letersise, dy te anglishtes, plus nje te matematikes se avancuar dhe nje te informatikes. Mos te flasim per provimet qe dua te hedh per te marre burse jashte shtetit. Jeta tanime dukej si ato kufjet e mallkuara qe i fut ne xhep sa me kujdesur dhe kur i nxjerr dalin me nje milion gogla ne to. Do me duhej te lija punen qe e kisha aq qejf, sepse duhet te mesoja. Te pakten dega qe doja te vazhdoja kishte vetem 2500 pike dhe te them te drejten e kisha marre tashme edhe pa bere pune dokush te madhe. Ajo qe me priste ishte hesap tjeter. Notat duhehsin per bursen, bursa per te jetuar shtetit dhe jetesa jashte shtetit per te gjetur pune. Ne Shqiperi gjeje pune vetem me miq dhe para ne xhep.
E vetmja gje qe me gezonte nga fillimi i shkolles ishin pergatitjet e saj. Cdo vit ime me me jepte parate per te blere mjetet e shkolles dhe ai qe momenti me i lumtur per mua, sepse blija gjithcka me duhej per te pikturuar. Nuk eshte se pikturen e kam pasion te vecante ose per te shitur mend, por me pelqen te shkarkohem emocionaisht kur vizatoj. Eshte sikur mbushem me fryme dhe qetesohem. Eshte me e mire sesa te shkruash sepse nuk ke pse gjen fjale, por thjesht heq viza me lapsa me ngjyra per mua, ja pse ne fund te cdo "pikture" nuk me intereson shume si del rezultati.
Nje miku im nga nente vjecarja me kishte kerkuar nje pikture te se dashures se vet. Ishte shume kerkues por si perfundim portreti i saj me kishte dale goxha mire dhe vendosa t'ia jepja pas pune. U detyrova ta merrja bllokun e vizatimeve me vete ate dite sepse nuk kisha kohe te kthehesha perseri ne shtepi e ta merrja, keshtu qe e lashe ne dhomen e furnizimeve me shpresen se nuk do t'i interesonte njeriu.
Si cdo dite tashme, He, bariu jone i shquar, kishte ardhur me kopene e vet te deleve dhe po qeshnin sikur te ishin dru tek tavolina ne cep. Kesaj radhe ishte Xh qe me mbuloi per porosine e tyre duke me justifikuar se kisha pune te tjera. Zgerdheshjet e tyre degjohehsin qe nga larg dhe goxha prej klienteve po acaroheshin, duke i hedhur here pas here veshtrime te inatosura.
Ne mend po me vinte ti thosha mamase se Henrit, qe ishte aty kuzhiniere por dukej qe ishte semure ate dite dhe nuk doja ta shqetesoja. Mblodha te gjithe guximin dhe pa u kthyer prapa shkova tek froshoja i restorantit qe vazhdonte te qeshte pa pike lidhje. Sapo me pa, cliroi nje pasthirrme te peshtire e me pa duke ngritur vetullen.
"Ne qofte se ke dy fije respekti per ate nenen tende qe po robetohet e semure per te te plotesuar qejfet ty dhe ketyre njerezve perreth, ben mire qe te qetesohesh dhe te flasesh me ze me te ulet. Po i bezdis klientet."
Me pa i cuditur dhe bashke me grupin e vet ia shkrepi te qeshures me sa kishte ne koke si idiot.
"Ou? Pra vinke ti nje cope kamariere e me komandon mua? Ik perpara se te te pushoj fare. Do qesh sa te dua, eshte restoranti im."
"Je pa cipe fare." ia ktheva e zhgenjyer dhe u nisa perseri ne punen time.
Ky njeri ishte i paskrupullt. Durova sa munda dhe vazhdova zakonin e perditshem, duke menduar nje mije menyra te ndryshme se si mund ta vrisja ne koke. Teksa punoja, ne restorant, erdhi ai. E dini pikerisht kush. Jokeri. Me pa, me buzeqeshi sinqerisht dhe u nis per tek grupi polifonik i Vlores dhe lead singer-it te tyre. I buzeqesha dhe une dhe edhe pse perpiqesha te mos ia ngulja syte si idiote, gjithnje eshtrimi me vente per tek ai. Jam shume 'nalt', e di.
Pas gati 30 minutash, nga tavolina e tyre po vinin komente te cuditshme.
"Uaa, shife si ia ka bere buzet. Po syte, oo. Lere se e ka qare."
Dyshuese, u ktheva nga ata dhe pashe se ishin mbledhur si blete ne nje vend e po shikonin dicka. U afrova akoma dhe me shume per te pare ne duart e Henrit, blokun tim te vizatimeve. Me se e tmerruar dhe e turperuar (e kam shume bezdi t'u tregoj vizatimet e mia te panjohurve) vrapova tek ata me sa kisha fryme.
"Ma jep, tani." i thashe froshos duke hapur me force turmen e krijuar.
"O pse, jotja eshte?" qeshi ai.
Mora fryme thelle dhe isha me se e sigurt se ne fytyre isha skuqur prush.
"Mund te ma japesh." pyeta teksa ai e valeviste ne ajer. "H, ma jep tani. Leri lojrat."
Filloi te me tallte dhe te zbavitej me bllokun duke hapur dhe vizatimet e tjera. Nervat e mia kishin arritur kulmin dhe nuk e dija se si po permbahesha.
"Ne qofte se nuk ma jep tani, te betohem qe do te thyej nofullen e brinjet bashke. Sille." e kercenova dhe u zgjata te merrja bllokun, por me kot.
Kisha nje sekonde kohe te arsyetoja dhe ta zgjidhja problemin ne menyre paqesore ose te filloja ta rrihja derisa te nxirja marazin e ketyre muajve te tere qe ishte sjelle si idiot me mua.
Ai vetem qeshte.
"Prit, prit, ca ka shkruar te ky rreshti ke-
Papritmas, nje dore ia mori bllokun nga dora dhe ai ngeli i shtangur. Ktheva koken dhe pashe Jokerin te inatosur.
"Seriozisht? Sa vjec vajte o lumadh, akoma me keto gjera merresh?" i tha ai me ironi. "Po ti sikur ke ngele bebe, o la."
U largua nga te tjeret pa thene asgje me shume dhe une e ndoqa pas.
"Mundem?" pyeta duke zgjatur doren.
Me dha bllokun tim pa hezituar dhe sapo e mora ne dore, e shtrengova sa me fort te mundesha. Po me vinte te qaja, e marrte dreqi. Isha e dobet.
"Je bere flake e kuqe." buzeqeshi ai.
"Varja. Faleminderit, gjithsesi." thashe une dhe bera te largohesha.
"Kris. Ke goxha talent."
"Rrofsh." ia ktheva me nje gjysme buzeqeshje.
"Ca planesh ke per sot?" pyeti ai me ze me te ulet.
"Asgje te vecante." u pergjigja pa u menduar mire. Prit pak, mos po me kerkonte per te da-
"Do vish.. Si ate dite? E ke parasysh." tha ai, dhe te them te drejten dukej ca i pasigurt.
"Okei... Epo... Mire." pohova. "Thjesht, per te folur. Si ate dite."
"Po." u pergjigj ai.
"Okei."
"Mire. Shihemi, ne oren tete." tha ai dhe u largua.
Nuk e di se sa domate isha bere ne fytyre por ndjeja faqet qe me digjnin dhe buzeqeshja qe sado perpiqesha nuk me shqitej. I kisha kembet totalisht te mpira dhe i dhashe force vetes per te levizur qe te mos dukesha si idiote.
Nuk e di se sa domate isha bere ne fytyre por ndjeja faqet qe me digjnin dhe buzeqeshja qe sado perpiqesha nuk me shqitej. I kisha kembet totalisht te mpira dhe i dhashe force vetes per te levizur qe te mos dukesha si idiote.
"Motherfucking fucker of a fucking fuck." peshperita nen ze duke ecur drejt kantines. U futa brenda, lashe bllokun ne nje cep dhe ndalova. Por nuk zgjati shume.
Fillova te beja xhiro rreth dhomes dhe rreth vetes pa kuptim duke folur pa lidhje.
"O dreq. Ky eshte takimi im i pare. Takimi im i pare. Jo, po sikur ai ta kete thene ne menyre shoqerore? Po, po, e tha ne menyre shoqerore. Une jam thjesht shoqe. Afersisht. Epo, po sikur.. Jo, jo, jo, jo, jo. Thjesht po bej veten lemsh. Nuk esht ashtu sic mendon, jo nuk eshte. O dreq, po ai eshte kaq i bukur.. Mire, Kristi, qepe tani. Merre shtruar. OMGGG. Duhet ti them Nerit. Jo. Po sikur??? Uhhh, do i them Nerit e Ketit. Jo s'do- What the fuck???"
Mora fryme thelle dhe pergatita veten per te dale jashte. Duhet te vazhdoja te punoja, edhe pse askush s'e dinte se c'mund te ndodhte ate nate.
ESTÁS LEYENDO
Joker ♠
Romance"U zgjova ne mengjes nga zeri i mamit qe therriste emrin tim aq fort sa thua se isha kilometra te tere larg saj. Pavaresisht se kisha fjetur me teper se sa duhet, ende ndihesha teper e lodhur, dhe per me teper s'kisha asnje arsye per te qene e tille...