21.

1.1K 74 1
                                    

Arrita katin e peste te shkolles dhe leshova canten e lodhur. Nga klasa tjeter pashe Adritin dhe Lauren dhe bera sikur nuk i pashe. Ishte piku i mengjesit dhe nuk ma kishte as qejfi te flisja me njeri.

-Amore, miremengjes! -ia beri N sapo me pa.

Ia ktheva perqafimin dhe u ula ne karrige.

-Miremengjes. Ca kemi ore te pare?

-Fizike. -tha N.

-Te thashe miremengjes jo 'me bej te hidhem nga dritarja pa u zgjuar mire'. -ia ktheva. -Me vajti gjithe dita ters. Jam dhe per tu ngritur.

-Edhe une.-tha ajo.

-Ngushellime. -iu pergjigja dhe fillova te nxirrja librat.

Kaluan plot dhjete minuta nga renia e ziles dhe presorja e fizikes  nuk po na nderonte me prezencen e saj. Ula koken mbi bange dhe u perpoqa te dremisja pak, sigurisht duke informuar me pare shoqet qe te me zgjonin nese ajo vinte. Neper mend me kaluan gjithe skenat e dites se djeshme dhe aq me shume qe i analizoja, aq me shume merzitesha. Duhet te zgjidhja leshin qe krijova me Jokerin por si kokeforte qe jam me dukej disi e cuditshme ta beja. Por doli se ai nuk kishte faj ne kete mes dhe i detyrohesha nje falje.

Si perfundim fizika s'erdhi fare dhe oret e tjera kaluan mire, pervec faktit qe cdo peseminutsh L mi ngulte syte sikur donte te thoshte dicka. Nuk I dhashe shume rendesi. Me siguri do pepriqej t me bindte se Jokeri s'e kishte puthur, gje qe une e dija dhe vete. 

Erdhi ora e fiskultures dhe presorja na tha te visheshim per te dale ne oborr. U bera gati me pertaci dhe fillova te zbrisja shkallet duke pare hapat e mi te ngadalte.

-Krist! -thirri dikush.

Ktheva koken time dhe pashe L qe me buzeqeshi e sikletosur.

-Po?

-Mund te flasim pak?

-O L po qe per ate muhabetin e Jokerit lere fare.

-Jo, jo me degjo. Nuk e di c'te kane thene por s'eshte e vertete.

-E di, e zbulova. -ia ktheva une.

-Me vjen keq qe-

-Gjithkujt I vin keq. -ia preva shkurt dhe shpejtova hapat.

-Prit pak. -tha ajo dhe me kapi nga krahu.

-L, t'I bjeme shkurt. Fajin qe gjerat vajten ne kete menyre e kam vec une dhe Jokerit dhe ty ju detyrohem nje falje sepse besova ne ca genjeshtra te tilla.

-Faji eshte I asaj. I vardisej prej kohes Jokerit, por ai nuk ia varte. -tha ajo me ze te ulet. -Eshte shume idiote. Shiko gjer ku arriti.

-Varja dhe ti. -thashe une, -Ajo e ka ne karakter ate gje.

-Rregullohu me Jokerin, mire? -ia beri ajo. -Te pelqen jashtezakonisht shume.

Buzeqesha gjysma gjysma dhe vazhdova rrugen per ne oborr.

Jokeri ishte fantastik dhe ate qe thoshte Laura ndoshta e besoja plotesisht. Gjithcka ishte te une. Do te mund te beja gjithcka per te dhe e doja mjaft, por dicka nuk shkonte. Kisha enderruar me kohe si do te ishte nje lidhje me nje njeri, te pasurit e nje te dashuri por tani qe ndodhi, ndihesha sikur nuk dija cfare te beja. Si te ishte ndonje impenjim i madh a ku e di une, a sikur nuk isha gati. Ndoshta une nuk kisha dashur kurre te lidhesha me dike ne kete menyre.

Por vetem ideja e te mos qenit me te me frikesonte. Sepse ndihesha e sigurt dhe e mbrojtur. E dashur nga dikush. E lumtur.. Afersisht.

Vendosem te takoheshim ate dite dhe gjithcka u zgjidh sikur te mos kishte ndodhur kurre. Vendosa t'I besoja serisht. Gjithcka u be si me pare, sikur u dashurova me te perseri.

Sepse kur qendroja afer tij ekzistonte nje bote e dyte per mua, ku nuk kishte asgje tjeter pervec meje dhe tij. Ku gjithcka ishte e mahnitshme dhe cdo moment kalohej ne harmoni perfekte, duke qeshur e duke u dashuruar dhe me shume.

Ai ishte ndryshe sepse nuk me kerkoi kurre te beja gjera qe une nuk doja t'I beja. Madje rralle I permendte tema te tilla. Ishte ndryshe sepse nuk detyronte dhe nuk mendonte kurre se kontakti trupor ishte me I rendesishmi. Gjithcka ishte e thjeshte si nje plus dy. Dhe nuk kisha pse te hiqesha si njeri tjeter, para tij mund te isha gjithnje vetvetja. 

Erdhi Qershori dhe arritem plot gjysme viti qe ishim bashke. 

Por ajo qe vija re te Jokeri ishte se cdo dite fytyra e tij shprehte akoma edhe me pak gezim derisa ai u fashit teresisht prej tij. Me dukej sikur faji ishte imi. E pyesja dhe gjithnje justifikohej se nuk ishte mire. Se kishte problem te vogla si gjithmone. Por e dija se dicka fshinte. Keshtu qe nuk I thashe asgje, por me brente nga brenda. 

Disa shoke te tij kishin filluar ta tallnin qe ndersa ai ishte me leke e dashura e tij punonte nje pune 'kaq te ulet' si kameriere.

Ndihesha keq per kete dhe edhe pse ai me thoshte se nuk I kushtonte rendesi, ndonjehere besoja se ata kishin te drejte. Ndoshta ai vertet meritonte me shume se une. Pas te gjithave niveli im shoqeror me te tijin ishte kilometra larg njeri tjetrit. Une i enderroja gjerat qe me pelqenin, ndersa ai I bente te tijat ne pune sekondash.

Ironia e fatit.

Kisha filluar pune tek nje lokal luksoz ne qytet. 

Jo se puna ime e pare ishte e keqe, por ketu paguhej me mire.

Edhe pse cdo dite detyrohesha te shikoja fytyra qe I urreja e do me shikonin duke u tallur per shkak te punes time.

Epo mua ato para me duheshin dhe qofte kamariere, qofte jo kamariere, kjo isha une dhe s'kisha turp te pranoja kete fakt.

I nxirrja me djersen time e nuk i lutesha mamit te me jepte leke sa here dilja me shoqet. Ndryshe nga ca e ca qe shesin pordhe ne kulm me nje kafe ne pijne ne lokal e ne fund, kruajne xhepat per te nxjerre kush e kush ndonje peseqindeshe.

Cdo dite ishte po e njejta por gjerat shkonin mire.

Kisha aplikuar per burse ne Chicago dhe e fitova me sukses. Pra vitin tjeter do te lija pas gjithcka e do te ikja.

Ajo qe me cudiste ishte ikja e famshme e Jokerit ne Gjermani, e cila s'po dukej kurrkund.

Por sic I thone,

Fol per qenin, bej gati shkopin.



Joker ♠Where stories live. Discover now