~Enrik~
Dita e djeshme ishte thjesht e mrekullueshme. Njohja me Monen ishte nje gje komplet e vecante ne pushimet e mia te veres, ketu ne Hawaii. Fytyra mjaft fine, syte e medhenj blu, qerpiket e gjate e te zinj, bluzet e plota roze e me forme te perkryer, menyra sesi levizte duke kercyer ne ritmet e kenges, me bene qe t'i afrohesha atje ne tavoline, ta pershendesja e ta shoqeroja deri ne oqean. Oh le te mos flasim me pas per trupin qe me ngjante me ndonje nimfe perrallash. Nuk ishte e dobet. Jo aspak. Kishte nje trup me forma te hijezuara e te perkryera. Dhe buzeqeshja e saj.. Ishte e pazevendesueshme. Nuk e njihja fare. Ne fakt e vetmja gje qe dija per te eshte emri, asgje tjeter. Mjaftoi vetem nje puthje e jona, nje bashkim buzesh dhe shpirtrash qe ajo te mbetej ne mendjen time pothuaj gjithe naten. Lekura e saj e bute dhe sensitive qe dridhej sa here e prekja me elektrizonte dhe mua. Me percillte nje efekt qe m'u ngulit ne mendje. Ishte kaq e ngathet dhe hutaqe saqe me beri te qeshja ne cdo sekonde qe gjendesha me te. Rrallehere me ndodh qe te qesh aq shume me vajzat,te cilat kane kaluar vit pas viti ne jeten time. Secila prej tyre nuk eshte se ka lene ndonje gjurme. Por Mona.. Ah ajo vajze ishte teresisht ndryshe. Ndodhej ne nje univers tjeter, ne nje bote te sajen, vetem te sajen.
Ne oren 7 te darkes i dergova nje mesazh per t'a lajmeruar qe te vinte. Vete vesha nje kemishe te bardhe te lirshme dhe pantallona te zeza. Zbrita poshte prane lokalit qe gjendej ngjitur me hotelin dhe vendosa te prisja. Cuditerisht nje gje qe me beri shume pershtypje ishte se nuk u vonua si shumica e vajzave. Jam mesuar qe te rri e te pres me ore te tera ndersa ato behen gati. Por jo Mona Liza ime e bukur qe ne fakt nuk eshte akoma e imja, u shfaq menjehere ne oren qe une i pasqyrova ne mesazh. Pashe se po zbriste shkallet, ne te cilat u pengua dje vete me kembet e veta dhe ndaloi per nje cast. Floket e saj kacurrele e te verdhe si susta i leshoheshin te lira supeve e mund t'i gjeje ne cdo cep te shpines se saj, te hapur nga pjesa e pasme e fustanit te zi. Kishte bere nje makijazh te lehte dhe natyral. Dukej sikur kishte shpenzuar mjaft kohe per t'u dukur aq e bukur edhe pse megjithate ajo ishte vete simpatike.
Ndaloi per pak dhe pashe qe syte e saj blu te thelle filluan te skanonin vendin per te me gjetur mua. Sapo me pa, buzeqeshi mrekullisht dhe ngriti doren per te me pershendetur.
I shkova afer dhe i dhashe nje te puthur ne faqet e saj te buta e te lemuara. Vura re se u skuq pak dhe kaloi nje tufe flokesh prapa veshit. Zot! Ishte kaq e bukur dhe delikate.
"Hej!" Me pershendeti teksa iu afrova. Kishte hedhur nje parfum me ere lulesh. Nuk e di se c'ishte por di qe me cmendi te terin e me beri ta deshiroja akoma me teper trupin e saj.
"Prit Mona ti je ajo vajza qe dje me puthi e pastaj desh ra nga shkallet?" I dhashe nje te qeshur qe m'u duk se nuk e priti dhe aq mire. Mos ndoshta e lendova. Dreq Enrik! Gjithmone duhet te tallesh me vajzat?
"Jo une jam motra binjake e Mones! Gjithmone do te ma kujtosh kete apo jo? Te thashe nuk ishte faji im por i shkalleve. S'kam c'te bej une qe ato jane aq te rreshqitshme."
"Po po lija fajin shkalleve! Pra ku deshiron qe te shkojme?" E pyeta qetesisht. Meqenese ishim ne Hawaii nuk kishim dhe aq mundesi qe te dilnim keshtu qe ia lashe ne dore asaj. I hodha krahun mbi shpatulla dhe ne ato momente po me dukej aq e shkurter, aq e vogel dhe e brishte saqe kujtoja se do te thyhej nga casti ne cast.
" Nuk e di vendos ti.
"Hmm.. Si thua te dalim bregut te oqeanit e te marrim dy akullore me shume cokollate siper me luleshtrydhe?" E pyes i shqetesuar per mendimin e saj. Me sheh njehere duke ngritur vetullen e me pas me leshon nje buzeqeshje qe iu dallua ne gjithe fytyren.
"Si arrite te me lexosh mendjen? Une vdes per cokollata!! Me thote e emocionuar dhe tek pushon se foluri me sheh me ato syte blu qe ia kalonin oqeanit. Nuk e kisha vene re me pare por tek qeshte i formoheshin dy gropeza te lezetshme ne dy anet e faqeve dhe i krijonin nje imazh akoma me terheqes.
" U vendos atehere. Eja!" Me kap nga krahu dhe shkojme drejt per t'i blere. Marr dy gota super te medha te mbushura me akullore. E imja ishte me te gjitha shijet ndersa e saj vetem me cokollate. i paguaj dhe shkoj drejt saj qe ishte ulur ne nje karriget aty prane e qe perhumbur me shikimin nga oqeani drejt nesh.
"Si do madheria juaj qe t'i haje akulloret ketu apo ne plazh?" E pyeta me akulloret ne dore duke e bere qe te me dhuronte nje te qeshur perseri. Vuri doren ne fytyre e beri sikur po mendohej duke pare lart.
"Une si mbreteresha e Hawaiit them se duhet te ulemi ne plazh." Me afrohet prane dhe merr akulloren e saj nga dora ime teksa i drejtohemi plazhit. Ishte cdo gje perfekt. Dielli kishte filluar qe te zbehej e dalengadale te futej poshte ujit ndersa qielli kishte marre nje ngjyre roze te mbyllur duke e bere ate ishull akoma me mahnites. I adhuroja perendimet si ky.
U ulem afer njeri tjetrit dhe dora e saj shtrengoi timen fort e me fort. Dukej sikur deshironte qe une mos ta lija kurre te gjendesha gjithmone prane saj ashtu si ate dite. C'po me bente kjo vajze keshtu?
" E di qe jam shume e lumtur qe erdha ne kete vend." Me tha duke perpelitur syte e duke ngrene me luge akulloren e preferuar me cokollate.
"Sepse me takove mua apo jo Mona Liza?" E shoh ne sy dhe nderkohe i shpupuris floket kacurrele qe m'u duk sikur ia ngaterrova me shume se c'i kishte. Me sa kuptova ajo i kishte fiksim floket. Tani po qe isha i vdekur.
"Sigurisht qe jo idjot! Jam e lumtur sepse ketu bekan akulloret me te mira ne te gjithe planetin. Dreq jane kaq fantastike. Ku kisha qene me perpara!! Epo kete te them te drejten nuk e prisja.
"Seriozisht Mona. Sa femije qe je!" Rrotulloj syte dhe qesh nen ze. As te merzitesha nuk me lejonte.
"Dua te provoj tenden!" Me thote tekanjoze e fut lugen e saj ne goten time te akullores qe pothuajse nuk e kisha ngrene fare.
"Hej cfare mendon se po ben?" I drejtohem duke qeshur. I jap nje te shtyre te lehte me shpatullen time te majte ne forme shakaje. Por kurre nuk do te ma merrte mendja qe ajo do te binte poshte ne rere. Si duket e nenvleresova forcen time.
"Oh dreq me fal!" I thashe duke i dhene doren qe te ngrihej. E djallosa fare punen! Te lumte Enrik. Pashe qe po shkrihej se qeshuri. Te pakten nuk ishte e nevrikosur nga veprimet e mia te pamenduara.
"Do te te vras Enrik!" Me bertiti duke u ulur perseri. Po perpiqej qe te me shtynte dhe mua me te dyja duart, me gjithe forcen e saj por jo une nuk levizja nga vendi. Shtyrjet e saj me ngjanin me disa perkedhelje.
"Jo, jo s'ke fare force! Duhet te ushtrohesh me shume per te me hedhur Mona Liza. "Tunda koken indiferent ne shenje mohimi duke pare drejt, gje qe e acaroi me shume.
" Oh te lutem. Une jam ne gjendje te bej 3 pompa. Mos me thuaj qe nuk jam e forte."
"Yhyy sa shume! Me kete force qe paske ti, i shpall sfide dhe Herkulit." I qesh perseri duke u tallur me muskujt e saj te krahut. U dorezua nuk po me shtynte me. Sapo beri goditjen e fundit rashe me qellim ne rere pasi e torturova aq shume dhe e nevrikosa ne te njejten kohe.
"Mos me munde! Humba!" Thashe sic isha i shtrire ne rere. Pashe qe e gezova se tepermi. I shkelqyen syte blu dhe qeshi ndersa nxirrte ne pah dhembet. Do te jepja gjithcka vetem per ta pare ate pergjithmone aq te lumtur.
"Dhe fituesja eshte.. Mona!!. Faleminderit, Faleminderit shume. " U ngrit ne kembe dhe me nje buzeqeshje triumfuese ne fytyre u perkul sikur perpara saj te gjendej nje publik i vertete qe duartrokisnin. Ishte kaq e vecante. Tek e shihja ashtu, ndjeva dicka te pashpjegueshme ne zemren time...
Hello pra si po ju duket historia? Dua t'ju them se gjithcka eshte inspiruar nga disa histori ketu ne wattpad. Me lini me koment mendimin tuaj per keto 4 pjese te librit. Mos ndoshta duhet t'i bej pak me te shkurtra? Vote and comment! :D ♥
YOU ARE READING
Mesuesi Im (Shqip)
RomanceMona, nje vajze 18 vjecare i kalon pushimet e veres ne Hawaii me ndihmen e shoqes se saj Kler. Atje takon Enrikun, personin qe do t'i ndryshoje jeten e qe do ta coje drejt nje dashurie pa asnje krye. A do te heqe dore Mona nga kjo dashuri e ndaluar...