❇Kapitulli i tete❇

1.4K 124 24
                                    

~Mona~

Cfare ishte kjo? Ndonje ironi arrogante e fatit? Tashme Enriku do te ishte mesuesi im?! Po ai nuk ngjante fare me nje mesues. Supozohet qe ata te jene serioz, matuf, te merzitshem, te modes se vjeter, kerkues dhe te fjetur. Kurse Enriku.. Ai ishte mashkulli me fantastik qe kisha njohur, me romantiku, me pasionanti dhe me i dashuri..E gjithe kjo u duk sa stresuese dhe qesharake ne te njejten kohe. Duke menduar pushimet e mia ne Hawaii me te dhe faktin se tashme ai do te me jepte mesim cdo dite, me beri te buzeqeshja me vete.
Hidhja veshtrime te njepasnjeshme drejt tij. Nuk e di se c'po mendonte por padyshim qe ishte hutuar deri ne palce. Ishte po i njejti Enrik sic e kisha lene une nje muaj me pare. Enriku me floket e crregullta, syte kafe te celur qe me shihnin ethshem duke me hipnotizuar, me mjekren e njejte dhe konstruktin e trupit si shkemb. Kishte veshur nje kemishe te bardhe, e preferuara e tij, ku dy kopsa i kishin shpetuar pa mberthyer dhe i kishin nxjerre ne pah kraharorin e gjere leshator. Shpatullat e mireformuara e ndihmonin akoma me shume ne fizikun aq perfekt. Kisha mbetur per shume minuta duke e veshtruar nga koka gjer te kembet. Me nje mesues te tille besoja se do ta kisha shume po shume te veshtire te perqendrohesha ne mesimet e kimise.

Pasi drejtori u largua nga klasa, ngelem vetem me "profesorin". Ndihej nervoz, e kuptova kete qe ne fillim kur pershperiti emrin tim. Megjithate beri sikur nuk me vuri re dhe u mbeshtet ne tavoline duke vene duart siper saj e nisi te flase." Tani fillon argetimi i vertete " thosha me vete me syte drejt tij.

"Pra sic u permend dhe me pare, une do te jem profesori juaj ne lenden e kimise. Shpresojme t'ia kalojme mire se bashku dhe te ndihmojme njeri tjetrin per te dale me nota sa me te larta kete vit te fundit per ju." Po me vinte t'i fusja ndonje te qeshure me ze te larte dhe te turperohesha e tera. Nuk po duroja dot me. As une vete s'po kuptoja se c'po ndodhte. Enrik shihte njehere te gjitha fytyrat e atyre qe ndodheshin ne klase, ndalonte te une, me studionte te teren pastaj vazhdonte me fjalet. Dreq! Kjo ishte shume e cuditshme.

"Perpara se te fillojme me shpjegimin e rregullave te mia dhe objektivat e tjera do doja te prezantoheshim. Une quhem Enrik Parker. Kam mbaruar universitetin dhe jam diplomuar ne degen e kimise ne moshen 23 vjecare. Kam arritur te punoj ne disa shkolla prestigjoze ketu ne Uashington dhe destinacioni im i radhes eshte shkolla juaj." Dukej kaq i apasionuar pas punes saqe nuk e kisha vene re asnjehere kete me pare. Pse nuk ma kishte permendur  faktin qe punonte mesues?

"Epo tani do desha nje prezantim te shkurter nga ju. Si thua te fillojme me ju zonjushe?" Zeri i tij i trashe erdhi drejt meje dhe gishti tregues i dores se tij te madhe u drejtua nga une. Dreq! Tani po qe isha e vdekur.

"Une?" Pyeta tek u gelltita njehere me veshtiresi. Me ishte krijuar nje lemsh ne fyt e duart po i beja nyje. Pikerisht mua duhej te me pyeste te paren.

"Po me ju e kam.. Znjsh. Kingsli nese nuk gabohem" M'u drejtua duke hedhur syte te regjistri. Edhe pse ai e dinte teper mire emrin e mbiemrin tim. Mora fryme thelle, e nxorra dhe nisa te flase duke shpresuar se nuk do te belbezoja. Syte e tij qe po me shihnin po njesoj pas 1 muaji te tere me vune akoma me shume ne siklet. Gjithe vemendja e klases u perqendrua nga une.

"Une jam Mona Kingsli, jam nxenese e kesaj shkolle, me pelqen lenda e matematikes dhe kaq." Oh Zot i madh. U duka komplet si nje idiote e vonuar duke thene kete te fundit "dhe kaq". Kjo ishte menyra me e mire per te permbyllur fjaline? Me dha nje buzeqeshje. Sa me kishte munguar buzeqeshja e tij! Tek po e mendoja me mire, me mungonte cdo gje e tij, cdo sjellje, cdo tipar.

"Ne rregull, znjsh Kingsli." Ma ktheu me miresjellje. Vetem mendimi se cdo ore do te ishte keshtu, me skuqi te teren.

Ora vazhdoi e qete. Secili nga nxenesit beri prezantimin dhe Enriku filloi te tregonte se c'do te mesonim kete vit. Ecte neper klase, perreth bankave dhe cuditerisht rruga i binte me shpesh prane meje se sa prane te tjereve. Gjate gjithe kohes e degjoja tek fliste aq me zgjuaresi dhe shihja fundshpinen e tij qe levizte sa andej ketej kur ai ecte nderkohe qe ndodhej me kurriz.

Zilja ra. "Me ne fund." thashe me vete dhe hodha canten ne krah per t'u larguar teksa te gjithe po beheshin gati. Mora rrugen drejt deres ndersa Enriku ishte ulur ne tavoline me syte nga regjistri me emra. Sapo bera gati te dilja zeri i tij me kumboi ne vesh dhe ngriva ne vend.

"Znjsh. Kingsli kisha dicka per te biseduar me ju, nese eshte e mundur." Me tha duke mos i hequr syte nga regjistri. Te gjithe u larguan ndersa une ngeca me profesorin tim bukurosh te kimise.

"Po Z.Parker?" Pyeta ironike. Sapo e pa qe iken te gjithe ngriti koken dhe me veshtroi thelle ne syte e mi blu.

"Cfare dreqin po ben ketu?" Ishte i inatosur kjo dallohej dhe kishte te drejte per kete.

"Ti c'kerkon ketu jo une. Kam 3 vite qe vazhdoj ne kete shkolle ." Ia ktheva qetesisht. Degjoi pergjigjen tim, harkoi vetullen dyshues dhe u ngrit ne kembe. Oh jo,  kjo nuk ishte aspak nje gje e mire.

"A nuk mendon se duhet te flasim?"  ndodhej perballe meje. Qe aty ku ndodhesha arrija t'i ndjeja eren e kolonjes qe kishte hedhur e vinte nga jaka e kemishes. Po me dehte dhe hipnotizonte ne te njejten kohe. Gjaku filloi te me vershonte me furi ne trup.

"Per cfare te flasim?" U shtira si idiote duke treguar anen time bjonde me mendimin se do te shpetoja nga situata. Me dha nje veshtrim te tipit mos-u-bej-budallaqe.

"Seriozisht? Per cfare te flasim? Hmm.. Lerme te ta freskoj paksa kujtesen. Nje, ti nuk me the qe ishe minorene. E dija se ishe me e vogel se une por nje gjimnaziste?! Asnjehere nuk e kisha menduar. Dy, ne kaluam naten bashke, beme dashuri. Dhe tre qershija mbi torte, ti u largove pa asnje lloj shpjegimi ate dite sikur une te mos ekzistoja fare." M'i perplasi te gjitha ne fytyre dhe u zmbraps. Isha fajtore e dija kete.

"Nje, une i kam mbushur 18vjec. Dy, une te lashe nje shenim ate dite." Iu pergjigja si per t'u mbrojtur.

"Epo une nuk gjeta asnje lloj shenimi. Pse nuk i je pergjigjur asnjeres prej telefonatave te mia" 

"Mendoja se nuk do te te takoja me kurre ne jeten time. Sidoqofte me fal ne rregull. Tani me ler te iki ose perndryshe do ta kemi punen pisk  qe te dy." U perpoqa te largohesha nga klasa por nuk mund ta kaloja dot trupin e Enrikut. Ai ishte si  gjigand.

"C'do te thote kjo? Qe ne nuk do vazhdojme me bashke pas gjithe atyre qe kaluam?" Me afrohet prane e me kap duart. M'i ledhaton ato e m'i shtrengon fort. Pastaj i afron prane buzeve te tij dhe me puth lehte shpinen e dores gjithe dashuri. Nje gjest qe me shkriu zemren. E kisha harruar ndjesine e embel qe me jepnin prekjet e tij. Por duhej te mblidhja mendjen ..

"Sigurisht qe jo! Ti je mesuesi im dhe i tille do te mbetesh. Nuk mund te ndodhe asgje e tille midis nesh Z.Parker." Hoqa me shpejtesi duart nga ato te tijat por ai nuk ndalet. Afrohet, hap krahet dhe me pushton te teren duke me mbeshtetur ne kraharorin e tij. Me shtrengoi fort e me fort dhe ne ato caste doja t'ja ktheja perqafimin me gjithe fuqine time por nuk mundesha.
Sa shume qe me kishte munguar..

Mesuesi Im  (Shqip)Where stories live. Discover now