❇Kapitulli i peste❇

1.6K 127 32
                                    

~Mona~

Takimi me Enrikun qe ne fakt ishte dhe takimi im i pare i vertete po shkonte me mire sa s'ka. Kuptova se ishte nje njeri i mrekullueshem. Kuptova qe dinte si ta trajtonte nje vajze, si ta bente ate te qeshte me te gjithe dhembet por c'eshte me e rendesishmja, ai dinte se si ta bente nje vajze te dashurohej me te. Ndonjehere perhumbesha ne syte e tij kafe te celur, ngjyre mjalti e qendroja me minuta te tera duke e veshtruar teksa ai tregonte histori te tjera. Pohoja thjesht me koke sepse mendja ime kishte ikur e po mendonte per djalin e adhurueshem perballe meje.. Nuk doja te dukesha si ajo e dashuruara e shekullit, ajo Zhuljeta qe i rrembeu jeten Romeos apo si ato mendjelehtat qe genjehen me dy fjale te bukura. Jo aspak! Doja te dukesha sa me e pjekur per Enrikun sepse dhe ai kete ndjesi me jepte. Pothuajse ne cdo moment me te zemra me gufonte si e cmendur dhe po ndihesha mjaft mire. Te pakten kjo kishte rendesi. 

I nderpreva mendimet kur pashe doren e Enrikut qe po rrotullohej ne ajer perballe fytyres sime. 

"Hejj Mona a je ketu apo ke shkuar ne hene?! Si eshte jeta atje?" Me pyeti me nje buzeqeshje te thjeshte. Edhe ai e kishte vene re qe nuk po e ndiqja. Normal si mund te ndodhte ndryshe kur une po qendroja si ndonje e vonuar mendore qe tundte vetem koken. 

"Ah jo po te degjoja ne cdo fjale qe the." Iu pergjigja me shpresen se nuk do me pyeste per fjaline e fundit. Kete here isha e pavendosur se c't'i thosha. Me duhej t'i sajoja ndonje gje te shpejte. 

"Epo besoj se me degjove kur te fola per qenin dhe macet qe kam ne shtepi ajo?" Per nje moment ngriti vetullen e me pa me dyshim. Dreq! Edhe kur me shihte ashtu ishte i bukur.  "Pse paska mace dhe qen ai?" Pyesja mendjen. Ne fakt me aq pak sa e degjova une edhe sikur te thoshte qe vinte nga Marsi do e besoja. 

"Po sigurisht qe te degjova. Me the qe je shume i apasionuar me qente apo jo?" Ia dola. Me ne fund bera qe te mos bija ne sy. Ja keshilla perfekte se si te dalesh nga situata kur nuk e ke degjuar fare tjetrin qe po fliste. Thuaj fjale te pakuptimta vetem qe te vazhdosh biseden. Te lumte Mona. Pune e bukur! Por u habita sepse nuk mora reagimin qe doja. Ai me pa dhe qeshi e me shpupuriti floket duke m'i bere si kacube, si shkurre me sakte. Pak ishin ato e pak m'i beri ai, epo tashme zyrtarisht dukesha si nje arushe mali. Ne fakt nuk po kuptoja asgje. Pse po qeshte? Mos e djallosa punen perseri?

"Me fal po pse po qesh dhe pse m'i bere floket me keq se gruaja e Tarzanit?"

"Qesh me ty. Une nuk permenda fare qen dhe mace. Une nuk mbaj asnje kafshe ne shtepi dhe ti me thua qe jam i apasionuar me to. Seriozisht Mona?! Duket se sa me mire me paske degjuar." Qeshi perseri e me beri dhe mua te buzeqeshja. 

"Mire e pranoj nuk te degjova. I lumtur tani?!"Ia ktheva.

"E vura re qe ne fillim. Hmm.. Si thua te shkojme ne shtepine time?" U cua ne kembe e zgjati doren drejt meje. Ishte kaq i vendosur. Po sikur mos doja une?!  Me veshtiresi u gelltita njehere e nervozuar dhe e pyeta:

"Ne shtepine tende?" 

"Po, si thua te porosisim pizza ose cfare te duash ti, te hame kokoshka e te shohim ndonje film te bukur?" Nuk e di pse por nuk po me pelqente aspak kjo ide. 

"Ne rregull." Peshperita lehte nen ze si me dyshim. Tek e fundit c'mund te ndodhte. Thjesht sa do te shihnim ndonje film, asgje me teper. 

"Te premtoj se sonte nuk do te tregohem kanibal e nuk do te te ha per darke" Ma ktheu. Si duket edhe ai e kishte dalluar kete dyshim timin. I dhashe nje buzeqeshje dhe i kapa doren. U larguam nga plazhi dhe morem rrugen drejt shtepise se tij. Here pas here i hidhja ca veshtrime tek ecte krah meje. Ishte kaq i gjate. Me dukej vetja shume e shkurter perballe tij. C'donte ky djale me mua kur ne Hawaii ekzistoinin mijera vajza shalegjata, 1 milion here me te bukura e me sensuale se une? Ndonjehere e vras kaq shume mendjen.

Mesuesi Im  (Shqip)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant