Dhe une qe duhej te isha tani duke mesuar per provimin e neserm ne kimi :p Por jo ne fakt e gjej veten duke shkruajtur per 2 pellumbat tane te dashurise. Pyes veten se pse nuk me ra dhe mua per pjese nje profesor kimie si Enriku. Do e mesoja kimine gjithe qejf perdite. Apo vazhdo enderro thuaj :p Gjithsesi nuk doja t'ju lija shume te vuanit. Kjo eshte pjesa e fundit per kete jave. Ngjarje te reja do ndodhin, personazhe te rinj do te dalin ne liber dhe deshira ime e vetme eshte qe t'ju pelqeje. Me thoni nese historise i ka humbur interesi ose ndonje ide tuajen personale per rrjedhen e ngjarjeve. Perqaputhje ♥
~Mona~
"Cfare.. Ti cfare? Sapo me the lamtumire?! C'dreqin po thua keshtu? Ti nuk e ke seriozisht apo jo? Ti..ti nuk mund te largohesh kurre prej meje Mona" Ne ato momente u be aq keq saqe nuk e kisha pare ndonjehere ne ate gjendje. Muskujt ne fytyre te pjesa e nofullave filluan t'i leviznin. Syte bojekafe te celur tashme i transmetonin ca ndjesi hidherimi qe vetem une mund t'i kuptoja. Nuk kishte me shkelqim ne to. Ishin bosh, te zbrazur, te zhveshur nga cdo emocion qe mund te percillnin si gjithmone. E cfare mund t'i thoja une atij? Nuk mund ta falja. Krenaria ime si gjithmone kishte gurin me peshen me te madhe ne peshoren e shpirtit. Por ai e meritonte faljen time. Apo jo? Isha ne nje dileme qe po me kepuste zemren. Nuk foli me. Nuk kembenguli me. Thjesht priste pergjigjen time. U kaperdiva me veshtiresi duke pertypur dhimbjen qe mund t'i shkaktoja. Nisa t'i flisja tek-tuk duke kafshuar buzen, me ca fjale qe me siguri do ta thyenin zemren e tij ne njemije copa.
" E kam shume seriozisht Enrik. Nuk mund te takohemi dhe as te flasim perseri. Une.. Une thjesht nuk mund ta pranoj qe ti me zevendesove me dike tjeter aq shpejt. Qe ti puthe nje vajze tjeter menjehere sapo ne u grindem. Une nuk mund ta vazhdoj dot kete. Nuk mundem. Duhet te me kuptosh. Gjithe ai presioni qe ti je mesuesi im po me mbyt perbrenda vazhdimisht e vazhdimisht. Mua.. Mua me duhet te largohem." Po me dukej sikur gjendej ne boten e cudirave dhe jo prezent aty bashke ne nje dhome me mua. Papritmas nguli veshtrimin te une. Ishte nje lloj shikimi sikur po bente skanimin e detajuar te gjithe fytyres sime. Sikur po me studionte me imtesi. Syte i kishte here te perqendruar te ata te mite e here te buzet e mia te plota. M'u duk sikur u qetesua. Nuk ishte dhe aq i tensionuar si me perpara. Kaloi nje dore pergjate gjithe mjekres duke e ferkuar, beri nje kollitje te lehte qe dukej se ishte fallco dhe m'u pergjigj me vetullen e ngritur gjate gjithe kohes.
"Mire ne rregull. Ti vendos apo jo? Do kaq shume qe te ikesh?! Ik. Une bera te pamunduren te mundur vetem per t'u pajtuar me ty, per te ndjere qofte edhe pak nga dashuria jote kurse ti nuk vleresove asnje perpjekje timen. Shko ne shtepi dhe fli e qete. Une nuk detyroj njeri te qendroje me mua. Meqe kjo eshte deshira jote atehere beje te mundur. Apo s'eshte keshtu? Jo e kam me te vertete shko por ta dish se hmm.. zemer me duket se ke harruar nje detaj te vogel."
"Cfare detaji?"
" Une nuk jetoj aspak ne nje ndertese te sigurt. Shkoi vone apo jo? Shiko pak jashte. Erresire gjithandej, pus. Besoj se duhet te jesh ne dijeni qe atje jashte mund te kete me dhjetera manjake perverse qe mezi presin t'u dale perpara nje vajze bjonde e kacurrelese simpatike si ti. Do i dukeshe tamam si trofeu i nates se sotme. Por kjo eshte ne doren tende." Ishte kaq serioz gjate gjithe kohes e fliste me nje ze aq te qete saqe po me fuste friken deri ne palce. Nuk e ndryshonte aspak qendrimin e tij dhe madje as une nuk kisha nder mend ta beja. Lufta filloi Enrik Parker. Po me bente nje loje fjalesh qe une arrija t'ia kuptoja. Nuk isha aq budallaqe sa ai mendonte. Megjithate edhe mund te ishin te verteta ato c'ka me tha. Fillova t'i flisja me gjysme zeri nga nervozismi.
"Ti po genjen. Po e ben gjithe kete loje vetem per te qendruar kete nate me ty, ne shtepine tende. Ta dish se nuk te funksionojne keto genjeshtra te tilla me mua Parker. Jam me e zgjuar se ti."
"Oh une po te genjej? Mire ne rregull por kam vetem nje kerkese te vogel. Shihe pak veten.. Mendoj se nuk e ke llogaritur aspak faktin qe je gjysme e zhveshur perballe meje apo jo?" Filloi te me afrohej. Filloi te zvogelonte dalengadale hapsiren midis nesh. Mendoja se do vdisja nga gjithe sikleti qe po me jepte. Ama kishte te drejte per cdo gje. Dreq Enrik! Sapo e ndjeva qe aroma e tij e kolonjes po me shfaqej akoma me shume, u cova nga divani sikur te me kishte pickuar dicka. E bera te me buzeqeshte ama kurrsesi te me shmangej apo te largohej. U cua ne kembe dhe me pushtoi serish ne krahet e tij. Tek gjendej ashtu m'i kaloi ate cope flokesh qe kisha perpara e me peshperiti embel prane veshit me ze te ulet e jehues. U percolla njehere nga gjithe ajo ngarkese emocionesh qe po me dhuronte tek e shihja drejtperdrejte ne sy. Nuk i dridhej qerpiku.
"Them se nuk e ke menduar qe bluza ime te tregon te gjitha format e bukura te trupit tend apo jo? Madje te zbulon pak me shume se c'duhet ne pjeset e duhua , te tregon kaq seksi dhe epshndjellese saqe cdo mashkull do te te deshironte ne keto momente, te shihte kete skuqjen e lezetshme te faqeve te tua nga turpi, por vetem une kam fatin te te kem."
"Largohu nga une menjehere! E di Parker?! Mendoj se perversi i vetem ne gjithe kete histori tonen je TI. Asnje tjeter! Tani me ler te iki. Shpejt!"
"Ndoshta po. Ama me ke bere ti te tille. Te ikesh?! As qe behet fjale. As mos e mendo dicka te tille. Te lutem qendro me mua Mona. Harroje gjithcka per nje moment te vetem."
Nuk thashe asgje. Nisi perseri me ato magjite e truqet e veta per te me bere per vete. Nisi te puthiste lehte buzet e tij te buta ne qafen time. Nisi te pershkonte cdo milimeter te saj duke me thithur lekuren e duke me lene disa shenja dashurie ngjyre vjollce, mavi ne siperfaqen te saj. Instiktivisht mbylla syte tek ndjeja buzet e tij. Ne djall te shkonte cdo gje! Nuk me behej vone. Ne ate cast e kuptova se nuk me behej vone. E doja, e deshiroja dhe do te kish mjaftuar pak per ta pasur serish. Pavaresisht prej qellimeve te mia te mira dhe diskutimeve mbi te verteten si mesues isha e gatshme te beja gjithcka per te. Syte e tij filluan te me veshtronin nje nje qetesi aspak te sikletshme. Dhe nderkohe qe e veshtroja aq me shume isha e sigurt per vendimin tim. Pikerisht, nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Kisha qene tmerresisht konfuze per dicka te kote.
"Ti e dije apo jo?" E pyeta rrembyeshem per t'i kapur vemendjen tek me perkedhelte fytyren e tek eksplonte cdo pore te saj..
"Cfare?"
"Faktin qe une jam ketu, me ty, kam qene e do te jem serish. Duhet ta kisha kuptuar qe ne fillim. Isha vertet konfuze per dicka te kote. Nuk mund te zgjedhesh asnjehere per dike qe jeton brenda teje."
"Te jesh e sigurte se une te dua me shume se cdo gje tjeter"me rrembeu ne krahet e tij te gjate e te forte, me uli ne shtrat e me peshperiti mbi lekure perpara se te zhyste dhembet duke me kafshuar embel.
Ishte me i miri. Askush nuk me bente te ndihesha aq e kthjellet dhe e ngrohte sa ai. Parajsa ose me mire magjepsja e ferrit nuk ishte asgje krahasuar me ato qe me shkaktonte ai.Vura re se me preku me hezitim sikur te ishte duke me kerkuar leje. Me ngriti bluzen deri mbi koke duke zhytur duart ne reren e nxehte te flokeve te mi. Gishterinjte i formuan nje model te lehte ne lekuren time duke i ndalur here pas here aty ketu. Me perkedheli pak te beli dhe trupi im u rrotullua menjehere si te ishte vetetime, si ato guaskat boshe ne ujerat e pastra te plazheve te Kanes. Filloi qe te me ledhatonte gjithnje e me shume, butesisht dhe embelsisht, ne fillim per te me pergatitur per dicka qe e dija dhe e kishte ndjere me pare, ne ato ditet e adhurueshme te Hawaiit. Zemra ime ishte ne nje gare te shpejte me te tijen. Ndjenja brenda meje u intensifikua deri kur mendova se duhej te vdisja nga kenaqesia e gjithe kesaj. Frymemarrja ime ishte aq e shpeshte saqe donte te kapte frymemarrjen e tij e pastaj menjehere ndjeva trupin e tij mbi timin. Ndjeva se po perpiqej te ishte sa me i kujdesshem qe te mos me rendonte me shume se c'duhej e te me shtypte. U habita se si trupi im u harkua i teri per t'u puthitur me trupin e tij. Me dukej sikur ky trup i perkiste dikujt tjeter. Lekura ime e bute dhe e ndjeshme u kontraktua dhe ai depertoi ne trupin tim duke me gjeneruar reagime te embla.
* * *
~Enrik~
Mona ishte shrire pak larg meje duke fjetur ne menyre te crregullt. Akrepat e ores shenonin 2:49 te mengjesit. Dora ime kishte mbetur ne floket e saj, e perkedhelja ate butesisht duke shijuar cdo moment. Abazhuri ne komodinen prane shtratit leshonte nje drite te vaket e te verdhe duke ndricuar tere lekuren e saj te zbehte. Syte me pershkuan gjithe gjatesine e trupit te saj. Mona flinte me nje kembe jashte kuvertes ndersa krahet i kishte shtrenguar fort pas brinjeve te mia. Njeri gjoks i ishte mbeshtetur pas tjetrit. Lekura e saj kishte nje shkelqim te lehte qe me beri te gjurmoja te gjitha konturet e trupit te saj. Shikoja uljet dhe ngritjet delikate te stomakut te saj duke admiruar linjat e buta e te qarta te trupit deri poshte kerthizes e deri te boshlleku i krijuar nga muskujt e kofsheve. Ajo ishte e perkryer ne menyren me te besueshme. Tek ndjeja frymemarrjen e saj qe perplasej prane lekures sime kuptova se ndjeja shume per te. Aq sa mjaftonte per te rene ne dashuri. As vete nuk ma kishte pritur mendja se do te bija brenda koke e kembe me nje studente timen. Ama ne te dy ekzistonin me pare se gjithe kjo te ndodhte. Mona e donte jeten, dhe une doja Monen. Ajo ishte gjithcka qe un s'isha. Ishte ana ime me e mire qe mund te ekzistonte. Ajo nxirrte prej meje ate Enrikun e dashuruar, ate Enrikun romantik dhe te bute qe askush s'kishte mundur ta bente me pare.
E terhoqa me teper drejt vetes. Tani qe isha prane saj, mendoja se kurre nuk do lejoja qe ajo te me ikte perseri. Kurre!...
YOU ARE READING
Mesuesi Im (Shqip)
RomanceMona, nje vajze 18 vjecare i kalon pushimet e veres ne Hawaii me ndihmen e shoqes se saj Kler. Atje takon Enrikun, personin qe do t'i ndryshoje jeten e qe do ta coje drejt nje dashurie pa asnje krye. A do te heqe dore Mona nga kjo dashuri e ndaluar...