❇Kapitulli i dhjete❇

1.4K 135 37
                                    

~Enrik~

Nuk mund ta besoja qe Mona ishe rikthyer perseri tek une. Epo jo plotesisht por isha i sigurt qe do te kthehej. Kur e pashe ashtu te ulur me kacurrelat e verdha qe i binin mbi banke zemra ime gurgulloi nga rrahjet e shpeshta qe m'u shfaqen. Ne rregull nuk kam qene ndonjehere kaq i lidhur pas nje vajze por Mona ishte ndryshe. Ishte e vecante. U hutova aq shume saqe gjithe ores se mesimit nuk dija se c'po flisja. Me Monen ne oren time gjithcka do te ishte kaq e paparashikueshme. Isha aq i lumtur qe arrita ta shihja perseri saqe pas mesimit arrita ta kisha perseri ne krahet e mi per nje moment, sado i vogel ishte ai. Arrita te ndjeja perseri aromen e saj, arrita te shihja faqet e skuqura ne pjesen e mollezave dhe perpelitjet e shpejta te syve blu. M'u duk sikur e lendova sepse u largua me te shpejte nga une. Tek e shihja ashtu nuk arrita ta permbaja dot veten. Ajo iku dhe shkoi te nje djale tjeter. Nuk e di se kush ishte ai por pashe se Mona e perqafoi dhe i shtrengoi doren. Mos ndoshta ishte i dashuri i saj? Mona ishte e dashuruar me dike tjeter?! Prandaj ajo nuk ma ktheu perqafimin? Prandaj iu largua ashtu zemres sime? Nuk po kuptoja asgje. Po me vinte ta thyeja ne njemije copa xhamin e tejdukshem qe kisha perpara kur ajo u largua me ate tipin. Nuk mund ta duroja dot faktin se ajo me kishte zevendesuar me nje tjeter. Kaq shpejt?

Mbarova pune me disa shkresa ne sekretari per punen time te re dhe hipa ne makine per te shkuar ne shtepi. Mora ne telefon Maksin. Ai ndoshta do te me jepte ndonje keshille per te me larguar nga ai lloj konfuziteti qe me kishte kapluar. Formova numrin dhe prita me telefonin ne vesh derisa ai ta kapte. Maksi asnjehere nuk pergjigjej ne kohe ne telefon. Por ishte dita ime me fat. Ai foli menjehere pas ziles se trete. 

"Alo Maks, ku je?"

"Enrik po kthehem ne shtepi, sa mbarova pune. Cfare, mos ka ndodhur gje?" Me pyeti me nje ze ne dukje shqetesues. 

"Jo asgje. Si thua te vish ne shtepine tie per ndonje birre e te shohim ndeshjen e "Lejkersave"?

"Ne rregull mik. Per gjysme ore jam aty." Keto ishin fjalet e fundit te tij perpara se te ma mbyllte. Ndeza makinen, i dhashe gaz dhe u nisa per ne shtepi. Isha teper i lodhur. Puna si mesues te sfiliste te terin dhe plus kesaj duhej te duroje dhe budallalleqet e studenteve ne gjimnaz. Ata jane gjate gjithe kohes jashte kontrollit. Sidomos ne lenden time, ate te kimise, jane te padurueshem. Megjithate Mona ishte ajo qe sikur me clodhi diten e sotme, me ngjalli perseri ato ndjenjat e dikurshme per te, me beri te ndihesha i dashuruar. Kurrsesi nuk do ta lejoja qe te me shpetonte perseri. Oh jo! Ajo tashme kishte rene ne kthetrat e mia. 

Arrita ne shtepi, u zhvesha dhe hodha mbi trup nje pale tuta gri gjjithashtu dhe nje bluze te zeze te lehte me jake V. U ula ne divan me televizorin e sheshte perpara dhe thjesht prita per Maksin. Nderkohe celulari qe ndodhej mbi tavoline po ma bente me sy. E mora dhe formova nje mesazh ne drejtim te numrit te Mones. 

"Kete here nuk do te te le te me ikesh Mona Liza" I shkruajta dhe lashe telefonin ne vend. Nje buzeqeshje e ngrohte me pershkoi fytyren pa vetedije. Zilja ra. Me ne fund Maksi kishte arritur te vinte. Asnjehere nuk kishte qene i pergjegjshem ne jeten e tij. 

"Enrik c'ishte gjithe ai nxitim ne telefon. Dua te them e di qe jam nje mik i mire e i pazevendesueshem por jo kaq shume." Hyri brenda i buzeqeshur. E adhuroja gjendjen e tij emocionale. Ishte gjithe kohen ne humor e nuk shqetesohej pothuajse per asgje. Gjeja qe dinte te bente me mire ishte ta conte jeten kot dem, te jetonte me parate e prinderve sepse ato te tijat i harxhonte me femra dhe kaq. Ishte nje qejfli qe shihte vetem interesat e tij por prape kishte nje zemer te mire. Ishte 26 vjec dhe punonte ne nje kompani e merrej me biznes. Ishim njohur qe ne kolegj bashke dhe gjithmone e dija se mund te mbeshtetesha te ai per cfaredolloj problemi qe mund te me dilte.  

"Eja Maks eja." I thashe duke u drejtuar per te dhoma e ndenjes. AI u rehatua dhe hapi televizorin per ndeshjen e basketbollit te Lejkersave ndersa une hapa dy kanace me birre e u ula prane tij. 

"Pra si eshte puna? Mos te ka rene ne koke per ndonje zocke apo si e ke hallin?" Ishte e kote ta genjeja. Ai me njihte aq mire. U cudita sesi e gjeti aq shpejt. Aq i lexueshem isha?

"E mban mend ate vajzen ne Hawaii, per te cilen te kam folur." Pyeta tek ktheva kanacen e birres me nje dore. 

"Po ajo bjondina me sy blu. Cfare mos e ke lene gje shtatzene? Hahahaha! Urime mik, t'i ka futur kembet ne nje kepuce ajo me duket. Hahahahah do behesh baba." M'u drejtua duke qeshur e duke treguar ate anen "humoreske" te tij. Rrotullova syte dhe menjehere e kundershtova. 

"Cfare dreqin po thua Maks? Jo nuk do behem baba. Nga te vijne gjithe keto mendime te tilla njehere?! SIgurisht qe jo. Vetem se na doli qe ajo eshte studentja ime, se ciles i jap mesim."

"Hahahahahah." Vazhdoi te qeshte perseri. Kete here akoma me fort. 

"Nuk eshte per te qeshur Maks."

"Pra ti na u bere dhe pedofil tani?"

"Sigurisht qe jo. Ajo i ka mbushur 18!" Rrotullova syte perseri i nervozuar. "  Une e dua Monen me kupton?! Me ka rene ne koke keq per te."

Pasi ndaloi duke qeshur mire e duke u tallur per situaten ne te cilen gjendesha, ferkoi mjekren gjithe dyshim dhe picerroi syte drejt meje. Keshtu bente gjithmone kur mendohej.  

"Harroje fare me mire Enrik. Ajo cupeline ka per te te hapur shume telashe. Ja ku po ta them. Eshte thjesht nje zocke. Me mire gjej ndonje tjeter"

"Jo s'kam nder mend ta le me kaq Maks. Me iku njehere nga duart por kjo s'ka per te ndodhur me. Do arrij perseri te lidhem me Monen. Nuk me intereson me asgje." Buzeqesha me vete, ktheva kanacen e birres duke e pire te gjithen dhe u mbeshteta mire ne divan. Asgje s'do te mbaroje me kaq. Mendova i vetekenaqur tek pashe mesazhin e Mones ne telefon. "Pse po e ben kaq te veshtire?"

~Mona~ *Diten tjeter*

Mezi i hapat syte ate mengjes. Dukej sikur ata ishin qepur e veshtire qe te hapeshin. Ama me ne fund ia dola. Hodha syte nga celulari dhe kerceva perpjete ashtu sic isha. Ora shenonte 07:50. Dreq!! Ne oren 8 duhej te isha ne shkolle. A do mund te behesha gati per 10 minuta? Vetem me ndonje fuqi superheronjsh po. U cova me shpejt se asnjehere tjeter, vesha uniformen nxitimthi, futa librat ne cante qe me ishin shperndare sa andej ketej, rrembeva canten, zbrita shkallet si e cmendur sa perdesh rashe me fytyre ne toke dhe dola nga shtepia me hapa te shpejte. Ora ishte 07:58. Kurre nuk do t'ja dilja. Per fatin tim te mire ate dite kisha dhe kimi ne ore te pare. "Sa bukur Mona" Thashe me vete frazen e perseritur sa here qe gjendesha ne veshtiresi. Bera me vrap te gjithe rrugen dhe vrapova ne korridor te pllakat e rreshqitshme, derisa gjeta klasen e profesorit bukurosh te kimise. Dera ishte hapur. Te gjithe kishin hyre e po benin mesim. U shfaqa ne dere. E gjithe vemendja e klases u perqendrua te une. Enrik gjendej ne tavoline e po merrej me regjistrin. Sapo degjoi trokitjen time ne dere ktheu koken nga une dhe vura re qe buzeqeshi i fshehur. Me te drejte. Kushedi si i kisha floket, kushedi sa isha skuqur ne fytyre nga te vrapuarit, kushedi se si iu duka teksa mezi po mbushesha me fryme. 

"A mund te hyj?" Fola me gjysem zeri te dera sic isha. Nderkohe me duhej te duroja dhe veshtrimet e cuditshme te personave ne klase.

"Hyr por je e denuar te qendrosh pas mesimit znjsh Kingsli. " M'i perplasi keto fjale ne fytyre dhe vazhdoi me shpjegimin duke u cuar nga tavolina sikur te mos kishte ndodhur asgje. "Cfare dreqin?" Mermerita neper dhembe e nxehur. 

"Jam e denuar vetem sepse erdha me vonese?"  Thashe paksa e acaruar. Kjo nuk ishte e drejte. Une kurre nuk isha denuar me pare. 

"Nese keni ndonje problem znjsh. Kingsli mund ta zgjidhim pas mesimit me drejtorin e shkolles. Tani mund te uleni. Kemi shume per te shpjeguar sot." Me dha nje buzeqeshje djallezore qe vetem une mund ta kuptoja dhe me injoroi plotesisht. 

S'kisha c'te beja tjeter. Mora canten dhe u ula ne vendin tim duke e pare me inat. Deshiroja ta vrisja. AI po abuzonte me pushtetin e tij si mesues. Me duhej ta pranoja. Kete here me kishte mundur. 

Enrik 1, Mona 1

__________________________________

Well hello my dear readers. Nuk e di nese kam arritur ta shkruaj mire kete kapitull nga perspektiva e nje djali, pra nga ajo e Enrikut. 

Me lini ndonje koment e me thoni nese ia kam arritur qellimit :p Gjithashtu me tregoni pak ke mbeshtesni ju Enrikun apo Monen? 

Falenderimet me te perzemerta per 1k lexime. ♥♥

Vote and comment!! Thank You So Much ♥♥

Mesuesi Im  (Shqip)Where stories live. Discover now