❇Kapitulli i nente❇

1.4K 114 22
                                    

~Mona~

"Jo,jo ik, largohu Enrik." I ulerita me sa kisha ne koke duke e lene ate te habitur. Kete here isha une ajo qe kisha filluar dramen. Por nuk mund t'ia lejoja vetes kete gje. Mardhenia ime me te duhej qe te qendronte vetem si mesues-studente, as me pak e as me shume. Me rrembim kapa canten ne njeren dore e shtyva perpara se i te thoshte ndonje gje dhe u largova nga klasa si e cmendur. Kishte mbetur i habitur. E vura re kete gje dhe ndoshta nuk do me fliste me, do illonte te me urrente por nuk me interesonte me asgje. Pse dreqin duhej qe te ishte mesuesi im?!

Dola nga shkolla dhe disa lote te paporositur e te paftuar me rreshkiten lehte ne faqe e vazhduan rrugen e tyre. Nga ajo vello transparente lotesh qe me kishte mbuluar syte arita te dalloja Stivin diku ne cep. Dreq! Kisha harruar fare qe do te takohesha me te. Ashtu sic isha vrapova drejt tij dhe iu sula ne kraharor. U mbeshteta e u kapa fort pas tij nderkohe qe akoma qaja si ndonje vogelushe qaramane. 

"Mona! Mona cfare ndodhi? A je mire?" Degjova zerin e tij te plote qe me erdhi ne vesh si nje peshperime e bukur. Ishte mjaft i shqetesuar, kjo i dukej qe ne ze. Nuk isha e afte t'i jepja shpjegime. Thjesht e shtrengova fort dhe lotet m'u fshine ne bluzen e tij gri me ere menteje. Kisha rene ne nje ujevare, e cila po me conte kudo qe ajo donte.  

"Mona a mund te me thuash se s'po ndodh bukuroshe? U degjua perseri zeri i tij tek me perqafonte. Duhej qe te pergjigjesha me patjeter nese s'doja qe dhe Stiv te mendonte se une isha ndonje e cmendur . 

"Stiv te lutem eja ikim qe ketej." i kapa doren e madhe, kryqezova gishterinjte e mi te holle delikate me ato te tijat dhe e pashe ne sy. Dukej sikur ishte ne gjendje qe te bente cdo gje per mua. Tek doja te largoheshim krejt rastesisht syte e mi ndeshen nje tjeter person qe po me shihte njesoj si Stivi. Ne katin e dyte te gjimnazit me xhama syte me ndeshen nje figure te gjate, nje siluete mashkuli me duar ne xhepa qe po me veshtronte tere inat ose ndoshta dhe urrejtje. Dukej i shkaterruar dhe e dija se do te jepja disa shpjegime. Lart qendronte ai, Enriku qe dukej i acaruar dhe ne pamundesi per te mos bere asgje. E injorova, shtrengova me shume doren e Stivit dhe e terhoqa pas vetes tek fillova te ece me hapa te shpejte. As kete nuk e kuptova pse e bera kete gje. Ne fillim nuk e doja Enrikun prane vetes ndersa tani... Tani po perpiqesha ta beja xheloz? Zyrtarisht ndoshta kisha filluar qe te cmendesha. 

"Mona do me thuash se ku po shkojme? Pse po qaje pak me pare dhe pse po shihje aq cuditshem lart dy sekonda me perpara? 

Nuk i thashe asnje fjale derisa shkuam ne kafeterine aty prane. U ulem prane dhe kalova doren ne fytyre duke fshire faqet me sa fuqi qe te kisha.

 "A je ndjere ndonjehere aq keq sa te urresh gjithe boten perreth teje Stiv?" E pyeta me nje veshtrim te lodhur nga e gjithe kjo situate qe ne fillim po me pelqente por pastaj u be e padurueshme. 

"C'do te thuash me kete? Mona po me ben vertet merak, c'dreqin ka ndodhur qe po sillesh keshtu? Ti nuk je asnjehere kaq misterioze."

"Kishe sot kimi?" Pyeta teksa kamarieri u shfaq me dy kafet e nxehta qe ne kishim porositur. I la ne tavoline dhe u largua. 

"Po kisha ne oren e trete me ate profesorin e ri qe kishte ardhur kete vit" U pergjigj kaq qetesisht. Ah sikur ta dije Stiv..

"Epo ai profesori i ri i kimise eshte personi me te cilin pata nje lidhje ne Hawaii." Buzeqesha djallezisht.  Luhatjet e mia te humorit ishin me keq se ne ato momente kur gjendesha ne ditet e mia. 

"SI lidhje? LIdhje keshtu tamam si dy veta qe dashruohen? Do te thuash se ai ka qene i dashuri yt? Z. Parker?!" Me pyeti nderkohe qe i ngeci ne fyt filxhani me kafe qe po mbante ne dore. Me beri te qesh nga reagimi i tij. Ishte bukur te shikoje sesi nje njeri mbytej aq keq nga nje fjale e imja. Ne te njejten kohe buzeqeshi dhe ai. U detyrova t'ia shpjegoja cdo gje qe nga fillimi. Me pa me dyshim, harkoi njeren vetull dhe filloi te me skanonte syte. Nuk dija c't'i thosha. Ndoshta e zhgenjeva nga keto qe fola. Me ne fund ai theu heshtjen midis nesh.  

" Ne rregull prit ta kuptoj pak me mire. TI ishe e lidhur me profesorin tone ne Hawaii. Kalove disa dite me te dhe e le me mendimin se nuk do e shihje me asnjehere ne jeten tende. Nderkohe ai qelloi qe ishte profesori yne i kimise, per me teper nipi i Shrekut (Drejtorit te shkolles) dhe ti e takove sot ate ne klase ku te tha qe e kishte marre malli?"

"Po pikerisht keshtu Stiv. Sa fatkeqe qe paskam qene apo jo?" Turfullova me vete. 

"Prit cfare the?" Me pa kaq i cuditur. "Fatkeqe? Prandaj po qaje aq shume ti?  Mona po ti nuk e di se c'fat te ka rene ne dore." Qeshi  me te madhe. Nuk po e kuptoja kete reagim te tij. 

"C'dreqin po thua keshtu Stiv. Ai eshte mesuesi im kupton? Nuk mund te kem asnje lidhje me te. As nuk mund t'i flas por as nuk mund ta injoroj dhe ti me thua qe une paskam fat. Oh te lutem Stiv. 

"E ke menduar ndonjehere qe mund te kalosh vitin me sy mbyllur nepermjet tij? Mund te marresh nota te shkelqyera sidomos ne kimi qe ti je dhe ke qene gjithmone tape, mund te perfitosh kredite per ne universitet, mund ta perfundosh me shpejt kete vitin e fundit te gjimnazit nepermjet tyre e te shkosh ne kolegj. Mona ti je kaq me fat. Pastaj ai nuk ishte dhe aq i keq." Me shkeli syrin i buzeqeshur. KIsha ngelur e habitur perpara tij. Stiv po m'i thoshte keto? Ai po me keshillonte qe te shfrytezoja Enrikun.. Ne asnje menyre! 

"Une nuk do ta perdor Enrikun per te marre kredite per kolegjin Stiv. Jam shume mire me mesime dhe do te mesoj, do t'ia ndal mbane vete jo me ndihmen e notave te tij. C'jane keto budallalleqe qe thua nje here?! E leme fare kete teme me mire."  

"Ne rregull, ne rregull mos u merzit sheqerke. Ishte thjesht nje mendim. Nese ai do te perpiqet perseri te te beje per vete e te te perqafoje ne mes te klases  do te merrem vesh une ndryshe me te. Mire?" Tashme fytyra ime gjendej ne mes pellembeve te duarve te tij te medha qe po me ledhatonin butesisht. Me dha nje puthje te embel ne faqe dhe vazhdoi i buzeqeshur: "Tani kush do embelsire me cokollate?"

Me beri te qeshja me gjithe cepat e buzeve. Stivi ishte shoku me i mire ne bote qe mund te ekzistonte. E doja tmerresisht shume. 

"UNE!!" Bertita duke ngritur njeren dore lart si ndonje femije i lumtur. "SI arrin te me lexosh gjithmone mendjen?

"Perpiqem. Eja tani se dhe per disa minuta jam i yti. Pastaj me duhet te takoj Piterin." Me tha nxitimthi. 

"Aww sI po shkon lidhja me Piterin, Romeo?" E pyeta duke qeshur.

"Mos me ngacmo shume Zhuljeta e profesorit te kimise. Do t'i behet qejfi Piterit kur ta degjoje kete. Eja tani, coje prapanicen tende te madhe nga karrigia sepse do te festojme." La parate e kafeve mbi tavoline tek i nxorri nga portofoli, u cua dhe nisem te ecnim per te dyqani i embelsirave duke qeshur. Gjate gjithe rruges nisa te kujtoja Enrikun. Oh po se harrova. Vendosa ta injoroja ne cdo mundesi qe do te me jepej, ashtu sic bera sot. Me siguri tani do te ishte i terbuar qe me pa me Stivin por heret a vone do ta kuptoje se e ka gabim.  

Mona 1, Enrik 0

Mesuesi Im  (Shqip)Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang