❇Kapitulli i trembedhjete❇

1.3K 109 17
                                    

~Mona~

Teksa mamaja arriti me makine prane shkolles, syte me zune mercedes benz-in e bardhe te Enrikut qe ishte parkuar ne nje qoshe aty prane. Ai kishte ardhur. Nervozismi po fillonte te me vershonte perseri ethshem neper trup. Mamaja ime do te takonte Enrikun. Po pse duhej te me ndodhnin mua gjithe keto? C'te keqe kisha bere valle? Gjithe keto pyetje po me lundronin ne mendje dhe po me shkaktonin trazira qe ne mengjes. 

Hyme brenda ne shkolle. Zilja sapo ra. Mamaja shkoi te takonte drejtorin ne zyren e tij ndersa une ndoqa rrugen drejt dollapit per te lene disa libra. Tek po formoja kodin duke u lutur qe gjithcka te shkonte mire, me pulsin e shpeshtuar ai ata trenat e shpejte, shoh ate. Veshtroj dhe nje here profilin e tij te dashur. Hunden e gjate e te drejte, buzet e tij dhe vijen e forte te nofulles ne te cilen mund te shihje gjithmone nje levizje te lehte te muskujve qe leviznin kur perjetonte emocione te cilat ai mundonte ti mbante nen kontroll. Isha habitur me shpejtesine me te cilen ai ishte bere i afert me mua. Njihja cdo nuance, cdo hije, cdo vije te trupit dhe fytyres se tij qe kurre me pare nuk kisha njohur njeri ne jeten time. I veshur me kostum si gjithmone, me menget e kemishes te perveshura deri te berrylat dhe me nje ngerdheshje ne fytyre, Enriku me kaloi prane e me buzeqeshi ne menyre ironike. E dija. Isha e ndergjegjshme per cdo detaj. Tashme kisha rene ne duart e tij. 

"Miremengjes znjsh. Kingsli." Tha djallezor me syte qe i ndrinin. Me vinte ta vrisja me duart e mia edhe pse e doja. 

"Pershendetje Z.Parker." Ia ktheva kendshem. Por po zjeja e tera nga perbrenda. Tamam si nje tenxhere me presion.

"Ah ja tek eshte.. Enrik!.. Znj. Kingsli ka ardhur te te takoje." U degjua nje ze prapa nesh. Ktheva koken dhe e kuptova se tashme me kishte ardhur fundi. Perpara nesh ndodhej drejtori se bashku me mamane time duke na veshtruar te dyve. U gelltita nje here me veshtiresi nga lemshi ne gryke dhe nje heshtje e cuditshme ra. Ne korridor nxenesit kishin filluar te pakesoheshin e te shperndaheshin neper klasa. Ne nje moment ku kisha ngrire e tera Enriku vendosi te fliste pas asaj pauze qe u duk si nje shekull. 

"Ah pershendetje Znj.Kingsli, ju jeni mamaja e Mones apo jo? Keni ardhur te me takoni besoj? Une jam mesuesi i kimise se Mones, Enrik Parker." Tha ai e hodhi veshtrimin djallezor nga une pastaj i shtrengoi doren mamase sime. Doja te me perpinte dheu nje here e mire. 

"Po Z.Parker, kenaqesi qe ju takova. Une jam mamaja e Mones dhe erdha sepse vajza me tregoi qe ka patur probleme me lenden tuaj." 

"Ah per kete keni ardhur? Mire ne rregull atehere. Nderkohe qe dhe Mona shkon ne mesim ju ejani me mua ne klasen ku une jap kimi ne menyre qe te diskutojme bashke dhe me drejtorin mbi problemet qe kam hasur me vajzen tuaj." Edhe sikur tere shkollen te digjja, situata nuk do te zmadhohej kaq shume. Prit nje minute po ky c'dreqin po thote? Nuk do qendroja me ata  kur te flisnin? Po sikur ai t'i sajonte brockulla mamase sime ose me keq akoma t'i tregonte te verteten ku te zhdukesha une?  Enrik do te te varros per se gjalli!

"Po keni plotesisht te drejte" Tha mamaja me nje hije buzeqeshjeje ne fytyre. Sikur ta dinte se me ke do te diskutonte per mua, nuk do te kishte qene dhe aq e buzeqeshur. 

Pas pak minutash e gjeta veten ne klase, duke rrotulluar lapsin neper duar me zerin si sorre te mesueses se fizikes ne sfond. Kur ajo shpjegonte madje dhe muri komplet i bardhe te dukej me interesante se mesimi. Cfare te ishte duke i thene tani? Mos ndoshta mamaja do te zhgenjehej nga une? Mos po i tregonte cdo gje? Jo Enriku nuk mund te ishte aq i marre. Apo ishte? Keto pyetje me kalonin para syve si ato strishat neper televizione. Kisha ankth. Ne fund te fundit ai nuk rrezikohej aspak. Isha une ajo qe demtohesha me shume. Frymemarrja po me shpeshtohej sikur oksigjeni te kishte mbaruar. Duart i levizja here pas here e s'po gjeja asnje lloj rehatie ne ate banke te klases. E njejta situata ndodhi pergjate gjithe oreve te mesimit. Me Enrikun nuk u ndesha me pasi ai ishte i zene me klasat ku jepte mesim. Por mamaja ime ishte larguar.  Shume ore me pare madje. Rrezik po me priste ne shtepi me ndonje shkop bejsbolli. Keto mendime qesharake qe me kalonin neper mend me bene te qeshja me vete tek po i drejtohesha oborrit te shtepise. 

Mesuesi Im  (Shqip)Where stories live. Discover now