❇Kapitulli i nentembedhjete❇

1.3K 116 34
                                    

Hello my cuties 😊
Pra sic e keni pare dhe te kopertina e librit ai hottie lart eshte ENRIKU i famshem :p I gjithe personazhi nga ana fizike eshte krijuar nen bazen e tij qe ne fillim te historise. S'e di nese iu pelqen kjo zgjedhje. Komentoni gjithashtu me jepni ndonje mendim per ecurine e ngjarjeve. Love love ❤

~Mona~

Dola nga shtepia duke marre nje cante te vogel me vete dhe nxorra makinen nga garazhi. Gjendesha rruges per te shkuar tek ai. Kisha marre makinen dhe po shkoja drejt shtepise se njeriut qe me kishte rrembyer zemren keto dite e po ma thyente me cekic ate. Te pakten keshtu mendoja une. Mamaja do te ndodhej ne spital gjate gjithe nates keshtu qe kisha kohe te kthehesha perseri.
Qindra mendime me kalonin si flashback-e perpara syve. Fillova te inatosesha me veten qe lejova dike si ai ne jeten time. Isha shume mire vetem si gjithmone, ne nje bote pa dashuri, pa lemshra ne stomak e pa nuanca te kota ndjenjash qe te merrnin mendjen. Vetmia sado e hidhur te ishte nuk te shkaktonte dhimbje te tilla. Faji ishte vetem i imi. E dija kete.

Rrugen e kishte pushtuar mbreteria e erresires. Asnjehere nuk kisha dale kaq vone nga shtepia. Ca re si shtullunga te zeza kishin mbytur qiellin. Ngadale ngadale pergjate rruges filloi nje shi i imet, i holle nga ata qe lagin gjithe siperfaqen e tokes. Ne xhamin e makines mijera pikeza te vogla uji rreshqisnin e merrnin rrugen drejt destinacionit te tyre. Keshtu po ndihesha dhe une ne ato momente. Melankolike, si nje pikez uji tejet e vogel, ne gjithe ate shi te madh dashurie qe merrte rrugen drejt saj. Deshiroja te arrija njehere e me pare ne shtepine e tij. Dreq Enrik! Pse duhej qe te vija ne kete ore ne shtepine tende?! Pse duhej qe t'i dorezohesha perseri arrogances tende te pamposhtur dhr te te trokisja ne dere si pa te keq kur ti me tradhetove?! Perfundimisht e urreja veten. Zemra dhe truri ishin ne nje beteje ta papare mes njeri tjetrit gjate gjithe rruges. Nuk dihej se kush do fitonte ne fund por sidoqofte Enriku do ta merrte ndeshkimin e tij.

Me ne fund arrita. Parkova makinen, mora celesat, i futa ne xhep dhe dola me te shpejte nga makina duke vene kapucin e bluzes me zinxhir ne koke. Vrapova aq rrufeshem sa s'kisha vrapuar ndonjehere ne jeten time. Nese do te kishim ndonje gare ne oren e edukimit fizik isha e sigurte se do te dilja e para me ate vrap te rrembyeshem. Bukur! Edhe kjo me duhej. Te behesha qull vetem per te shkuar te ai. Te lumte Mona. Duhej te pranoje patjeter.

Aroma dehese e shiut kur lagte token ishte perhapur ne cdo molekule te ajrit. E adhuroja ate arome. Mund te qendroja me ore te tera ne shi vetem per ta nuhatur e per te shijuar freskine qe te dhuronte ne shpirt. Ama te rrija me cader, jo te lagesha e tera sic ndodhi.

Enrik banonte ne nje ndertese te larte pothuaj te mbushur me shume apartmente. I hodha nje sy adreses qe me kishte derguar ne mesazh. "Kati 8, apartamenti 5." Mora ashensorin dhe shtypa butonin 8. Menjehere sapo u ktheva pashe veten ne pasqyre. Hapa syte e trembur. Isha katastrofe nga rrobat e lagura. Isha bere si nje nga ato te mbijetuarat e apokalipsit qe do fundoste shume shpejt Token. Zgurdullova syte perpara pasqyres. Si mund te dilja perballe Enrikut ne kete gjendje? Kjo ishte perfundimisht dita me e keqe deri tani.

Mesuesi Im  (Shqip)Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin