❇Kapitulli i njembedhjete❇

1.4K 127 15
                                    

*Mona*

"Znjsh. Kingsli ku mendoni se po shkoni?" 

"Dreq! Me kapi!" Thashe me vete ne ate mendjen time nderkohe qe po mundohesha t'i shpetoja denimit e te shkoja ne shtepi. Deshira e fundit qe kisha, ishte te qendroja ne nje klase me Enrikun. Vertete aty do te kishte dhe te tjere por vetem prezenca e qenies se tij prane meje do te nderlikonte gjithcka. 

"Me kujtohet shume mire kur ju thashe se jeni e denuar te qendroni pas mesimit sot ne mengjes"  U rrotullova mbrapsht dhe me doli perpara, Ai. Ishte aq i terheqes. Nje flakerime e thelle ngjyre mishi dilte nga kemisha e pamberthyer ne pjesen e siperme, ku kishte liruar kollaren. Kraharori i gjere ku doja te mbeshtetesha pergjate gjithe ketyre diteve me hipnotizonte te teren. Menget e kemishes te perveshura pak te berrylat i jepnin nje pamje me te crregullt e me joshese. Me benin ta perjashtoja nga korniza si mesues, t'i vija shkelmin gjithckaje e t'i hidhesha ne qafe duke e puthur. Disa ndjenja te embla, te lezetshme pershkuan trupin tim e filluan te vershoni me furi. Syte ngjyre mjalti ishin fiksuar ne qenien time e nuk po i levizte qe andej. Me duhej t'i pergjgjesha. 

"Ah po! E drejte. Pothuajse harrova fare." U shtira perseri si nje budallaqe, nje bjonde qe as nuk e kishte idene me te vogel se c'po ndodhte perreth saj. Ia kisha marre doren kesaj gjeje. Pa i lene mundesine qe te pergjigjej shkova drejt klases ku do te beja denimin. Dhe sigurisht cfare rastesie e bukur! Mesuesi qe do t qendronte me ne "te denuarit" ishe pikerisht Enrik Parker.   

Nuk u nervozova shume. Zura nje banke nga fundi dhe fillova te shoh perreth. Lloj lloj nxenesish, lloj lloj fytyrash e sjelljesh. Turfullova e nxehur. Prane meje shihja nje djale me nje piercing ne hunde qe ishte hapur sa gjate gjere ne banke e po mbllaciste nje cumcakiz roze me gojen qe i levizte sa andej ketej.. Arrita t'ia shihja te gjitha me dhembe, dhemballe e bajame. Shtremberova njehere fytyren dhe u ktheva nga ana tjeter. Aty gjendej nje djale tjeter me nje tatuazh kafke te postuar ne krahe i cili po qendronte ne snapchat e po qeshte me ekranin e celularit. Te pakte ky ishte me mire se djali me piercing. Diku tutje ishte nje vajze me floke te zeza, e veshur e tera me te zeza, me syte e mbuluar nga toni i zi dhe me nje bllok te zi ne dore. Pashe aq shume ngjyren e zeze perreth saj saqe m'u peshtiros e tera edhe pse isha nje fanse e asaj ngjyre. 

Me pak fjale perreth meje ishin vetem disa tipa te cuditshem, te izoluar komplet nga bota dhe te mbyllur ne ate universin e tyre. Ula koken duke m'u leshuar kacurrelat e verdhe gjithandej dhe mbylla syte. Enriku akoma s'kishte ardhur. Shtrengova fort qerpiket e zinj dhe qendrova ashtu per pak caste. Ne ate menyre ndihesha me mire.

*Enrik* 

Isha midis nje humnere me Monen prane. Vetem nje hap me ndante nga ajo e te me fundoste plotesisht. Ndoshta isha treguar pak i ashper me te por e vetmja gje qe deshiroja aq shume ishte te kaloja pak kohe nen shoqerine e saj. Po qendroja i ulur ne njeren nga karriget ne sallen e mesuesve perpara se te nisesha ne klasen ku gjendej dhe Mona. Isha gati te perfundoja disa shkresa qe kisha ne dore mbi lenden qe jap mesm derisa ndjeva pranine e dikujt afer meje. 

"Pra si po te shkon puna?" Me erdhi ne vesh nje ze i embel femre dhe ndjeva parfumin e rende qe kishte hedhur. U ktheva dhe i dhashe nje veshtrim personi, te cilit ishte ulur ne karrigen perbri meje. Ah po, ishte Nadia, nje kolege pune, nje mesuese biologjie, ne moshe pak a shume sa une, me floke te gjate te zinj, sy bojekafe, tipare te erreta e te theksuara te fytyres, plot hijeshi, me nje trup te valezuar aty ku duhet e sic e thashe me nje ze te embel. 

"Mire, shume mire. Me pelqen cdo gje." Ia ktheva ftohte pa i hequr syte nga fletet ne te cilat po punoja. Por kjo duket se nuk e distancoi sepse vazhdoi me pyetjet. 

 "Me behet qejfi per kete. Je nje nga personat e rralle qe e pelqejne punen qe bejne. Degjo Enrik.." Me terhoqi vemendjen dhe ngrita syte per ta pare drejt e ne fytyre. Ishte mjaft simpatike dhe e hedhur si tip. Keto ishin ky cilesite kryeore qe e pershkruanin me se miri Nadian.

Mesuesi Im  (Shqip)Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu