❇ Kapitulli i shtate ❇

1.4K 131 33
                                    

~Mona~

Beep, beep, beep!

U degjua ne sfond alarmi i celularit qe s'kishte nder mend te pushonte. U zgjova si e trullosur duke mallkuar ate person kushdo qofte qe shpiku shkollen. Pse duhej qe te na torturonte ne kete menyre? Por hej, me duhej te shkoja patjeter sepse sot ishte dita e pare e shkolles qe do te shenonte njekohesisht dhe diten e pare te tmerrit te vazhdueshem.

Perplasa doren mbi komodine me syte mbyllur, vetem per te pushuar ate dreq alarmi. Hapa kapaket e syve ngadale dhe u perballa si gjithmone me 4 muret vjollce te dhomes sime te dashur. U cova, ndejta per nje moment ashtu si e drobitur, dhe mora peshqiret per t'u futur drejt e ne dush. Uji i ftohte akull qe nuk ishte ngrohur akoma, rreshkiti me furi ne siperfaqen e trupit tim dhe arriti te me zgjoje tamam.

Lava dhembet dhe kishte ardhur momenti qe te vishesha. Per cudine time ate dite nuk isha vone ndodhte pothuajse gjithmone.

Rrembeva uniformen e shkolles nga nje cep i dollapit ku e kisha futur. Zvarrita mbi trup fundin e kuq te stofit me pala te njepasnjeshme dhe mbertheva kopsat e kemishes se bardhe lino qe kishte te stampuar logon e shkolles ne te majte te saj. Rregullova kollaren me kuadrata te kuqe e te zeza dhe rrembeva xhaketen e holle per ta hedhur kraheve. Ngjita deri ne gju corapet e zeza, te cilat ishin po ashtu pjese te uniformes dhe futa kembet ne kepucet llustrafine qe per mua ishin kepucet me te rehatshme ne bote. Mund te ecja me kilometra te tere ne to e prape nuk do lodhesha.

Hodha parfumin tim te zakonshem me arome orkideje, i cili nuk me eshte ndare keto muajt e fundit, leshova floket kacurrele supeve ne formen e tyre natyrale dhe vura kufjet ne vesh per te me bere shoqeri gjate rruges.

Zbrita poshte duke rreshkitur ne tubin gjate shkalleve derisa arrita parketin. Mora rrugen drejt kuzhines me mendimin se mamaja ndodhej ne shtepi por u gabova. Ajo kishte shkuar heret ne spital meqe punonte si infermiere dhe me kishte lene nje shenim me gjerat qe duhej te beja. Rrembeva celesat dhe u nisa drejt ferrit te merzitshem qe po me priste gjate ketyre 9 muajve.

Mora rrugen drejt shkolles me kengen "Team" te Iggy Azalea brenda kufjeve derisa arrita. Eca neper korridoret e shkolles. Te njejtat fytyra, te njejtat klasa, te njejtet mesues. Ky do te ishte nje vit kaq i merzitshem. Megjithate me ngushellonte fakti qe me ne fund do t'i drejtohesha universitetit pas ketyre muajve. Shkova drejt dollapit me celes qe me ishte caktuar dhe fillova te ve disa libra ne te. Po shikoja orarin qe me ishte dhene. Fillonte qe nga matematika, vazhdonte me anglishten.. e perfundonte me kimine, lenden me te urryer e me katastrofale te momentit. Vazhdova te isha e humbur ne mendime derisa ndjeva dy duar te medha qe me mbuluan syte e me penguan shikimin. U bera shume kurioze. Me shpejtesi I hoqa duart nga fytyra dhe u ktheva prapa per te pare se c'person i cmendur mund te ishte. 

"Stiv!" Bertita me te madhe e buzeqeshur duke i dhene nje perqafim te ngrohte me te gjithe tupin tim. 

"Pershendetje sheqerke. U be kohe qe nuk shihemi apo jo?" Me pyeti tek qendronte perballe meje me embelsine e tij te zakonshme. Ishte Stivi, miku im me i ngushte sigurisht pas Klerit, asaj nuk ia zinte njeri vendin. Ishim njohur qe ne fillore se bashku dhe te them te drejten kemi ndare shume po shume sekrete. 

"Me kishte marre shume malli per ty!

"Edhe mua sheqerke. S'e ke idene sa shume." Syte i shkelqenin dhe dukej vertete i lumtur. Me pelqente prezenca e tij perkrah meje dhe ishte personi qe me bente gjithmone te qeshja, s'kishte rendesi momenti se ku ndodheshim apo se cfare benim. Ai ishte nje djale i perkryer dhe e doja shume. E kam konsideruar gjithmone si vellain qe s'kam pasur mundesi ta kem.

"Si thua te takohemi pas shkolle e te bisedojme pak se bashku. Ke per te me treguar shume gjera zonjushe e vogel." Me buzeqeshi lehte e ishte ne pritje te pergjigjes sime.

" Sigurisht qe po!" Ia ktheva e lumtur kur menjehere tingulli i ziles u degjua dhe u detyruam te largoheshim secili neper klasa.

Oret kaluan shpejt. Me shpejt nga c'e prisja. Te gjithe mesuesit na uronin suksese per vitin shkollor..bla, bla, bla. Fjalet e zakonshme qe isha mesuar t'i degjoja cdo vit.

Erdhi momenti i lendes se fundit te dites e me ne fund mund te dilja me Stivin ose te shkoja ne shtepi. Kisha kimi me nje profesor te rrepte, matuf, kokeshkemb dhe serioz gjate gjithe kohes. Nuk e kisha pare njehere qe t'i qeshe fytyra. Ishte i vjeter ne moshe, i zoti ne profesionin e tij dhe sic e thashe mjaft i rrepte. Te merrje nje cope 10- e me te ishte sikur te fitoje cmimin Nobel.

Terhoqa kembet drejt dollapit, formova kodin duke e rrotulluar disa here per te gjetur numrat, e hapa dhe terhoqa librin bashke me bllokun e shenimeve qe mund te me duhej. Me ate profesor qe kisha, sigurisht qe do me bente pune.

Iu drejtova klases, dhe u ula ne banken e pare si nje nga ato nxeneset shembullore. Edhe pse e dija qe s'isha, vetem namin kisha te tille. Isha e rrethuar nga fytyra te njohura te gjimnazit qe frekuentoja, megjithate nuk flisja me asnjerin prej tyre.

Erdhi momenti qe te gjithe ne te duronim zerin e trashe te profesorit te kimise tek fliste per acidet karboksilike. "Sa bukur Mona" thosha me vete duke rrotulluar syte e painteresuar aspak per mesimin.

Por u gjenda ne nje tjeter situate komplet te pabesueshme.
Ne klase u shfaq se pari drejtori i gjimnazit e me pas nje mashkull qe e njihja shume po shume mire. Bebet e syve m'u zmadhuan dhe me kaploi nje pasiguri per ate c'ka po shihja.

"Pershendetje klasa. Kete vit na eshte dashur te bejme disa ndryshime te vogla ne lidhje me mesuesit qe ju shpjegojne. Megjithate dua t'ju prezantoj me Z. Parker, nipin tim dhe profesorin tuaj te kimise per kete vit shkollor."

Lapsi qe po rrotulloja neper gishta sa andej ketej ra ne toke dhe shtanga ne vend me zemren qe filloi te rrihte perseri pas 1 muaji qe kisha kaluar pa prezencen e tij. C'dreqin kerkonte Enriku ketu? Sa vjec ishte njehere?! Ai, mesues?! Mos ishte ndonje lloj shakaje pa kripe?!

Syte e tij filluan te skanonin te gjitha fytyrat e atyre qe ndodheshin ne klase dhe ndaluan menjehere ne vend sapo me pane mua. Verejta se ngriu i gjithi sapo i zune syte qenien time ne banken e pare.

"Mona." Peshperiti me ze te ulet duke pare drejt meje i hutuar nderkohe qe drejtori akoma fliste per arritjet e nipit te tij.

Mesuesi Im  (Shqip)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant