❇Kapitulli njezet e pese❇

1K 102 15
                                    

~Mona~

"Cfare? Mendon se jam i dehur? Vertete Mona? " Kesaj radhe zeri i ndryshoi. Mori nje ton tjeter. Nuk me foli per disa sekonda e pastaj qeshi me ze te larte. Po! Padyshim qe ishte i dehur. Enriku, i cili me kishte marre ne telefon ne ate ore te mbremje po me mermeriste budallalleqe qe as vete nuk do t'i besonte po te ishte esell. Po me dukej aq qesharak nga zeri saqe me beri dhe mua ta buzeqeshja. Ja pse e doja. Kishte aftesine te me rrembente nje buzeqeshje sa here ne flisnim. Ama kete here ishte ndryshe. Kete here kishte pire paksa e nuk me dukej forte ne terezi. 

"Enrik, a je mire? Pse ke pire kaq shume? Zemer deshiron te vije prane teje? Kam frike mos ben ndonje "aventure" pas telefonates tone. "

"Ah Mona Liza,  me siguri ate aventuren do ta bej po erdhe ti ketu ne kete ore te nates. Jam mire. Do te pi nje aspirine dhe do te jem mire. Mos u shqeteso per mua. Dua vetem qe ti te mos trishtohesh per asgje ne rregull? Gjithcka do te rregullohet. Une ta premtoj. Do te jem prane teje per cfaredolloj gjeje qe te ndodhe edhe sikur ti mos te me duash.. Kurrsesi nuk dua te merzitesh per ato c'ka mund te zbulosh keto dite.." Po c'dreqin po thoshte keshtu? Cfare do te zbuloja? Pse po m'i kerkonte te githe keto? Me beri te buzeqeshja serish. Nuk e kisha degjuar kurre te fliste ne kete menyre. Ishte mese e vertete se gjendja e "te dehurit" i transformonte njerezit. U habita se c'fuqi kishte. 

"Enrik, je i dehur. Me siguri qe neser as nuk do ta mbash mend fare telefonaten tone. Shko qetesohu. Do te flasim perseri neser ne shkolle dakord? Madje do te te kerkoj dhe llogari pse kishe pire kaq shume sot, keshtu qe perpilo ndonje fjalim te mire ose perndryshe do te te denoj une ty. Te dua shume. Shihemi neser"

Mbylla telefonin dhe e vendosa mbi xhamin e tavolines se dhomes se ndenijes. Te gjitha mesimet i kisha mbaruar dhe mund t'i lejoja vetes ndonje film te bukur nen pranine e kokoshkave. Mamaja nuk ndodhej ne shtepi. Se shpejti mbaronte punen dhe doja ta prisja zgjuar. Me Enrikun ne mendje dhe biseden e tij aq te cuditshme iu drejtova kuzhines. 

Triiing!

U degjua ne sfond zilja e deres nga hicgjeja, tamam si nje nga ato skenat e filmave horror. Me beri ta ndaloja ritimin me te cilin e kisha nisur berjen e kokoshkave. Nuk prisja njeri. Ndoshta mund te ishte mamaja. Po me siguri ajo. Ose mund te ishte Enriku qe kishte vene ne veprim cmendurine e radhes. Po si mund te arrinte kaq shpejt kur ai me tha se gjendej ne shtepine e tij? Jo s;kishte mundesi. Ose mund te ishte ndonje vrases seriale qe priste te gjente adoleshente te vetmuara ne mbremje pa askend. 

"Mblidhe mendjen Mona. Po fillon te behesh paranojake." M'i shkeputi mendimet ndergjegjja ime qe s'te linte per asnje moment te qete.  Me hapa te ngadalte shkova drejt deres duke terhequr neper dysheme pantoflat me koke arushi. Me floket bishtalec dhe pizhamet roze, dukesha si nje dhjete vjecare edhe pse i kisha mbushur te tetembedhjetat. Eh nuk me behej vone. Hapa deren. Po filloja te ndihesha me mire. Nuk mund ta beja ate moment krejtesisht te rastesishem aq tragjik. 

Terhoqa braven e deres dhe bera disa hapa prapa. 

U shokova. Nuk mund te flisja me. Gjithcka u erresua. Ishte me keq se ndonje ndodhi me vrases serial.  

"Mona?! TI je? Po ne pse erdhem te shtepia kesaj buzequmeshtes ketu babi? Nga e njeh ti kete bjondinen?"  

Pothuajse mbarova, mendova se do me binte te fiket. Mbylla syte. Disa lote pervelues filluan te me digjnin ne sy. Ngjeshja qerpiket forte si per t'u zgjuar nga kjo enderr e keqe. Shume e keqe. 

"Bb-Babi? Vertete ti je?" Ne trup me hyne disa si te dridhura qe me perpine te teren.. Perpara meje tashme qendronte babai im. Personi, i cili nuk kishte denjuar te fliste me mua prej 11 vitesh tashme. Personi te cilit ia puthja fotografine cdo nate perpara se te flija, me shpresen se do ta merrte puthjen time e do te kthehej ne shtepi, do te kujtohej per vogelushen e tij te gjore qe e la pa ngrohtesine e "atij" qe quhet baba. Kaq e pafate isha valle?

"Babi? C'babi thua o Mona? A je ne vete apo ta kane bere pershesh trurin ato mesimet qe t'i jep Enriku? Ah kur them une qe je bjondine ti asnje nuk me degjon!" 

Wow! Prit nje minute! Po Maksi c'donte ketu? Dhe pse po e therriste "babi" babane time? Gjithe bota m'u soll verdalle. Me mire te gjendesha ne Mars duke luftuar me alienet se sa te isha prezente e asaj situate. Hodha nje veshtrim nga babai. Vura re se i ishin mbushur syte me lot. I ishin bere si dy kristale qelqi qe mund te thyheshin nga momenti ne moment. E njejta gje po ndodhte dhe me zemren time. Ishte po i njejti sic e mbaja mend para shume vitesh neper kujtime. Ato kujtime te cilat ishin groposur thelle ne memorien time e nuk shqiteshin me sikur askush te kishte mundesine t'i vidhte. Me te njejtin model flokesh, me te njejtet sy te qarte, me te njejten mjeker qe me guduliste sa here me puthte gushen kur isha e vogel. Me kishte munguar. Oh vertet shume! 

"Mona ty po te flas. Je gje shurdhe apo te kane zene veshet ato floket si shkurre? Nga e njeh ti babain tim?" M'i nderpreu mendimet Maksi qe nuk pushonte se foluri. 

"Dua te ta bej dhe une kete pyetje Maks!  Nga e njeh ti babane tim ?" 

"Po Enriku nga e njeh Monen" u degjua nje ze i trashe ne biseden tone idiote me Maksin. Nje ze pedant qe kishte aftesine te me ndillte me miliona kujtime. Ishte zeri i babait tim, tingujt e te cilit nuk i degjoja prej vitesh. 

"Oh ti nuk e di akoma apo jo? E nga ta dish?! Po te prezantoj me kete buzequmeshten ketu qe ne vend te trurit ka arra me duket. Kjo eshte e dashura e radhes e Enrikut." 

Mesuesi Im  (Shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora