~Mona~
"Shiko mami se une..Drejtori.. hmm.." Po filloja te belbezoja perpara mamase sime qe ishte ulur perballe meje e po pinte kafene qetesuese si cdo pasdite. Me duhej t'i tregoja per Enrik, ariun leshator ose perndryshe drejtori i shkolles do shkaterronte gjithe vitin tim te fundit te gjimnazit. Duart po i beja nyje vetem nga sikleti i pashtershem qe po buronte nga trupi im. Here kafshoja buzen, here shihja nga ajo qe me dukej aq e qete tek kthente filxhanin e bardhe te kafese e here mendoja fjalet qe do thosha. Me ishte krijuar njetornado fjalesh qe po perziheshin me njera tjetren e s'po me linin qe te shprehesha. Kisha nje lemsh ne gryke sa nje portokalle qe po ma hiqte trurin. E gjitha kjo ishte sa e cuditshme dhe e sikletshme ne te njejten kohe. Une asnjehere nuk kisha pasur probleme me shkollen por kete here gjerat do te ishin ndryshe. Une isha ndryshe.
"Cfare ke Mona? Cfare ka ndodhur?" Me drejtohet dhe tek e pa qe une nuk isha aq ne terezi e kuptoi menjehere se dicka nuk shkonte. Ajo gjithmone e kuptonte kur une kisha ndonje problem. Ishte si te thuash nje superfuqi e mamave ne bote, nje telepati qe mua me shpetonte perhere nga situata.
"Mami.. Duhet te te them dicka.. Mesuesi im i ri i kimise.. Ai kerkon te te takoje neser ne shkolle." Pashe qe pamja e saj u be pak dyshuese. "Nuk ka ndoje problem thjesht mendoi se do te ishte me mire keshtu. Do te diskutoje mbi rezultatet e mia, kjo eshte e gjitha, asgje serioze. Ne rregull?" Fola aq shpejt saqe as vete nuk e mora vesh se c'mermerita. U ngrys ne fytyre megjithate me foli me nje ton te bute. E ka ditur gjithmone se une nuk jam nga ato vajzat qe hapin telashe ne shkolle ose shkaktojne trazira. Jo perkundrazi me njihte shume mire, me mire nga c'mendoja une dhe me foli krejt qete me ate buzeqeshjen memesore qe vetem ajo di ta jape.
"Ne rregull shpirt. Nese ti thua keshtu atehere nuk ka asgje per t'u shqetesuar. Neser do te vij ne shkollen tende e do te bisedoj gjere e gjate me profesorin tend. Shpresoj qe notat e tua te mos jene ulur." E menjehere me kapi duart mb tavoline e m'i shtrengoi fort si atehere kur isha e vogel dhe e pafajshme. E doja aq shume sa s'mund te pershkruhej me fjale. Floket e zinj komplet ndryshe nga te mite ishin te shkurter dhe i vinin me prane fytyres anash, syte blu qe m'i kishte trasheguar ndonjehere ishin te vobekte pa asnje fije shkelqimi por ndonjehere rrezatonin nje lloj dashurie qe arrija ta dalloja shume mire. Ajo, gruaja e hekurt dhe me e pabesueshme qe kisha njohur kishte qene per mua edhe nene edhe baba. Figura qe supozohej te ishte burri i shtepise, babai qe duhej te me puthte ne balle sapo te vinte nga puna, te me perqafonte e te me sillte cokollata, te me perkedhelte me gjithe dashurine e tij, me la qekur isha 7 vjece. Ai iku u largua me sekretaren e tij flokekuqe duke me ngjallur neveri qe ne ate moshe. Nuk kam degjuar me prej tij por jam e lumtur qe kam jetuar vetem me mamane. Prej saj kam marre gjithcka qe me nevojitej e ne fakt isha e lumtur per kete.
E putha mamane ne faqe dhe u nisa drejt dhomes sime, ambientit ku une kaloj pjesen me te madhe te kohes. Sa hapa deren u hodha ne krevat si ndonje e plagosur nga lufta. Pavaresisht gjithe budallalleqeve qe mund te kishin ndodhur nuk mund ta hiqja Enrikun nga mendja. Ai tashme ishte nje copez e zemres sime qe kurrsesi nuk mund ta largoja. Do ishte sikur te thyeja zemren te tere. Nga ajo copez varej gjitha pesha e dashurise sime. Po filloja te sillesha e te mendoja si ato adoleshentet qe degjojne disa kenge damarprerese vetem se i la i dashuri. Marr IPhone nga ana e komodines roze dhe shoh qe me kishte ardhur nje mesazh. ME siguri do te ishte nga Stiv. Kohet e fundit me kishte lene shume pas dore sepse shpenzon kohe me te dashurin. Por hey ne ekranin tim te telefonit gjendej emri i Enrikut, profesorit tim te kimise, qe ma kishte bere jeten lemsh.
"Me sa duket neser do te takohem dhe me vjehrren time te ardhshme apo jo Mona Liza? Kam per t'i thene shume po shume gjera neser. :)"
Oh jo ai nuk do guxonte! Dhe ta mendosh detaji me kercenues i atij mesazhi ishte simboli "smiley face". Me siguri po bente shaka. Keshtu duhej te ishte apo jo? Megjithate sapo e pashe, pa pritur e pa kuptuar nje hije buzeqeshjeje me pershkoi buzet e te gjithe fytyren. Ishte e cuditshme se si nje person arrinte te te bente te buzeqeshje vetem nga nje fjale, vetem nga disa fjale te shkruajtura, vetem nga nje mesazh. e hodha telefonin mbi shtrat dhe mbylla syte e buzeqeshur si ndonje e semure mendore qe qesh me vete ne ato dhomat e spitaleve.. C'dreqin po me bente keshtu?!
"Mona zgjohu shpejt, tundu nga shtrati se t'u be vone." U degjua ne sfond zeri i mamase duke me shkaterruar nervat qe ne mengjes. Ne rregull e doja shume por mengjeseve ta degjoje tek bertiste duke me zgjuar mua nga gjumi im letargjik, ishte acaruese.
" Ne rregull u cova" Psheretiva me vete duke ferkuar syte e duke hapur gojen nga gjumi qe s'me kishte dale akoma. Nisa te vishesha shpejt me qellim qe te mos vonohesha.
U pashe ne pasqyre, rregullova pak floket edhe pse e dija se nuk do te qendronin e hodha pak parfum ne qafen e zbuluar nga kemisha e bardhe e uniformes. Nderkohe qe molekulat e parfumit me perplaseshin ne lekuren e zbehte, aroma e tij u perhap ne te gjithe hapsiren e dhomes duke me dhene nje kenaqesi te embel e qetesuese. Hoqa nga fytyra nje fije kacurrele qe ishte rebeluar nga pjesa tjeter e flokeve dhe ndjeva se isha paksa nervoze kur degjoja mamane qe behej gati per te me shoqeruar mua ne shkolle. Oh po. Kishte ardhur pikerisht dita kur mamaja ime zemermire do te takonte profesorin e kimise, djalin me te cilin kisha kaluar aventura krejtesisht te cmendura ne Hawaii. Nuk e di se c'do t'i perralliste Enriku por shpresoja qe ta luante mire rolin. Perndryshe do te ishte i vdekur!
YOU ARE READING
Mesuesi Im (Shqip)
RomanceMona, nje vajze 18 vjecare i kalon pushimet e veres ne Hawaii me ndihmen e shoqes se saj Kler. Atje takon Enrikun, personin qe do t'i ndryshoje jeten e qe do ta coje drejt nje dashurie pa asnje krye. A do te heqe dore Mona nga kjo dashuri e ndaluar...