~Mona~
Gjithcka po veshtiresohej kaq shume. Po behej e paperballueshme. Asgje nuk ishte si me pare. Asgje prej gjeje. Isha e vetedishme per kete. E ndjeja se do vinte nje moment dobesie qe do me bente te dorezohesha ne krahet e tij. Gjithe hekurat qe na ndanin do te perthyheshin dhe thjesht do bija ne nje agoni te thelle dashurie, ne nje humnere pa fund qe do me perpinte te teren. E doja, ishte e vertete por kurrsesi nuk mund ta perptypja faktin se ai ishte mesuesi im. Isha bere nje romantike e pashprese. Tamam si ato vajzat neper filmat qe shikoja per Shen Valentin krejtesisht e vetme. Valezimet e zemres ishin te ngadalta, te qeta prane tij por perseri kokefortesia ime mbizoteroi. Iu largova menjehere sapo ra zilja duke mos I lene mundesi qe te me fliste. Me veshtoi i hutuar por nuk tha asgje. Nuk u mendova gjate dhe mora rrugen menjehere drejt bibliotekes se shkolles. Me duhej te studioja per te marre ato dreq kreditesh shtese qe me duheshin per bursen.
"Pershendetje Mona." Me dhuroi nje buzeqeshje gjithe kenaqesi gruaja qe rrinte ne biblioteke, Znj.Morrison. Nje grua paksa e moshuar rreth te gjashtedhjetave por tere autoritet. Kishte nje trup te mbushur, te shendetshem dhe gjithmone te fliste embelsisht. Te pakten ajo vetem mua me njihte sepse jo shume student frekuentonin biblioteken. Une isha ajo "e zgjuara" qe duhej te studionte fuqishem per universitetin.
"Pershendetje Znj. Morrison." Ia ktheva me miresi dhe shkova te vendi im I zakonshem ku ulesha per te lexuar librat. Isha rrethuar nga kate gjigante me libra nga te gjitha anet. Biblioteka e gjimnazit ishte goxha e madhe. Ishte nje salle e gjere qe mbulohej deri ne fund nga raftet prej druri kafe te shndritshem. Librat qe ndodheshin ne to, nga te gjitha sojet mund te them, te jepnin nje kenaqesi te papare. Ishte e cuditshme se si asnje njeri nuk vinte ne ate biblioteke. Ndoshta isha une e cuditshme qe mendoja keshtu. Ku I dihej!
Lashe canten ne tavolinen ku do te studioja dhe shkova te merrja librin qe kishte te bente me Egjiptin e lashte. Mesuesja jone e historise ishte aq "e mrekullueshme" saqe na bombardonte me ese per temat e mesimeve. Ndonjehere e urreja. Rrotullova nje here syte tek pashe librin qe ishte I mbushur tej plot me te dhena historike dhe turfullova me vete. Me duhej te pervishja menger per te bere ate dreq eseje acaruese. Ne pune e gjate me priste.
Kishte kaluar pothuajse trecerek ore sipas celularit tim, tek shkova aty ku qendronte Znj. Morrison per te kerkuar nje liber qe nuk po arrija ta gjeja. Dhe me te drejte. Ne ate biblioteke mund te humbisje kollaj fare.
"Hey znj. Morrison dini gje ku ndodhet.."
"Ah pershendetje znj. Morrison." Kumboi nje ze I trashe ne biblioteke, I shoqeruar me hapat e nje njeriu. Menjehere ktheva koken dhe shoh ate. Ke tjeter? Sigurisht qe Enrikun. Kishte nje ngerdheshje ne fytyre dhe eci drejt meje. Po ky c'dreqin kerkonte?!
"Ah pershendetje Z.Parker. c'e mire ju solli ketu?" Tha gruaja e bibliotekes ndersa une ngriva ne vend. Thjesht po e shihja me syte e zgurdulluar dhe pyesja veten se si me gjeti dhe ketu.
"Jo asgje thjesht me duhej nje liber per disa ushtrime ne lenden time te kimise kjo eshte e gjitha. Se c'keni nje bukuri rrezellitese sot Znj. Morrison." Tha duke e veshtruar ne dukje me imtesi." Mos jane floket, apo ndoshta buzeqeshja juaj magjepsese? Sot jeni bere tmerresisht e bukur. Shkelqeni e tera." Dhe menjehere pas ketyre fjaleve mori rrugen drejt tavolinave ku gjendeshin librat. Shihja nderkohe znj. Morrison qe I buzeqeshi dhe filloi te rregullote floket gjithe qejf. What the fuck Enrik?! Me vinte t'ia plasja nje te qeshure aty ne mes te bibliotekes sa ta merrte vesh I gjithe gjimnazi. Gjithsesi shkova drejt tavolines ku kisha lene canten. Dhe per rastesine time Enriku ishte ulur prane meje e s'kishte marre asnje liber. E kuptova se pse kishte ardhur. Po me priste.
"Mos po me ndjek gje? Dhe c'ishte ajo skene me Znj. Morrison? E riktheve 40 vite para me duket. Filloi te rregullonte floket tamam si nje adoleshente. Mos je cmendur gje?" Thashe duke qeshur.
YOU ARE READING
Mesuesi Im (Shqip)
RomanceMona, nje vajze 18 vjecare i kalon pushimet e veres ne Hawaii me ndihmen e shoqes se saj Kler. Atje takon Enrikun, personin qe do t'i ndryshoje jeten e qe do ta coje drejt nje dashurie pa asnje krye. A do te heqe dore Mona nga kjo dashuri e ndaluar...