~Nadia~
Enriku ishte i dashuruar me Monen. Keto fjale m'u nguliten ne mendje e nuk me shqitej nga syte puthja e tyre. Ai donte nje studente te tijen qe une e njihja prej 3 viteve tashme. Mona. Mona Kingsli ishte vajza e cila kishte bere ate cka une nuk e arrita dot, i kishte rrembyer zemren. Definitivisht ky ishte nje skandal! Ai eshte mesuesi i saj dreqi ta haje! Si mund ta bente Enriku nje gje te tille? Si mund te krijonte nje histori dashurie me nxenesen e tij? Kaq i papjekur ishte? Enriku qe une njihja dhe ai qe kishte krijuar afeksonin ne zemren time, dukej se nuk ekzistonte tashme. Ishte shnderruar ne nje person te verber per shkak te dashurise qe i ishin zene syte nga bukuria e nje 18 vjecareje. Ai po abuzonte me te, kjo ishte e sigurt. Mones nuk i vija aspak faj sepse tek e fundit Erniku eshte i vetmi pergjegjes kryesor per kete. Po sikur dikush ta denonconte? Po sikur "ta kapnin mat" sic ndodhi me mua sot? Atehere do t'i hapeshin me mijera probleme ligjore, do te detyrohej te jepte doreheqjen e te perfundonte ne lloj lloj situatash kompromentuese. Jo me siguri ky ishte nje gabim. Si mund te lidhej ai me nje vajze 8 apo 9 vjet me te vogel se vetja? Ndoshta pamja e fashitur perpara syve te minuk ishte reale. Ama shikimi i hutuar e Mones perballe meje dhe shkelqimi i zbehte i syve te saj blu me tregojne te kunderten. Me shfaqin nje te vertete te hidhur, vertet te hidhur per mua.
"Me-mesuese Nad-Nadia..Une mund t'jua shpjegoj. Nuk eshte ashtu sic duket" Belbezonte Mona tek i kapen syte prezencen time. Ajo ishte e pafajshme. Natyrisht qe po. C'mund t'i thoja une nje adoleshenteje, endrrat e se ciles ishin vjedhur nga dashuria abuzuese e Enrikut? Asgje. Asgje prej gjeje. Mora fryme thelle. Isha e inatosur ama kurresesi s'mund t'ia nxirrja nervat asaj. Nuk mundesha. Mbusha mushkerite me fryme. Situata qe pashe me kishte lene pa ajer. U qetesova dhe mblodha mendjen. Personi i vetem qe duhej te paguante ishte Enrik Parker dhe jo Mona.
"Nuk ke pse me shpjegon asgje Mona. Shko ne klase. Mesimi ka filluar tashme" I fola butesisht. Fjalet e mia i pasuan nje lloj habie ne fytyre. Mbldhi vetullat e nisi te me veshtronte. Nuk e ndryshova qendrimin tim.
"Por mesuese.."
"Mona shko ne klase" E nderpreva duke e bere te largohej. Ajo shkoi ne klase por une duhej te flisja urgjentisht me Enrikun. Heret a vone ai duhej te jepte shpjegime per veprimet e tij te pahijshme me nje nxenese. E nese do ishte ishte e nevojshme do beja c'te ishte e mundur qe ai te merrte denimin e duhur. Nuk me interesonte me asgje tashme. Zhgenjimi ne zemren time i kishte kaluar limitet e miqesise sone.
~Enrik~
Oren e pare e kisha pushim dhe shfytezova rastin per te takuar Monen. Ajo eshte perhere kaq e bukur .Me bente t'i versulesha cdo dite e me teper si ndonje qen i terbuar. Nuk e dija se c'po ndodhte me mua. Kisha filluar te rrezikoja kaq shume keto ditet e fundit saqe kisha parandjenjen se dicka e keqe do ndodhe. Ama nuk me behej aspak vone. E doja Monen, e adhuroja dhe isha i afte te beja cdo gje per te fituar dashurine e saj aq te sinqerte.
Mona me siguri do te kishte shkuar ne klase pas takimit tone. Une u detyrova te dilja nga klasa ku jepja mesim per te shkuar ne sallen e mesuesve ku kisha lene disa dokumenta. Terhoqa deren e klases dhe u perballa me silueten e nje vajze perballe meje. Ishte Nadia, e cila kishte kryqezuar krahet dhe po me veshtronte cuditshem. C'dreqin po ndodhte?
"Enrik ne duhet te flasim" Oshtiu zeri i saj theres ne muret e korridorit. Nuk ishte aspak ne humor. Arrita ta kuptoja qe nga toni i zerit me te vilin foli. Cfare po e shqetesonte kete here? Nuk kisha kohe te flisja me te. Me siguri do te me kerkonte dhe nje mundesi tjeter mbi ne te dy e budallalleqe te tjera si keto. Une e kisha dike qe doja, me gjithe shpirt madje. Dashuria ime mbante emrin e Mones. Kaq nuk arrinte te kuptonte? Po me dukej mese e deshperuar ne ato momente.
"Me duhet te iki Nadia. Se shpejti kam oren e kimise per te dhene mesim. Kam shume pune me disa provime. Flasim nje here tjeter ne rregull?"
"Oh jo duhet te me degjosh me patjeter! Enrik behet fjale per.." Fjalet e saj u nderprene menjehere sapo dalluam nje burre tek po vinte drejt nesh. Kishte nje qendrim serioz, te matur dhe plot peshe. Ishte i veshur me kostum te zi, ngjyra e se cilit i bashkangjitej dhe me syzet e vena. Te gjitha keto ia shtonin akoma me shume pamjen misterioze e te rrepte.
"Enrik Parker! Sa kohe kemi pa u pare bashke! Si je mor bir?" Me shtrengoi fort doren e me dha nje buzeqeshje te shndritshme. Neuronet e mia filluan te kryenin punen e tyre e te rikoncizonin fytyren e tij. Kujtesa ime arritit ta njihte. Oh sigurisht! Perpara meje ishte pikerisht Zoti Robinson, babi i Maksit. E kisha takuar shpesh qe ne gjimnaz kur une me Maksin kryenim shkollen bashke. Ai kishte qene gjithmone nje mik i perhershem i familjes qe ne vegjeline time. Merrej me kompanine e tij private dhe shpeshhere i kishte kerkuar babit tim te beheshin ortake por ai kurre nuk kishte pranuar. Misteri rreth atij njeriu nuk kishte fund.
"Oh pershendetje Z.Robinson. Sa vite qe kane kaluar apo jo?" Ia ktheva dhe une me buzeqeshje.
"Me falni por une po largohem. Enrik mos harro ate qe te thashe" M'u drejtua Nadia perpara se te largohej ne drejtim te klasave te tjera. Nuk kisha kohe per te keshtu qe vetem i pohova me koke. Bashke me Z. Robinson dolem jashte shkolle.
"Pra c'e mire ju solli ketu Z.Robinson? Mos do te me pyesesh gje per Maksin?" U mendua pak dhe menjehere me kundershtoi. Vendndodhjen dhe punen time me siguri do ia kishte treguar Maksi por pse kishte ardhur te me takonte. Kurioziteti im po me shtynte pa mase.
"Jo Enrik ne fakt Maksi nuk e di fare qe une ndodhem ketu sot dhe do te lutesha mos t'a vije ne dijeni."
"Atehere cfare ka ndodhur? Nuk besoj se ke ardhur qe nga Florida per te me pershendetur." Po me dukej nervoz. Here pas here e hiqte veshtrimin nga une dhe e hidhte dikund. Nuk gjendej aspak i qete, arrija ta dalloja kete.
"Enrik meqe ti punon ne kete shkolle dhe je mesues, i njeh pak a shume nxenesit apo jo?"
"Ky eshte nje gjimnaz i madh Z.Robinson. Mund edhe te mos i mbaje mend te gjithe. Nuk jam dhe aq i zoti sa t'i memorizoj fytyrat e tyre. " C'dreqin kerkonte te thoshte me kete?
"Une dua te te pyes per dike. Per nje nxenese ne fakt qe studion ne kete shkolle dhe eshte ne vit te fundit. I kam marre shume mire informatat perpara se te vija ketu." Me siguri e kishte fjalen per ndonje te aferme e deshironte te me pyeste se si shkonte me mesimet. Por nje gje nuk kuptoja. Pse ishte i nevojshem nje mister i tille? Kjo po me vinte ne dyshim.
"Ne rregull atehere per ke behet fjale? Do isha shume i lumtur t'ju ndihmoja. Ju e dini se sa te afert keni ju me familjen time, se sa respekt ka babai im per ju."
"Gjithashtu dhe une Enrik. Do te te kem nje borxh shume te madh nese me ndihmon. Do te ta di per nder dhe ne boten tjeter.. Une kerkoj nje vajze. Ja pikerisht kete." Papritmas nxorri nga xhepi i brendshem i xhaketes nje foto te vogel te palosur me katersh. E hapi dhe ma drejtoi perballe fytyres.
"Ajo quhet Mona, Mona Kingsli. Ti e njeh apo jo?" Syte m'u erren. Nuk po arrija te shihja me. Pulsi m'u shpeshtua. Dhe frymemarrja gjithashtu. Ia rrembeva me furi fotografine nga duart dhe nisa ta veshtroja me nga afer, me imtesi. Nuk mund te qe e mundur. Bukuria e Mones sime te shtrenjte shihej mjaft qarte ne ate foto. Ishte vertete ajo, me floket e saj te verdhe kacurrele dhe buzeqeshjen mahnitese qe i rrezatonte tere fytyren. C'bente fotografia e saj ne xhepin e nje burri, babait te Maksit?
"E njeh Monen Enrik? Eshte ajo nje prej studenteve qe ti u jep mesim?"
"Dua dhe une t'ju pyes te njejten gje Z.Robinson. Nga e njihni ju Monen? Perse e kerkoni ju ate? Pergjigjmuni! "
"Nuk mund te ta them Enrik! Kjo pune me perket vetem mua. "
"Pergjigjmuni Z.Robinson!" Kete here toni im i zerit u be me i larte se me pare. Kerkoja me ngulm te dija te verteten. Helmi po me mbyste perbrenda. Nuk po arrija te logjikoja me. C'qellimesh kishte ai me Monen? Nga e njihte ai Monen time, vogelushen time? Isha gati ta kapja nga jaka e kemishes e t'i vija duart perreth fytit, ta mbysja derisa ai te me jepte nje pergjigje.
"Enrik qetesohu te lutem. C'te gjeti kaq papritur? Une.. Une jam ne kerkim te Mones sepse ajo eshte vajza ime..."
KAMU SEDANG MEMBACA
Mesuesi Im (Shqip)
RomansaMona, nje vajze 18 vjecare i kalon pushimet e veres ne Hawaii me ndihmen e shoqes se saj Kler. Atje takon Enrikun, personin qe do t'i ndryshoje jeten e qe do ta coje drejt nje dashurie pa asnje krye. A do te heqe dore Mona nga kjo dashuri e ndaluar...