❇Kapitulli i katermbedhjete❇

1.3K 112 13
                                    

Hey me falni per vonesat e update-eve per keto jave. Por Shume Faleminderit per 2k lexime ketu dhe 10k lexime te Zemerthyesi!! Eshte bukur te shikosh se si librat e tu vleresohen dhe pelqehen kaq shume ne wattpad! Seriozisht qe ju jam shume mirenjohese. Gjithsesi po ju le te lexoni pjesen e 14 te ketij libri. Shpresoj t'ju pelqeje sadopak. :) ♥♥

___________________________________________

~Mona~

Po shkoja drejt klases se Enrikut. Ne fakt isha pak shpejt. Doja te arrija me heret se te tjeret ne menyre qe te flisja qofte dhe per pak sekonda me te.  Menjehere sapo ra zilja, shkova drejt dollapit, formova kodin, lashe librat dhe mora rrugen drejt klases se Enrikut. Me dukej sikur po shkoja drejt strofkulles se nje ariu. Po pikerisht ashtu ishte. Enriku ishte nje ari qe te pakten nje here u tregua me mend ne koke dhe nuk i tregoi asgje mamase sime. 

Hyra ne klase duke trokitur lehte ne dere. Ai ishte ulur ne tavoline, i perqendruar me disa provime perpara. Shpatullat e gjera ia kishte mbuluar nje kemishe blu e erret si qielli para pak momentesh se te behet nate. Ne doren e djathte kishte mbeshtetur fytyren simpatike qe po me dukej shume mashkullore ne ato caste, ndoshta ishte faji i mjekres. Ndersa ne doren e majte mbante stilolapsin e kuq dhe bente disa V ose X ne fletat e provimit. Ne fakt Enriku shkruante me te majten, ishte sallaks. Ia vura re qe ne fillim te vitit kete gje kur nisi te shkruante ne tabele me marker dhe te them te drejten buzeqesha. Isha perpjekur disa here te shkruaja me te majten por shkrimi me dilte skandaloz, ishte njesoj sikur te shkruaja ne momentin qe po binte termet.

"Mona." Tha menjehere sapo degjoi trokitjen time e u ngrit ne kembe me vrull. Ishte aq i gjate saqe rrezik hija e tij, me mbulonte komplet mua. Une ngjaja si nje milingone perpara atij trupi para meje. Me vinte t'i thoja "S'ka gje me mire ulu". U gelltita nje here dhe kalova nje cope flokesh pas veshit. Duhej ta falenderoja. Dhe per cfare? Qe nuk i tregoi mamase per aventurat e mia me te ne Hawaii! Dreq! Kjo ishte kaq e cuditshme. 

"Hey Enrik.. Une-une dua.. te te falenderoj.. Shume faleminderit qe-qe nuk i the mamase sime per ate-ate qe ndodhi" Syte iu perqendruan me teper ne fytyren time dhe nisi te me veshtronte me nje lloj shikimi sikur donte te thoshte: pse-budalla-te-dukem-une-ty.  

"Per cfare nuk i thashe?" Buzeqeshi e m'u afrua me prane duke me eksploruar akoma me shume me nje veshtrim thumbues. Me mire te vdisja. Picerrova syte. Nuk mbaja mend qe Enrikun ta kishte zene skleroza para kohe. 

"Ti e di shume mire se per cfare.. Per ate nate, per ate qe kaluam bashke." Thashe e nervozuar me duart qe i levizja sa andej ketej duke i bere nyje.. Faqet po me digjnin e me siguri isha pjekur ne fytyre si ato domatet e fresketa te serave. Enriku po me shperqendronte teresisht. 

"Vertete? Pse cfare beme ne ate nate?" Buzeqeshi perseri dhe ngriti vetullen e trashe siper. 

"Oh ti e di shume mire se per cfare po flas!"

"Per cfare e ke fjalen?" qeshi. E pashe nje here dyshuese. Ai po tallej, po bente rolin e budallait vetem qe te me bente mua te ndihesha e sikletosur. Mire ne rregull kaq ishte. Kaq mban uje pilafi. U nxeha keq dhe iu largova. 

"Nuk te kujtohet asgje huh?! S'ke faj ti jo! Faj kam une qe vij ketu per te te thene ty faleminderit kur ne fakt ti do vetem te me vesh ne siklet. Pervers!" Kryqezova krahet, shtremberova fytyren dhe po e shihja sikur isha gati t'i ngulja thiken. Qeshi perseri. Kete here akoma me shume. C'lloj manjaku po qendronte perballe meje?

"Shiko pa shiko!  Mona Liza na u nevrikos. Zot, sa shume qe te dua. Eja ketu eja." Cfare po me jepte dhe urdhra tani?! E ne fakt nuk priti fare sa une te vija sepse me terhoqi drejt vetes e me shtrengoi for ne kraharorin e tij. Aty ku arrija gjithmone te ndihesha e mbrojtur. Vetem me ate veprim me shkriu zemren teresisht si ata qirinjte aromatike. Prit po une supozohej qe duhej te isha me nerva. Menjehere i largohem me justifikimin se po me merrte frymen. E praktikisht po ma merrte. 

"Cfare kerkon nga une Enrik?" Me sheh thelle ne sy e me heq disa fije kacurrelash te verdhe qe me kishin rene ne fytyre. I kalon ato prapa dhe me shpinen e dores me perkedhel faqen. Kafshoj buzen e poshtme me hezitim. 

"Nje takim. Kjo eshte e gjitha. Dhe nese ti nuk do ndjesh asgje per mua, gje qe mendoj se eshte e pamundur sepse dhe tani po vdes qe te me puthesh, atehere te premtoj se une do ta le punen ketu, do te largohem fare nga Washingtoni dhe s'ke per te me pare me asnjehere ne jeten tende. Ne rregull Mona, he si thua?" Me rrembeu doren e filloi te bente rrathe ne lekuren e dores sime. Me dha nje veshtrim me ata syte ngjyre mjalti qe po i shkelqenin dhe priste pergjigje.  Une e desha edhe perpara se te dilnim ne takim por perseri ndergjegjja ime triumfoi. Truri doli fitues perpara zemres. 

"Jo. Jo. Sigurisht qe jo! Ti je mesuesi im, ne nuk mund ta bejme kete. Jo!" C'lloj njeri paske qene Mona? U vrenjt ne fytyre dhe pa vetedijen e tij pashe se muskujt ne nofulla po i leviznin. 

"Mire po pse?! Mona asnjeri nuk do ta dije! Do te jemi vetem une dhe ti.  Asnje njeri nuk do ta marre vesh. Ti edhe disa muaj dhe do e mbarosh shkollen ketu. Atehere une nuk do te jem me mesuesi yt. Mona te lutem me degjo te pakten.." 

"Jo enrik. Mos e bej kaq te veshtire. Ne nuk mund te vazhdojme me bashke. Eja tani se do vijne te tjeret, ke mesim per te dhene ke mesim per te dhene. " Por ai nuk dorezohej lehte. M'u afrua perseri e zevendesoi duart e tij perreth fytyre sime. Vetem disa milimetra e ndanin ate nga une. Zemra po me gufonte nga kraharori. Mendimet me ishin ngaterruar dhe s'po dija se si te veproja. Adrenalina me ishte rritur vetem nga prezenca e tij aq prane meje. Aroma e kolonjes nga kemisha e tij po me fuste ne nje ekstaze shperthyese. Ndjeva trupin qe filloi te me dridhej nga ajo perzjerje e vecante e deshires me turpin qe me krijohej sa here shikoja Enrikun. Ishte gati te me puthte, te me shuante te gjitha cembimet ne stomak derisa.. disa hapa u ndjene ne klase. Nje vetetime me pershkoi zemren e ne te rreshqiti si nje thike e mprehte. Ne te qindten e sekondes iu largova prapa sikur te me ishte shfaqur ndonje fantazme perpara.. Nuk e kisha vene re por mesimi kishte filluar dhe disa djem kishin hyre ne klase. Edhe Enriku u zmbraps menjehere pa u menduar shume. Pastroi nje here fytin, u gelltit dhe nisi te fliste.

"Mesoni me mire heren tjeter znjsh. Kingsli. Kaq kisha per provimin tuaj te fundit te kimise. Mund te uleni." Tha me nje ton te larte, per mua pak qesharak saqe me beri te buzeqeshja dhe shkoi drejt tavolines se tij. Djemte qe erdhen tashme bashke me disa vajza nuk vune re gje sepse ishin te zene me shakate e tyre dhe u ulen neper banka. Une po ashtu. Mezi po merrja fryme. Mushkerite me ishin bllokuar. Hodha syte nga Enriku dhe pashe se kaloi nje dore neper fytyre si i cliruar dhe buzeqeshi duke pare nga une. U ngrit ne kembe, mbajti pak qetesi dhe duke qendruar ne qender te klases perballe te gjithe studenteve tha:

"Atehere, le te fillojme pak me mesimin per sot.." 

Mesuesi Im  (Shqip)Where stories live. Discover now