❇Kapitulli njezet e gjashte❇

1.1K 98 15
                                    

Heyo my sexy readers! Me ne fund nje update i ri pas kaq shume kohesh apo jo?! E shkruajta dhe nje kapitull pas 1 shekulli :p Jam dembelosur shume keto dite por ju kerkoj te falur :/ gjithsesi kam nisur nje histori te re timen. Quhet: "Une jam nje Djale" Jo une por ai personazhi i historise Ka nje lidhje te vecante per mua dhe shpresoj t'i hidhni nje sy e te me jepni mendimin tuaj personal. Do e vleresoja shume sepse ben fjale per nje tematike qe trajtohet per here te pare prej meje dhe dua opinionin tuaj. Deri ne update-in e radhes perqaputhje per te gjithe ju :*

~Mona~

Nje heshtje varri pllakosi e zuri vend mes nesh. Sapo u degjuan fjalet e Maks idiotit, babai u vrenjt ne fytyre. Ndryshoi dicka ne veshtrimin e tij drejt meje. 

"Ka nder mend te flase ndonje apo do bejme konkursin se kush rri me shume pa folur?" Tha Maks duke kryqezuar krahet ne kraharor. 

"Mona une.. une duhet t'ju tregoj gjithcka, si ty ashtu dhe Maksit." U degjua zeri pedant i babait duke na bere te dy te perqendroheshim me vemendje. Cfare e kishte ai Maksin? Pse kishte ardhur me te dhe pse Maksi po e therriste "baba" ashtu si une? Pse ishte cdo gje kaq e nderlikuar? Pyetje, qindra pyetje po me vinin ne mendje e nuk shkuleshin me qe andej. Ashtu e shokuar sic isha nga prezenca e tij, me gjysme zeri paksa te dridhur u thashe:

"Ejani brenda.." I hapa rrugen dhe u bera me shenje te kalonin ne dhomen e ndenjies. Ne dhomen qe dikur ulesha me babane e shihnim filmat e mi vizatimore te preferuar. Fillonin qe nga Nemo, Dora eksploruesja, Lilo me Stitchin e pefundonin te Shreku.  Kur u ul ne poltronin ku ai zinte vend gjithmone e ku me perkedhelte duke m'i ledhatuar floket e mi kacurrele te arte, me beri te me mbusheshin syte me lote. Tashme kisha sy qelqi qe nga momenti ne moment, nuk mund te rezistonin dot dhe thjesht mund te shperthenin ashtu si une qe mund te hidhesha ne krahet e babit duke i dhene nje perqafim te pakufijte. 

Nderkohe qe ai u rehatua, Maksi pasi mori nje gote me uje ne kuzhine keshtu si pa teklif, u detyrua te ulej prane meje ne divanin perballe. Sapo m'u afrua, shkova ne cep te divanit vetem e vetem qe te mos gjendeshim afer. Nuk e duroja dot ate njeri. Si duket edhe ai e vuri re kete fakt sepse qeshi dhe u tall me mua. 

"Kaq alergji me ke sa largohesh nga une keshtu?! Mos ki merak se nuk te ha bjondine. Me ke merrem dhe une! Vazhdo baba, thuaj c'ke per te thene se kjo e ka ne terezi!" rroutllova nje here syte nga fjalet e pakuptimta te tij dhe fiksova veshtrimin drejt babait. Nuk doja ta pranoja, refuzoja te perballesha me faktin se ai me kishte munguar aq shume sa nuk mund ta mendoja dot.  Isha e pafuqishme dhe e dobet. 

"Maks, Mona une duhet tju shpjegoj se si ka gjithcka qe nga lindja juaj deri me tani qe jeni rritur kaq shume. Te dy tashme mund te konsideroheni te rritur, adult dhe gjeja e vetme qe pres nga ju eshte me kuptoni e te justifikoni moshen qe keni. "

"Ti pret qe kjo buzequmeshtja ketu te te kuptoje baba! Kjo eshte kalama per vete! Ku merr vesh bjondina nga keto pune te rriturish. " Ia plasi te qeshures Maksi. Kqa karagjoz duhej te ishte?! Me vinte ta shqyeja, te behesha nje ujkonje meqe e kisha dhe afer por e permbajta veten. Nuk e di se c'lidhje kishte babi me te por lufta mes meje dhe atij s'do zgjaste dhe aq shume. Durimi im kishte marre te tatepjeten. 

"Me mire fol per veten tende! Ne rregull Maksush?" 

"Maks te lutem." Babai mori fryme thelle dhe ferkoi mjekren. Po me dukej nervoz, edhe une mund ta vija re kete. Dicka e kishte detyruar qe te largohej prej nesh. Ama me gjithe problemet qe mund te kishte, asgje s''mund ta zevendesonte mungesen e tij pergjate gjithe femijerise dhe adoleshences time. Asgje!

"Atehere sic po thosha.. e kam shume te veshtire te flas por shpresoj qe te me falni ndonjehere. Ne moshen 20 vjecare une me mamane e Maksit beme nje gabim te pafalshem. Shijuam dashurine e njeri tjetrit, duheshim shume dhe ajo mbeti shtatzene. Une isha teper i ri, ne pamundesi per te perballuar jeten e te qenurit baba, une hoqa dore prej teje Maks. Une e lashe mamane tende ne mes te kater rrugeve, me nje femije ne bark. U largova jashte shteit, mbarova shkollen dhe me ndihmen e e babase pra gjyshit tuaj,  arrita te hap nje kompani timen duke ndjekur hapat e tij. Gjithmone me brengen qe me kishe lene ti ne zemer Maks. E megjithate kjo brenge nuk me beri ta kerkoja mamane tende e te te jepja atesine. Faktikisht atehere nuk e dija nese ti ekzistoje apo jo. Nuk e di se c'me pengonte ta beja kete por ia lashe gjithcka kohes. Ne po ate vit takova mamane e Mones, te shtrenjten time dhe u martova me te. Nga ajo martese lindi nje princeshe e vogel. Linde ti Mona,  vajza ime e bukur, qe me mbushe me dashuri e me bere te ndihesha plot me gezim rreth vetes sime. Gjithcka po ecte mire, derisa ne nje moment, nena jota Maks paraqitet ne kompanine time per te kerkuar nje pune. Ajo me tregoi se nuk te kishte abrtuar por kishte zgjedhur jeten e nje nene beqare qe ne moshen 20 vjecare. Ah ate dite kam qare me ngasherim Maks. Mallkoja veten se c'baba isha. Mallkoja veten se ne c'pike kisha arritur. I vazhdova marredheniet me mamane tende edhe pse isha i martuar me mamane e Mones qe me donte aq shume e qe jepte jeten per mua. Derisa nje dite vendosa ta lija kete te fundit dhe une bashke me mamane tende Maks u larguam nje here e pergjithmone. Mona me mamane e saj mund t'ia dilnin dhe pa mua ndersa ti Maks, me mamane tende, dashurine time te pare e  te pavdekshme nuk ia arrinit dot. U detyrova perseri te lija nje femije pas meje dhe ne kete rast ishte Mona. Ndoshta per ju jam nje maskara, nje i pandershem por ju nuk e kini idene se sa kam ndryshuar. Dua t'ju them se me vjen shume keq qe ndodhi keshtu. Ju kam shkateruar jeten qe te dyve. Me vjen peshtire nga vetja ime qe gabimet e mia s'kane te sosur. Dhe me e keqja eshte se ju jini te pafajshem. Ju nuk kini asnje faj ne te gjithe kete. E gjithe pergjegjesia eshte imja. Mendoj se karma m'u kthye edhe mua. Nuk di si t'ua them por ne mars, para nje muaji, u diagnostikova me kancer ne mushkeri. Kurrsesi nuk doja qe ta merrja kete sekret ne varr. Ju dua shume qe te dyve. Jap jeten per ju dhe dijeni se jeni drita e syve te mi. Maks, Mona ju jeni moter e vella. Shpresoj te me falni nje dite per te gjitha gabimet e mia te pafalshme." 

Gota qe Maksi mbante ne dore, ra ne toke e u thye, u be copa-copa. E njejta situate ndodhi dhe me ne. Secili person ne ate dhome, u thye si nje gote kristali qe nuk ngjitej me sado te mundohesh ti per ta rregulluar... 

Mesuesi Im  (Shqip)Where stories live. Discover now