•6• ○ Rrahje zemre

1.9K 196 254
                                    


                》Ndjenjat përplasen    
                   me njëra-tjetrën dhe
                   në një të ardhme të
                   arfërt të bëjnë të kuptosh 
                   se ajo përplasje ka    
                   shkaktuar shkëndija    
                   emocionale pa djeninë   
                   tënde .
                                        - kurtjani__

U drejtova drejt deres per te dale jashte dhomes por me ndaloi zeri i saj qe u ndjeh te thyente ate heshtje duke dale me shkeputje.

- Te lutem mos ik ...

Nuk e degjova por hapa deren dhe zbrita shkallet duke shkuar tek dhoma e ndenjes dhe pasi u ula tek divani ku isha i shtrire me pare, ndeza nje cigare, mbylla syte per nje moment dhe u mbeshteta pas tij per pak caste.
Syte nuk i mbylla per te fjetur sepse gjumi as mund te me zinte ne nje situate te tille, por i mbylla per te menduar se si drreqin duhet te veproja me Emilyn.

Po vazhdoja te pija cigaren qe po shkonte drejt fundit teksa po mendoja se pse isha duke u sjelle aq mire me te.

Per nje moment nuk durova dot me.
Pasi hodha cigaren ne toke dhe e shkela me kembe , fillova te ngjisja shkallet duke u futur serisht ne dhomen ku ajo qo qendronte duke qare. Dhe pasi i shkova perballe fillova t'i bertisja i nervozuar.

- Kete gje nuk po e bej per ty , jo ...

Nuk vazhdova me , sepse e pash qe ishte shume e lodhur nga ato qe kishin ndodhur kohet e fundit ndaj u drejtova drejt murit dhe fillova ta godisja me grushta .

- Bolllll ! - u degjua zeri i saj ne te gjithe dhomen .

- Te lutem boll . Jam ngopur me dhimbje. - kete here ishte ngritur dhe me kishte prekur ne kraharor .

U ketheva ngadale duke e pare ne sy nderkohe qe duart po i ndjeja te nxehta prej goditjeve te shumeta dhe te forta qe i kisha dhene murit. 

Nderkohe qe u ktheva perballe saj e pashe ate te fliste duke fshire lotet qe s'kishin ndermend t'i ndalonin .

- Nuk do doja te ishte keshtu por ... ja qe keshtu eshte ... - pasi tha keto fjale qendruam per disa caste ne heshtje dhe me pas u degjua serisht te dilte zeri i saj i embel .

- Te lutem . Mund te te perqafoj ?... - pyeti ajo duke kryer nje frymemarrje te plote teksa syte i kishte ngulur drejt meje.

- Ndihem shume e vetmuar... - foli perseri duke leshuar buleza te tjera lotesh nga syte e saj engjellor drejt faqeve te njomura tashme .

Pas atij casti i pohova me koke dhe nderkohe qe ajo me perqafoi , qendrova ne vend duke pare sendet e pavlera qe na rrethonin dhe duke ndjere duart e saj te qendronin rreth trupit tim .
Ndjeva zemren te me rrihte si e cmendur nga inati , zemerimi dhe nga fakti qe ajo po me perqafonte duke me bere sa me te dobet ne ate cfare kisha nisur te beja ...

Me perqafoi duke me rrethuar me duart e saj dhe duke e mbeshtetur koken ne anen e zemres sime .
Ndoshta i degjonte ato rrahje te shpejta qe po rrihnin nga inati dhe nga fakti qe isha i perqafuar nga vet ajo.
Ndoshta arsyet e verteta nuk i dinte por rrahjet i degjonte .
Ishte e perhumbur aty ne boten e rrahjeve perderisa nuk po kujtohej te me leshonte .

U mundova te beja nje kollitje te vogel per te nderprere ate veprim qe po me dorezonte ne humbje .
Ne ate moment me leshoi dhe pasi qendroi disa sekonda duke me pare, foli serisht qete.

- Akoma nuk e ke pastruar gjakun ketu?

Dhe ne ate moment preku plagen e ballit tim duke e ledhatuar dhe duke pershkruar me gisht rrugen qe kishte bere gjaku i mpiksur tashme .
Me pas e uli doren ngadale dhe po me shihte me lotet qe po vazhdonin te qendronin akoma mbi syte e saj te zi.

- Mund te te kerkoj dhe dicka tjeter? - u degjua te pyeste ajo heshtur.

- Jo kaq te veshtire sa kjo ! - thashe une duke u munduar te ndryshoja humorin e saj te fjetur.

Pasi degjoi ate qe thash, buzeqeshi lehtazi me buzet e saj te emble dhe me pas foli serisht.

- Mendoj se ndodhemi ne apartamentin tend , dhe besoj se ketu duhet te kete dush ku te lahem sepse plaga ime esht gjakosur ? - i tha keto fjale duke me pare ne sy me shikimin e saj permbytes.

- Po , ne apartamentin tim ndodhemi dhe ora shenon rreth tre e nates. - i thash keto duke bere me shenje nga ora qe ndodhej e varur ne mur.

- Nuk prish ndonje pune te madhe ora. Vetem dua te bej nje dush dhe do te te lutesha te vishja dicka nga rrobat e tua. - pasi tha keto fjale po priste nje pergjigje nga une teksa po qendronte e heshtur perpara meje.

- Shiko aty tek rrobat e mia se cfar do qe te veshesh dhe toileti eshte pasi zbret shkallet ne krah te djathte . -nderkohe qe po flisja, po ja shpjegoja edhe me dore.

Ajo filloi te shihte per rrobat qe do te vishte ndersa une dola jashte dhomes duke shkuar ne toilet per te lare plagen qe kisha ne balle.

Kur po dilja prej saj e pash ate te zbriste shkallet me delikatese dhe u perhumba ne ato xheste te perkedhelura qe po bente.
Edhe pse ishte aq e trishtuar serisht dukej aq e bukur dhe e brishte . Shpesh here i regullonte floket dhe bente veprime mjaft terheqese qe te benin te qendroje duke e pare i perhumbur.

Pas nje momenti u shperqendrova nga pranija dhe zeri i saj.

- Keto i gjeta tek dollapi i rrobave dhe mendoj se do jene me te rehatshme se nje pale bokse nga ato te tuat.

Ishin te brendshmet e nje femre qe kishte kaluar naten me mua disa nete me pare , te cilat Emily tashme po i ngrinte lart duke shqiptuar ato fjale .

Pas fjaleve te saj te fundit e pashe te hynte ne toilet duke e mbyllur deren avash teksa syte s'kishte ndermend t'i shkepuste prej meje .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now