•15• ○ Keqardhje për urrejtjen

1.7K 177 172
                                    


                 》Keqardhja dhe urrejtja
                    njihen si dy anë krejt të
                    kundërta të cilat gjenden
                    të groposura sëbashku
                    vetëm tek një njeri
                    asnjanës.
                                     - kurtjani__

( Omeri )

Dola nga toileti pasi bera dushin, ashtu i mbeshtjelle vetem me nje peshqir ne pjesen e poshtme te trupit u drejtova drejt dhomes ku ndodhej Emily.

Pasi hyra ne dhome pash ate te shtrihej me shpejtesi ne shtrat duke nxjerre ne pah vithet e saj.
E kuptova qe donte te luante rolin e te veshtires duke bere sikur po flinte prandaj nuk i rashe ne sy dhe u drejtova drejt garderobes per te marre boxet dhe tutat e zeza per gjume.
Pasi i mora ne duar fillova te hiqja ngadale peshqirin per te provokuar Emilyn, zeri i se ciles u degjua te shperthente vrullshem ne ate cast mjaft te nxehte.

- Ejjjjjjjj! Cfare drreqin po ben?

- Po vishem. Po ti nuk po flije gjume?

- Jo une ne fakt ..... po mundohesha te flija. - u degjua ajo te fliste teksa u vonua disa sekonda per te nxjerre fjalet"po mundohesha te flija".
Gje qe me beri te kuptoja se po perdorte ato fjale per te dale nga situata.

Pas atij momenti po e shihja pa folur ashtu te ngritur me gjunje ne krevatin e stermadh me ate portretin e saj rrembyes, bashke me ate heshtje madheshtore qe mbizoteronte castet shurdhuese.
Pas asaj qe tha nuk i ktheva pergjigje por mora rrobat dhe u largova duke nderprere ate perplasje shikimesh dhe duke u drejtuar drejt toiletit.
Nderkohe qe po largohesha, e pashe ate te kalonte floket e saj paksa te lagura nga njera ane e supit duke i ledhatuar per t'i thare.

***

Pasi u vesha dola nga toileti dhe shkova perseri tek dhoma ku gjeta Emilyn duke marre pjatat nga tabakaja dhe duke i vendosur ne tavoline.

- Me ne fund erdhi Bossi . - tha ajo ironikisht duke me pare vetem per nje cast dhe me pas duke kthyer perseri shikimin drejt rregullimit te pjatave mbi tavolinen e drunjte.

- Mos e thuaj me !

- Pse jo? Te gjithe keshtu te thone.

- Epo ti nuk duhet ta thuash !

- Ouuu , Pse keshtu ? - tha ajo keto fjale nderkohe qe ktheu shikimin drejt trupit tim i cili kishte vendosur qe te qendronte pa bluze si cdo nate tjeter.

- Sepse nuk e thua si gjithe te tjeret.

- Boss . Boos ...

- Boll po te them ! - bertita une teksa ju afrova afer i acaruar nga shqiptimet qe po bente.

- Mire po e them... Mos u nxeh kot se koti, thjesht dua qe dhe un ta mesoj shqiptimin e saj . - u pergjigj ajo serioze, paksa e merzitur edhe pse per mua dukej sikur po perdorte akoma ironi mes atyre fjalesh.

- Mbylle gojen !

Pas fjaleve te mia te fundit e pash qe nuk foli me, por u drejtua drejt tualetit deri ne momentin qe une e kapa nga dora per ta ndaluar.

- Ku do shkosh ?

- Me duhet te laj duart perpara se te ha buke. - pasi e degjova te thoshte keto fjale e leshova, nderkohe qe u drejtova drejt tavolines per te ngrene.

Pas disa minutash e pashe te kthehej perseri ne dhomen e sermadhe, te ulej ne divanin ngjyre ari dhe te fillonte te hante frutat e saj qe ndodheshin ne nje tase te bollshem.
Vazhdimisht e shihja se si hante me ate delikatese qe te bente te perhumbeje brenda veprimeve te saja femijenore.
Vazhdonte te hante ngadale duke i mbajtur syte ne tavoline dhe duke pare here pas here garderoben dhe sendet e tjera pavlere qe na rrethonin.

- Je bere pis . - ishte zeri im qe theu heshtjen dhe mori te gjithe vemendjen e syve te saj.

- Ku ? - me ktheu pergjigje duke me pare ne sy dhe duke vedosur duart mbi buzet e saj te flaketa qe ishin pushtuar nga lengu i qershive qe po hante.

- Aty pak me djathtas buzeve.

- E hoqa ?

- Jo prit...

Ju afrova duke prekur buzet e saj dhe duke fshire njollen qe kishte lene qershia ne cepin e tyre .
Ajo qendronte duke me pare ne sy serioze sikur te me urrente me gjithe shpirt per ate qe po beja.

- Faleminderit . - tha ajo duke me shperqendruar vemendjen qe po ju kushtoja buzeve duke e bere ate te ndihej e shqetesuar nga ai verprim i imi.

Pas disa sekonash u ngrita dhe u shtriva ne krevatin e stermadh duke vedosur duart pas kokes dhe duke pare Emilyn te vendoste pjatat ne tabakane e stermadhe, te shkonte dhe nje here ne toilet dhe me pas te vinte drejt meje duke folur.

- Omeri . Mund ta marr kete batenien te mbulohem tek divani aty.-u degjua t'i thoshte keto fjale duke bere me shenje drejt divanit prej ari.

- Merre ! - nderkohe qe shqiptova fjalet, i drejtova batenien prej pellushi .

Pasi e mori ne duar, mbylli driten e suites dhe u shtri ne ate divan jo aq komod per te kaluar naten nje vajze si ajo, aq e brishte dhe delikate.

Pas 1 ore ...

Ora shenonte rreth nje e nates dhe degjova Emilyn te merrte fryme shpeshe dhe te ngrihej menjehere nga gjumi duke qare.

U ngrita me shpejtesi hapa driten, mbusha nje gote uje dhe ju afrova me goten e ujit duke folur i shqetesuar.

- Emili je mire ?

Teksa degjoi fjalet e mia nuk po pergjigjej, thjesht po leshonte lote te shumte rrebesh nderkohe qe po fshinte djerset qe i kullonin prej ballit.

Sipas meje ishte e njejta gje qe i kishte ndodhur perpara dy netesh tek
ish-apartamenti im.
Nuk dija c'te beja .
E dija qe ishte e rrenuar nga ato qe i kishin ndodhur.
E dija qe donte mbeshtetje por kjo ishte nje gje qe nuk mund ta merrte dot nga une.

Pasi i dhashe goten me uje, qendrova ne kembe duke e pare disa caste dhe me pas u drejtova drejt deres per te dale jashte suites .

- Omeri kam shume frike . Te lutem mund ... Te lutem mos ik . - i tha keto fjale me nje ze qe i dridhej mes bulezave te lotit qe kalonin dendur neper mollezat e saj duke shkuar drejt mjekres.

"Mos valle duhet t'i shkoj prane?"

Mendova per nje moment keto fjale teksa po qendroja duke e pare ate te qante prej atij makthi qe e kish pare serisht ne enderr.

Nuk dija c'te beja, mendja ime ishte e mbeshtjelle nga keqardhja dhe urrejtja .....

▪Cfarë i sugjeroni Omerit të bëjë?

Hiraeth (shqip)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant