•23• ○ Esmeri

1.6K 172 335
                                    


                    》Kur dikush nuk arrin
                       të kuptojë pozitën e
                       vështirë në të cilën ti
                       ndodhesh, detyrohesh
                       tja shpjegosh ne një
                       mënyrë tjetër edhe pse
                       ai dru ishte dhe dru
                       mbetet.
                                       - kurtjani__

( Emily )

Pasi Omeri u largua prej suites, u drejtova drejt garderobes e mbeshtjelle akoma prej peshqirit ngjyre gri, qe kisha vendosur rreth trupit.
Ne suite ndodhej akoma aroma e parfumit te tij, prej sprucimit qe beri mbi kemishen e tij te bardhe.
Kurjoze se cfare parfumi perdorte hapa dollapin ku ai e kishte lene para disa sekondash dhe po lexoja mbishkrimin qe qendronte mbi xhamin e qelqte qe brenda mbante nje leng ne gjyren blu.

"MAGNAT ésika"

Pasi lexova mbishkrimin, afrova parfumin per te ndjere aromen e tij mjaft rrenqethese, qe po me sillte ne mendje momente nga ajo qe kishte ndodhur pak ore me pare mes meje dhe Omerit.
Pas nje casti e lash perseri ne vendin e meparshem per te nderprere ato mendime qe s'ishin edhe aq te kendshme per mua.
Ehh ajo arome skishte ndermend te largohej prej suites, por qendronte aty duke me bere te ndjeja Omerin ne cdo veprim qe beja.

Pas atij casti po shikoja se cfare te vishja ne gjithe ato kemisha te bardha qe ai kishte ne garderobe.
Si fillim mora nje pale bokse te zeza nga ato te tijat, por me rrinin super te medhaja, ndaj provova t'i lidhja mezor ne njeren ane te tyre.
Pashe qe s'kishin nermend te qendronin ne trupin tim per nje kohe te gjate edhe pse si perfundim i vendosa ne nje menyre te cuditshme dhe me pas po shihja per ndonje bluze nga ato qe ai vishte per gjume, por nuk po gjeja dot se ne c'pjese te garderobes ndodheshin.

- Ky vetem kemisha ka. Shyqyr me ne fund nje bluze! - ne ate moment pashe nje nga ato bluzat e zeza "nike" qe ai i vishte per gjume, dhe pasi e vesha fillova te kapja floket ne nje topuz te crregullt, por u tremba nga dera qe u hap papritur dhe nga bokset e zeza qe u shkeputen prej trupit tim ne ato momente.

- Aaaaaaa... Si drreqin hyn ketu pa pyetur?

Ne ate moment bokset qe kisha veshur po qendron ne fund te kembeve te mia, teksa po flisja dhe po shikoja nje djale esmer qe e kisha pare dhe disa kohe me pare ne zyren e Omerit.

- Dil jasht sepse po vishem. Nuk e shikon? - fola une e nxehur.

E pashe qe as e degjoi fare ate qe i thashe por po qendronte tek dera pa kthyer pergjigje, thjesht duke me pare, teksa terhiqja drejt trupit bluzen e zeze qe me rrinte e gjate deri pak me lart gjurit.

- Te dergoi Omeri? Uuu po. Atehere... Me sill te gjithe aksesoret e mundshem per make up. Me duhen disa te brendshme, disa pale jeanse te shkurtra dhe disa te gjata, ose me mire ... - teksa une po i tregoja cfare te me sillte ai u drejtua drejt meje me shpejtesi duke me kapur nga krahu dhe duke me nderprere se foluri.

- Me lesho! - u degjua zeri im i nxehur teksa po mundohesha te hiqja doren e tij prej krahut tim qe po e shtengonte me sa te kishte fuqi.

- Eshte urdhri i Bossit. Eja tani mos me detyro te te terheq me dhune ! - u degjua ai te fliste bindshem.

- Mos me prek sepse vij vete ! - dhe pasi i thashe keto fjale nervoze, ndjeva doren e tij te shtrengonte krahun tim akoma me shume duke me bere te ecja e detyruar bashke me te drejt jashte suites.

Teksa po dilja prej deres se suites po shikoja nje vajze bjonde rreth njezet vjec, e cila ishte e veshur me nje fustan ngjyre roze dhe mjaft ekstravagant.
Teksa une po shikoja vajzen bjonde te vinte me nje ecje mjaft sensuale drejt nesh, esmeri shtengonte krahun tim nderkohe qe po mbyllte deren e suites me karten qe kishte cdo punonjes i viles.

Pasi ai mbylli deren, filluam te ecnim ne korridorin e stermadh dhe pas nje casti u ndje prania e bjondes mes hapave te shpejta qe esmeri dhe une po benim.

- Te njejten karte duhet te perdor per te hyre ne suiten e Bossit? - foli bjondja me nje ze mjaft te embel, teksa mbante ne dore nje karte me ngjyre te bardhe.

Dhe pasi me pa mua nga koka tek kembet duke buzeqeshur, ktheu shikimin drejt esmerit qe po e shikonte serioz pa ja ndare syte.

- Ka mundesi te largohemi sa me shpejt sepse nuk po ndihem mire? - fola une duke bere nje intonacion mjaft nervoz kundrejt esmerit edhe pse syte e mi te nervozuar qendronin drejt bjondes.

Nuk mora pergjigje per ate cfare thashe, por thjesht i dhash mundesine bjondes te me shihte serisht duke buzeqeshur.

- Jo, karta e bardhe perdoret vetem per dyert normale dhe jo ato vip. Duhet te kesh karten gold per te hyre ne suitat vip. Kerko ndihme tek Bossi sepse vetem ai mund te ta japë. - foli esmeri plot seriozitet duke mos e hequr shikimin prej trupit dhe fytyres se saj.

- Epo ne rregull. - u degjua perseri biondja duke u larguar me hapa te ngadalte ne te njejtin drejtim qe ecem edhe ne pas saj.

Pasi u shkeputem prej saj, filluam te ngjitnim shkallet e katit te trete dhe me pas shkallet e katit te katert duke mberritur keshtu tek suitat vip.

- Serozisht e keni ju me kto suitat? Po me duket vetja si loder. Nje here ktu, nje here ketej, nje here andej. - teksa po flisja, ishim drejtuar drejt deres me numrin gjashte dhe pashe esmerin te nxirrte karten per ta perdorur mbi aparatin qe ndodhej ne pjesen anesore te deres se zeze.

- Brusli. - u degjua zeri i nxehur i Omerit te merrte te gjithe vemendjen e syve te mi .....

Hiraeth (shqip)Where stories live. Discover now