》Ndonjëherë duhet të
zbutësh zemrën tënde
të egër për tju dalë
ballë sfidave që janë
sinonim i egersisë së
zemrës tënde.
- kurtjani__Ndalova makinen teksa po shihja nga pasqyra e saj policet qe po vinin drejt makines sime.
Pasi erdhen afer me thane te nxirrja patenten dhe te gjitha letrat e nevojshme.
Fillova te kontrolloja per karten e falsifikuar si "shef Policie" qe kisha bere para disa kohesh por nuk po e gjeja dhe dola nga makina duke ju drejtuar patenten dhe letrat e tjera te nevojshme per tu verifikuar.Ne momentin qe iu dhash letrat, njeri prej tyre foli.
- Ku je goditur ne balle ?
- Nje aksident i vogel . Pa rendesi . - thash une , duke kthyer koken anash dhe duke pare vendin per dy sekonda dhe me pas duke i drejtuar syte perseri drejt tij .
- Pa rendesi eee ... Ku po shkon ?-nderkohe qe tha keto fjale me ktheu patenten dhe letrat qe i vezhgoi me himtesi.
- Tek nje shok . Nuk e di se si quhet vendi saktesisht .
- Me ke je ne makine ?
- Me te dashuren. Eshte mbrapa po fle gjume .
- Nuk mund ta zgjojme pak ?
Fjalet e tij me bene te buzeqeshja ironikisht duke tundur koken dhe pas nje casti duke u kthyer perseri serioz .
- Po po sigurisht .
Ne qe jemi me prejardhje Turke nuk na pelqen ti zgjojme njerezit kur jane ne gjume, sidomos femrat, por gjithsesi do ta bej.Hapa deren e makines dhe pasi u drejtova drejt Emilyt , fillova t'i hiqja avash fijet e flokut nga fytyra e saj teksa po i flisja me nje ze te qete.
- Zemer zgjohu, se ndaluam per pak ajer te paster .
Ne ato momente ajo filloi t'i hapte syte ashtu e turbullt dhe po me shihte e lodhur me syte qe gati po i perendonin perseri.
Ne ate moment nuk prita me shume sepse nuk doja qe ata te kuptonin se ajo nuk ishte ne vete .
Ndaj avash fillova te puthja buzet e saj qe ishin aq te embla dhe aq te pafajshme.Po vazhdoja te puthja Emilyn sikur te isha i dashuruar marrezisht pas saj, per t'i bere ata qe te besonin mbi dicka jo te vertete .
Per fat te mire dhe ajo s'me la ne balte por hodhi doren e saj mbi qafen time dhe filloi te me puthte gjithashtu duke e bere sa me mire puthjen dhe rolin e aktores .
Mesa dukej po i pelqente puthja dhe buzet e mija perderisa nuk e nderprehu ate puthje, por po vazhdonte te levizte buzet e saj nderkohe qe i kishte te takuara me te miat.Teksa ne vazhdonim te putheshim avash, si dy te dashuruar te cmendur, ne radiot e policeve u degjua te dilte nje ze i çjerre e me shkeputje.
- Policia me degjoni. Flet Dorin Kalan. Afer zones ku jeni ju, ka ndodhur nje grabitje ndaj nxitoni.
Policia me degjoni. Flet Dorin Kalan. Afer zones ku jeni ju , ka ndodhur nje grabitje ne qendren tregetare . - dhe keshtu e perseriste vazhdimisht kete fjali .
Gjate kohes qe radioja vazhdonte te gumexhinte zhurmshem u degjua njeri prej policeve te fliste.- Me falni per shqetesimin cifti. Shpresoj te shkoni mire per atje ku jeni nisur.
Dhe ashtu duke nxituar u largua me policin tjeter qe kishte shkuar me pare ne makine dhe kishte ndezur alearmin e saj ...
( Emily )
Po ndjeja buzet e tij qe pershkronin te mijat dhe frymemarrjen e tij qe perplasej ne fytyren time duke me percjelle nje lloj ndjenje te vecante . Degjoja sirenen e policise teksa puthesha me te dhe nje ze te panjohur qe fliste .
Pasi zeri i te panjohurit ndaloi, doli ne pah fytyra e tij .
Ishte ai qe nuk do doja te ishte kurre. Omeri ...Ne ate moment u zgjova nga gjumi ashtu e cuditur, e djersitur, dhe e perlotur prej asaj qe pash ne ate enderr te keqe te ciles nuk mund ti jepja nje shpjegim.
Ne mendje po me kujtoheshin momentet me delikate qe kisha kaluar me te .
Po me kujtohej kur me tha se do me dorezonte tek dikush.
Po me kujtohej momenti kur dola nga toileti dhe pasi ktheva koken pashe ate te me shihte vithet me ate shikim dhe me ata syte e tij te eger .
Po me kujtohej gjithashtu gota dhe ilaçi i gjumit qe me detyroi te pija . Dhe se fundmi nje puthje qe me kishte dhene bashke me alearmen e policise .- Puthja nuk e kishte nje fund domethene mos ndoshta une dhe ai ... - po me vinin keto fjale fuqishem ne mendje.
Nuk mund t'i besoja mendjes edhe pse dukej qarte qe dicka kishte ndodhur para ose pas asaj puthjeje .
Ndodhesha akoma e shokuar , e ulur aty ne ate krevatin ku po flija para disa castesh me arushin e stermadh.
Nuk po mblidhja dot veten sepse nuk doja te besoja qe ai kishte bere dicka te tille me mua.
Lotet mbyten syte dhe me pas te gjithe fytyren time...Perseri askush nuk kishte hyre ne dhomen ku ndodhesha e vetme .
Ndoshta tani nuk i duhesha me sepse beri ate qe e priste me padurim te bente dhe me shiti tek ai dikushi qe me kishte thene para disa kohesh .
Nuk dija se cte mendoja me pare.Do doja te flisja me dike , ti shprehesha per te gjitha gjerat qe mbaja perbrenda , por askush nuk dukej ne ate dhome te bukur pervec arushit qe po shnderrohej ne shokun tim me te mire.
- Do doja te isha para disa vitesh ne ate familjen e bukur te se shkuares sime dhe jo ne nje vend te tille si ky qe as me pershtat fare . - pasi thashe keto fjale ndalova pak sekonda duke leshuar disa buleza te tjera lotesh dhe me pas ashtu duke qare mbeshteta koken tek arushi me lotet qe po vazhdonin te rridhnin ne mollezat e mija me syte qe qendronin gjate gjithe kohes nga dera .....
▪Si mendoni? Çfarë mund të ketë ndodhur pas puthjes së tyre?
YOU ARE READING
Hiraeth (shqip)
Romance"Hiraeth" - përshkruan një ndjenjë të thellë dhe të lindur të dëshirës së zjarrtë për një ndjenjë, një vend apo person që është përtej këtij plani të ekzistencës . ○ Hiraeth "Nje histori e paparashikueshme dhe tërheq...