》Të gjithë janë të pajisur
me ndjenja, dikush më
shumë e dikush tjetër
më pak.
- kurtjani__( Emily )
Po vazhdoja te vrapoja neper pyllin e erret, bashke me friken qe me kishte pushtuar.
Isha larguar goxha prej viles, teksa po ndihesha e lodhur prej asaj qe kisha bere.
Po ndjeja nje dhimbeje koke te tmerrshme dhe kembet po i ndjeja sa do edhe me te dobeta, teksa nje shije metalike pushtoi gojen time per pak caste, dhe ne stomak ndjeva nje hidherim qe doja me plot deshire ta nxirrja jashte trupit sa me pare.Po ngadalesoja hapat teksa frymemarrja po me dilte me presjon prej lodhjes dhe ankthit qe me kishte pushtuar.
Per nje moment kuptova se s'kisha me fuqi per te ecur, por kishte ardhur momenti te ndaloja dhe te ulesha ne gjunje per te mbledhur veten.
Po mundohesha te rregulloja ritmin e frymemarrjes sime teksa nje trazire brenda meje po me turbullonte.Krejt papritur nje zhurme e shpejte makine po vinte drejt meje, teksa po qendroja e ulur ne toke dhe po shikoja e verbuar drejt saj, prej dritave te forta qe ajo kishte drejtuar fiksueshem drejt meje.
U pushtova nga djerse te ftohta, teksa po mundohesha te ngrihesha ne kembe e lodhur dhe teksa papritur ndjeva frenimin e makines me nje zhurme çjerrese dhe acaruese.
Syte po i mbaja mbyllur deri ne momentin qe xhurma cjerrese e frenimit te saj mbaroj.
Pashe qe dera e makines u hap nxitimthi dhe u shokova kur pash Andrean te vinte me vrap drejt meje, teksa po fliste me ze te larte i shokuar.- Emily. Je mire? ...
- Andrea ... - fola une e shokuar, teksa u pushtova nga lotet dhe ndjeva ate te me perqafonte per pak caste.
Zhurma te tjera makinash u ndjene te vinin drejt nesh, bashke me te shtena armesh.
- Eja ! Nxitoo ! Futu shpejt ne makine ! - degjova Andrean te bertiste me ze te larte kundrejt meje, teksa shkeputem perqafimin tone dhe teksa po futeshim me shpejtesi ne makinen e tij te zeze.
Andrea filloi t'i jepte makines me nje shpejtesi goxha te madhe, teksa te shtena armesh degjoheshin te permplaseshin ne pjesen e pasme te makines sone, duke formuar zhurma kercitese te medha.
- Mos ki frike tani je prane meje. Asgje e keqe nuk do te te ndodhe me ! Te premtoj ! - degjova Andrean te fliste kundrejt meje, teksa po i jepte makines i stresuar me nje shpejtesi marramendese.
E kuptova qe po i thoshte ato fjale sepse nuk donte qe une te kisha frike prej te shtenave me arme qe po vazhdonin te vinin furishem drejt makines sone, por papritur, dashje padashje, ato fjali me kujtuan fjalet qe Omeri mi kishte thene perpara disa oresh, kur po ecnim ne pyllin e erret :
" - S'ke pse te kesh frike. Te kam thene qe je e imja. Dhe cdo gje qe eshte e imja nuk ka shance ta preki njeri ." - keto fjale mu kujtuan nxitimthi ne mendje, duke me bere te perhumbesha per pak caste.
- Andrea krahu yt ! - thashe une e shokuar, teksa pashe krahun e tij qe ishte plagosur thelle dhe ishte i pushtuar nga gjaku qe po vazhdonte t'i dilte mbi kemishen e bardhe.
E merakosur prej asaj qe po shikoja, drejtova doren time te prangosur me prangat metalike drejt krahut te tij, qe ne ato momente e levizi per te mos e prekur une dhe me pas foli kundrejt meje i nervozuar, teksa shikimin po e mbante fiksueshem drejt rruges.
- Mos u merakos per kete ! Eshte vetem nje gervishtje. - toni i zerit te tij mu duk per here te pare kaq shum i ftohte dhe i eger.
Gjithmone me kishte folur me ngrohtesi, por kete here po me dukej mjaft i acaruar per ato qe kishin ndodhur.Pasi tha ato fjale i nevrikosur, ktheu shikimin drejt meje dhe foli serisht i vrenjtur ne fytyre.
- Cfare dreqin te ka bere ai shkerdhate? - degjova ate te me pyeste, teksa kishte pare prangat metalike qe vareshin ne doren time dhe pellemben e dores sime qe ishte e care thelle ne disa vende prej gjembave te trendafilit te kuq, qe me kishte dhuruar Omeri perpara disa oresh.
Sapo e degjova te me drejtonte ate pyetje, e mbylla doren dhe e terhoqa drejt vetes.
- Te ka bere ndonje gje ai bir ku*ve? - degjova serisht ate te fliste dhe pasi qendrova disa sekonda ne heshtje, shpertheva.
- Boll ! Te lutem boll. Nuk dua te degjoj me fjale te tilla sepse jam e ngopur me idjotesira. - thashe une me nje ton te larte dhe mjaft te acaruar, teksa isha gati te plasja ne lote edhe pse po e mbaja veten duke mos e shprehur ate ndjenje te rende qe me kishte pushtuar prej oresh.
Pasi qendruam disa sekonda ne heshtje, fola serish kundrejt tij, por kete here me nje ze te qete e paqesor.
- Jo, nuk me beri asgje, madje u soll shume mire me mua. - pasi i thashe keto fjale, degjova ate te psheretinte prej inatit dhe me pas mbeshteta koken tek xhami i kalteruar i dritares se makines per te pare erresiren qe mbytte vendin.
Ne ato momente xhurma e telefonit te tij u degjua bashke me nje bresheri te shtenash, qe po perplaseshin ne pjesen e pasme te makines sone.
- Alo ... U largova nga vila por thuaju shkerdhatave te tua te mos me ndjekin me mbrapa. - degjova Andrean te fliste i acaruar me nje ton te larte.
Pasi priti disa sekonda per te degjuar ate qe po i thoshte telefonuesi, foli perseri me nje ton te nervozuar kundrejt tij, teksa une po qendroja me koken e mbeshtetur ne xham duke menduar se me ke dreqin po fliste.
- Per ato qe tha e meritonte te vdiste biri i ku*ves. - u degjua seisht te fliste ai, me nje ton te acaruar dhe pas nje casti e pashe ta mbyllte telefonin dhe ta hidhte plot inat ne kroskotin e makines.
Nuk doja te dukesha e interesuar apo te gjykoja serisht fjalorin e tij, prandaj ngurova ta pyesja se kush dreqin ishte ai qe e telefonoi.
Qendrova me koken e mbeshtetur tek xhami i kalteruar i dritares se makines, duke pare peizazhin e erret dhe duke menduar ne vetvete." Duhet te ket qene Omeri, sepse nese nuk foli me te, atehere kush tjeter mund t'i ndaloje badyguardet e tij ?"
Pas shume pak castesh u degjuan te shteronin te shtenat me arme dhe pasi Andrea uli shpejtesine e makines, foli qetesisht kundrejt meje.
- Je mire ? - teksa degjova fjalet e tij, vazhdova te shikoja heshtur jashte dritares, duke mos i kthyer pergjigje per pyetjen qe ai me drejtoi, por duke menduar ne vetvete mes boshllekut qe me kishte pushtuar, se si dreqin plagosa me arme nje njeri te pafajshem, qe po bente punen e tij me urdhrin e Omerit.
Po ndihesha e zbrazet dhe fajtore per ate qe kisha bere, ndaj mbylla syte ngadale per tu qetesuar dhe per te larguar nga mendja ngjarjen e tmerrshme qe kishte ndodhur para disa oresh .....
YOU ARE READING
Hiraeth (shqip)
Romance"Hiraeth" - përshkruan një ndjenjë të thellë dhe të lindur të dëshirës së zjarrtë për një ndjenjë, një vend apo person që është përtej këtij plani të ekzistencës . ○ Hiraeth "Nje histori e paparashikueshme dhe tërheq...