》Nën damarë fillon të ndjesh
gjakun që të rrjedh
përvëlueshëm, nërkohë që në
mendje të është afishuar
mjegullt amaneti i thyer i së
shkuarës.
- kurtjani__( Omeri )
I pushtuar nga inati hipa ne makine dhe u largova prej atij vendi qe po me dukej i turbullt pas asaj te papriture te pakuptimte qe degjova prej Emilyt.
I nxehur, teksa po ecja me shpejtesi gjate gjithe kohes, mendoja se si dreqin Emily ishte aq e qete pas atij lajmi shokues dhe pas gjithe asaj historie te erret qe jetet tona mbanin ne thelbin e tyre.Ne ato momente u ndje telefoni im te me shkeputte nga ato mendime tunduese dhe te me bente te drejtoja vemendjen mbi ekranin e tij ku lexohej me shkronja te medhaja emri i Barinit.
- Alo Omer ! Ku dreqin ke qene gjate ketij muaji? Te kam telefonuar me mijera here dhe nuk me je pergjigjur.
- Jam ne Newquay me Emilyn, do kthehemi pas disa ditesh. - u degjua pergjigjja ime e ftohte.
- Jeni mire? - degjova pyetjen e tij te dilte furishem, teksa une po qendroja ne heshtje deri ne momentin qe e degjova ate te fliste serisht.
- Omer? ...
- Ika se jam ne makine. Te marr me vone. - thashe keto fjale, teksa mbylla ate telefonate dhe pashe mbi ekranin e telefonit te me afishoheshin mijera mesazhe dhe thirrje te humbura nga Brusli.
I shperqendruar po shihja here pas here rrugen, teksa po vazhdoja te ecja me makine dhe teksa po lexoja nxitimthi ato mesazhe te cilat ai mi kishte derguar rradhazi, njera pas tjetres.
"Omer vella.
Jam Brusli.
Kam dicka shume te rendesishme per te te thene. Te lutem me telefono pasi te lexosh kete mesazh.... a few days laters ...
Omer kane kaluar kaq shume dite dhe akoma nuk i ke lexuar mesazhet e mia.
Me duhet te te them dicka shume te rendesishme, por te lutem mos bej marrezira pasi te shohesh pamjet e kamerave te sigurise te viles, qe po t'i dergoj ne kete video mesazh...( Brusli )
Perpara nje jave ...
Teksa po qendroja ne zyren tim per te pare kamerat e sigurise, dicka e cuditshme me terhoqi vemendjen.
Pashe nje burre rreth te gjashtedhjetave te hynte papritur ne zyren e Barinit, teksa po bertiste i nxehur kundrejt tij.- Ku dreqin eshte vajza ime me ate bastardin? - teksa ai tha keto fjale, pashe Barinin te ngrihej prej karriges ku po firmoste disa dekumenta dhe te drejtohej drejt tij i shokuar.
- Markus ç'dreqin po ben ketu? - foli ai i tronditur, teksa shikimin e ktheu drejt kamerave te sigurise qe ne ato momente po vezhgoheshin prej meje.
- Ku dreqin ndodhet vajza ime? - u degjua serisht i moshuari te fliste, teksa po qendronte i nxehur perballe Barinit.
- Markus. Qetesohu dhe ulu te flasim !
- Nuk kam cfare te flas. Me kthe vajzen ose do i tregoj gjithcka Omerit nga fillimi deri ne fund per ate qe ndodhi mbi trafikimin e motres se tij. - u degjua te fliste i nervozuar i moshuari, teksa perpara tij po qendronte Barini i nxehur prej atij kercenimi te hapur.
- Ç'dreqin po thua? Une te shpetova jeten kur ai te vrau dhe ishe ne pragun e vdekjes. Nese i tregon qofte edhe gjene me te vogel per te motren, je i vdekur...
Pse dreqin me ndihmove per trafikimin e saj, pas gjithe asaj qe ndodhi? Pse dreqin me dole i gatshem per gjithcka, kur une as nuk te njihja se kush ishe? Pse? Folll ! ... - u degjua Barini te bertiste i nxehur perpara te moshuarit, qe po fillonte te kollitej i shokuar dhe pas nje casti u ndje te thoshte me gjysem zeri dy fjale tronditese.
VOCÊ ESTÁ LENDO
Hiraeth (shqip)
Romance"Hiraeth" - përshkruan një ndjenjë të thellë dhe të lindur të dëshirës së zjarrtë për një ndjenjë, një vend apo person që është përtej këtij plani të ekzistencës . ○ Hiraeth "Nje histori e paparashikueshme dhe tërheq...