•51• ○ Vendimi

1.4K 157 440
                                    


                  Ata që nuk e tregojnë   
                    dashurinë, nuk ndjejnë   
                    dashuri.
                          -William Shakespeare

Pasi qendroi duke na pare i shokuar per pak sekonda ne pragun e deres se zeze, e pashe te vinte drejt nesh, teksa ne fytyre po qendronte i ngrysur dhe ishte gati te shperthente ne te shara edhe pse po e mbante veten ne menyren me te mire te mundshme.

- Ç'dreqin do ti ketu? - u degjua Omeri te fliste i nervozuar kundrejt Andreas, qe nderkohe po hipte ne podiumin e bardhe dhe po drejtohej drejt meje i acaruar teksa po fliste :

- Eja Emily te largohemi prej ketej ! - degjova fjalet e tij, teksa ndjeva te me kapte lehtazi krahun dhe me pas e pashe te kthehej drejt Omerit teksa filloi te bertiste si i cmendur.

- Kete here i paske shpetuar vdekjes paq, por nese guxon edhe nje here t'i afrohesh motres sime do te te vras me duart e mia, e jo me pistolete si heren e fundit.

Teksa degjova fjalet e tij u shtanga, sepse per nje moment nuk po arrija te kuptoja se cfare dreqin donte te thoshte Andrea me ato fjale.
Shikimin e drejtova drejt Omerit qe ishte gati te shperthente prej inatit dhe gjaknxehtesise se tij te perhershme, qe e kishte pjese te karakterit.

- Andrea te lutem largohu ! - u degjua papritur zeri im te dilte vrullshem per te parandaluar ate cfare mund te ndodhte mes tyre.

- Une e dua Omerin. Po martohem me te me nje vullnet te plote, ndaj te lutem largohu dhe pranoje kete fakt. - teksa po thosha keto fjale e vendosur me lotet qe ishin te pasigurt nese duhet te dilnin mbi siperfaqen e syve te mi, po ndjeja zemren te me rrihte si e cmendur, e cila po fliste nje gjuhe tjeter nga ajo e fjaleve te mia.

Ne mendje dhe ne zemer mendoja se si do ta gjeja serisht forcen per te perqafuar tim ate pas gjithe kesaj martese te padeshiruar.
Si do te mund te ishim serisht nje familje pas gjithe kesaj rremuje dhe stuhish te papritura.
Ato endrra qe i perkisnin te shkuares ndoshta nuk do te vinin kurre serisht ne pjesen e mbetur te jeteve tona, sepse gjithcka po niste te ndryshonte perpara syve te mi dhe une isha duke e mbeshtetur te ardhmen e vaket qe po me servirej perpara.
Gjithcka po e beja per te mbrojtur tim ate nga Omeri. Tashme duhet te shtiresha e lumtur ne syte e tij per te shpetuar te dyja palet.
Tashme qellimi im i vetem do te ishte te mbaja Omerin larg tim ati, qe e urrente me aq zell prej dickaje te pakuptimte qe akoma nuk kisha arritur ta kuptoja.

Ne momentin qe Andrea degjoi ato fjale prej meje, syte filluan t'i mbusheshin me lote dhe i heshtur po me shikonte me meshire, teksa me puthi ne balle dhe ashtu me nje ze te ulet me peshperiti disa fjale.

- Uroj te jete e vertete.

Pas peshperitjes se tij, vendi u pushtua nga nje heshtje, e cila filloj te thyhej dale ngadale prej zhurmes se hapave te rende qe ai po i hidhte drejt daljes.

Pas shume pak sekondash, e pushtuar prej nje fryme negative, u ula e lodhur ne karrigen e kuqe, teksa vendosa duart perpara fytyres dhe fillova te qaja heshtur duke u munduar te mbuloja syte e perlotur dhe deshperimin qe po me karakterizonte prej asaj qe i kisha thene Andreas ne sy plot bindje.

- Znj.Grill jeni e gatshme ta vazhdoni kete martese? - u degjua zeri i prokurorit, teksa po me shikonte mua te fshija lotet qe po me rridhnin rrembyeshem neper faqe.

- Po, vazhdojme. Jam mire. - u pergjigja une, teksa u mundova te mbaja ne fytyre nje buzeqeshje te akullt e jo te vertete.

- Vazhdojme atje ku e lame. Po ju pyes serisht per te qene korrekt. - u degjua zeri i tij, teksa syte i drejtoi drejt nje blloku te zi qe po e mbante perpara mbi tavoline.

- Emily Grill a deshiron ti te martohesh me Zotin Omer Akyüreke ne te mire dhe te keq, ne pasuri dhe varferi derisa vdekja te mos ju ndaje? - teksa po degjoja serisht keto fjale, po qendroja ne heshtje duke menduar te shkuaren qe i perkiste diteve te se kaluares.
Po i riktheja me shprejtesi ne mendje, ato dite te bukura per tju dhene lamtumiren dhe per t'i lene pas bashke me oret e motshme e te plakura te se shkuares.

- Po, dua ! - u pergjigja une plot bindje, teksa ktheva shikimin drejt Omerit qe ishte pushtuar nga nje ndjenje pozitiviteti edhe pse po ruante seriozitetin ne fytyre per te mos me merzitur mua nga lumturia e tij e tejskajshme qe ishte antonimi i asaj qe une ndjeja ne te vertete brenda shpirtit.

- Zoti Omer Akyüreke a deshiron ti te martohesh me Zonjushen Emily Grill ne te mire dhe te keq, ne pasuri dhe varferi derisa vdekja te mos ju ndaje, dhe qofte e larget ajo dite?

- Po, dua ! - u degjua ai te jepte pergjigjen e tij me nje bindje te plote, teksa po me shikonte mua te buzeqeshja lehte ne fytyre edhe pse brenda qaja rrembyeshem prej kesaj drame qe po kirjohej ne jeten time.

- Sipas fuqise qe me eshte dhene, une ju shpall zyrtarisht "Burre" dhe "Grua" . - teksa degjuam keto fjale, po shikonim njeri tjetrin ne sy te pushtuar nga nje ndjenje e cuditshme qe ishte afishuar mjaft qarte ne mimikat e fytyres se secilit prej nesh.

-  Ju lutem firmosni ketu ! - u degjua serisht prokuroi te fliste, teksa na shkeputi vemendjen qe po i kushtonim syve te njeri tjetrit duke na dhene per te firmosur pranimin e kesaj martese.

Disa minuta pasi firmosem, dolem jashte nderteses qe karakterizohej nga ngjyra e argjendte.
Qielli ndryshe nga disa ore me pare, tashme ishte pushtuar prej nje bojqielli te ndezur dhe madheshtore.

- Lekol. Faleminderit vlla. - u degjua Omeri te fliste, teksa po takonte Lekolin i cili ne ato momente po drejtohej drejt makines qe e kishte parkuar perpara nderteses.

- Qofsh i lumtur dhe me mend ne koke tani ! - u degjua ai te thoshte keto fjale kundrejt Omerit, teksa i ra lehte tek krahu sikur ti jepte nje keshille prinderore.

Pas atyre fjalesh, hipi ne makinen e tij te zeze dhe u perhumb neper makinat e tjera qe ecnin ne te njejtin drejtim me te.

- Omeri ... - u degjua zeri im, teksa ai po shikonte Lekolin te largohej dhe ne momentin qe degjoi emrin e tij, erdhi perballe meje duke me pare ne sy teksa me shtrengoi doren dhe po priste pyetjen time qe me siguri e kishte parashikuar se do te ishte nje pyetje nga ato te zakonshmet.

- Cfare po presim akoma ketu? - u degjua zeri im serisht, teksa ai u pergjigj me shpejtesi duke me bere te mos e perfundoja pyetjen e saponisur.

- Nuk duhet t'i dish te gjitha perpara kohe. Duhet te presesh pak se nuk do vonojne shume, do jene te njepasnjeshme . - tha ai keto fjale, teksa me shkeli syrin dhe me terhoqi drejt vetes duke me bere te vendosja duart e mia mbi supet e tij dhe duart e tij t'i ndjeja lart te pasmeve te mia.

Pas atij momenti nuk fola me, por vazhdova te shikoja syte e tij ne thellesine e tyre te erret qe tashme mbanin lumturine e munguar prej kohesh.
Dhe ne ato momente nje buzeqeshje e pakuptimte me pershkroi fytyren deri ne momentin qe u shformua prej buzeve te tija qe u ngjeshen me ato te miat dhe i lane vendin ngjyrimit te zhurmave kercitese te asaj puthjeje .....

Hiraeth (shqip)Onde histórias criam vida. Descubra agora