》Ndonjëherë njerëzit
mundohen të përdorin
gënjeshtrat, për të
arritur një kompromis
me të ardhmen e tyre
të pakapshme.
- kurtjani__Teksa pashe bjonden ne korridorin e katit te dyte, fola me ze te larte kundrejt saj prej ditances qe na ndante.
- Ejjjj. Eja ketu !
Ne ate moment e pashe te shperqendrohej nga fjalet dhe dora ime qe i kerkoi asaj te drejtohej me nxitim drejt meje, bashke me kutine e zeze qe mbante ne duar.
- Po zoteri. - foli ajo teksa kishte ardhur dhe po qendronte perpara meje e stresuar.
- Lere ne toke kutine! - teksa degjoi fjalet e mia, e leshoi kutine ne toke avash dhe ktheu shikimin perseri drejt meje.
- Kush je ti ? - fola une serioz drejt saj dhe pashe ate te kerciste gishtat nga emocionet dhe frika.
- Eja!... Me ndiq! - fola une i nervozuar prej heshtjes se saj.Ne ate moment fillova te ecja drejt korridorit, teksa po ndjeja ate te nxitonte prej hapave qe une beja, dhe pas nje momenti pash Leon te zbriste shkallet e katit te trete.
- Leo!
- Po Boss. - u pergjigj ai i gatshem.
- Kush dreqin eshte kjo? - fola une teksa kapa krahun e vajzes bjonde dhe e drejtova drejt tij.
- Nuk e di Boss.
- Si dreqin nuk e di? Shko pyet dhe eja tek zyra ime bashke me Bruslin. - pasi thashe keto fjale i nxehur, fillova te ecja drejt katit te katert bashke me bjonden qe me ndiqte mbrapa ne cdo hap qe beja.
Pasi mberritem ne zyre shkova me shpejtesi drejt karriges sime per tu ulur.
- Eja ulu ! - pasi u rehatova, fola une duke i treguar vendin me dore vajzes bjonde qe qendronte ne kembe me fustanin e shkurter ngjyre roze.
Pas nje casti e pashe te vinte drejt meje me nje ecje femerore me plot delikatese.
Pashe syte e saj ngjyre blu dhe tiparet e saj mjaft terheqese te shkelqenin prej drites qe depertohej pertej murit te xhamte te zyres sime.
E pasi erdhi afer meje nuk u ul ne karrigen qe i kerkova, por u ul ne tavolinen time duke hedhur njeren kembe mbi tjetren dhe duke mos i hequr syte per asnje cast prej meje.- Si quhesh? - fola une teksa po shikoja syte e saj mjaft terheqes qe ishin fiksuar drejt meje.
Ne ate moment degjova deren te kerciste dhe te shperqendronte vajzen.
- Hyr. - fola une duke hequr shikimin me veshtiresi prej saj dhe duke shikuar Leon dhe Bruslin qe sapo kishte hyre ne deren e zyres.
- Boss vajza eshte paraqitur si punonjese e re ne vile. - foli Leo.
- Ne rregull. Largohu. - pasi Leo u largua prej zyres, u degjua Brusli te fliste.
- Po vella. Per cfare me kerkuat?
- Shko tek suita ime, merre vajzen qe ndodhet aty dhe coje tek nje prej dhomave vip. Pasi ta futesh brenda mbylle deren me çip dhe lere te lire te bej cte doje.
- Ne rregull vella.
- Porosit nje telefon te ri dhe ma sill ne zyre. - u degjua serisht zeri im.
- Vella ti them Leos te coje vajzen tek dhoma vip ndersa un...
- Joo... Do ta cosh ti dhe pastaj bej ate qe te thashe. - fola une i vendosur.
- Ne rregull. Po largohem vella.
Pasi Brusli u largua prej zyres, u degjua zeri i embel i bjondes te dilte ne pah.
- Une quhem Sara dhe jam njezete vjec. - teksa po fliste po prekte floket e saj dhe po shihte trupin tim vazhdimisht.
- Ku ke jetuar perpara se te vije ketu ?- thashe une, teksa po shihja te pasmet e saja qe dukeshin mjaft qarte, pasi ajo kishte hedhur njeren kembe mbi tjetren, duke harruar qe ishte e veshur me fustanin e shkurter ngjyre roze te sherbyeses.
- Me pare kam jetuar ketu ne Angli. Ne kete vile kam ardhur per nje jete ndryshe. Jeta jashte ketyre mureve eshte shume monotone per mua. - pasi tha keto fjale, u perkul perpara meje duke me shtrenguar kollaren dhe pas nje casti duke me puthur ne faqe.
Pasi ndjeva buzet e saj te largoheshin prej lekures sime, pashe dhe ate gjithashtu te largohej prej meje duke ecur plot sensualitet drejt deres.
- Ejjj... Ku po iken pa marre leje tek une per tu larguar?! - fola une duke i ndaluar hapat e saj dhe duke e bere ate te kthehej perseri drejt meje.
- Po vazhdoj punen qe lashe pak me pare.- tha ajo e vendosur.
- Me duket se harrove se kush jam une.
- Ohhh me fal, harrova te te pyes. Mund te largohem Boss ? - pyeti ajo duke bere nje intonacion mjaft te lezetshem dhe eksitues.
- Eja ktu dhe ulu sepse akoma nuk kam mbaruar me ty. - teksa thashe keto fjale i tregova me dore karrigen qe ndodhej perpara tavolines ku po qendronin dokumentat e viles.
Dhe pasi ajo u ul tek karrigia qe i ofrova, vazhdova te flisja.- E di qe ne kete vile eshte shume e veshtire per tu futur?
- Po... e di paksa.
- Atehere me ndihmen e kujt u fute ketu? - ne momentin qe degjoi pyetjen time, pashe fytyren e saj te qendronte e shtangur dhe me pas degjova timbrin e zerit te saj te lezetshem te dilte.
- Erdha ketu me ndihmen eee... shokut tend.
- Kujt shokut tim? Une kam shume shoke. - ne ate moment i shkela syrin dhe me pas tunda koken per te nenkuptuar se per cilin shok behej fjale.
- B..arini... Me rekomandoi kete vile per tu larguar nga monotonia e jetes se perditshme. - teksa degjova te thoshte keto fjale, buzeqesha dhe fola serisht.
- Barini ee? Ashtu qofte.- Ashtu eshte Boss. Mund te largohem tani?
- Pse e ke me kaq ngut ? Ka plot sherbyese ne vile, prandaj mos e merr me kaq stres punen qe diten e pare.
- Jo nuk kam fare stres. Madje po ndihem mjaft mire tani qe jam ketu.
- Do ndihesh akoma me mire kur te me njohesh akoma me shume. - thashe une teksa po shihja syte e saj te shihnin syte e mi gjatgjithe kohes.
- Shpresoj te jete ashtu Boss.
Per te thyer heshtjen qe u formua per disa caste pas fjaleve te saj te fundit, fola duke i dhene nje urdher si te gjithe punonjesve te tjere te viles.
- Pasi te dalesh prej zyres shko tek suita ime dhe pastroje. Do takohemi serisht me vone se tani ketu eshte e ardhmja jote.
- Ne rregull zoteri. Boss doja te thoja. - pasi tha keto fjale i shkela syrin dhe e pashe te largohej prej zyres duke buzeqeshur .....
VOCÊ ESTÁ LENDO
Hiraeth (shqip)
Romance"Hiraeth" - përshkruan një ndjenjë të thellë dhe të lindur të dëshirës së zjarrtë për një ndjenjë, një vend apo person që është përtej këtij plani të ekzistencës . ○ Hiraeth "Nje histori e paparashikueshme dhe tërheq...