》Ai po e pranon të vërtetën
në fshehtësi, sepse thumbat
e realitetit po i përvelojnë
plaget e hapura e të mykura
që i ka shkaktuar ajo femër e
lyer me blozë përpara syve,
në fëmijërinë e tij të
pafajshme.
- kurtjani__( Omer )
Pasi fola ne telefon me Lekolin, u drejtova serisht drejt suites se hotelit ku ndodhej Emily dhe teksa u futa ne dere, e pashe te qendronte e fiksuar perpara pasqyres, teksa kishte veshur fustanin e bardhe i cili i dhuronte nje embelsi te tejskajshe me thjeshtesine e tij.
Fillova te ecja drejt saj me nje qetesi shurdhuese, nderkohe qe po e shikoja teksa mundohej te mbyllte zinxhirin e fustanit te bardhe, i cili ndodhej ne pjesen e pasme te tij, fillonte tek te pasmet dhe mbaronte ne mesin e kraharorit te Emilyt.Dale ngadale ju afrova pa u ndjere, deri ne momentin qe ajo pa pasqyrimin tim ne pasqyren e stermadhe qe kishte perpara dhe duart e mia te ashpra i ndjeu ne lekuren e saj te bute, teksa u tremb prej te papritures memece.
Frymemarrja iu stampua per pak caste ne gryke, nderkohe qe syte e cuditur i drejtoi drejt pasqyrimit te syve te mi dhe nderkohe u pushtua nga nje dridhje e lehte prej atij momenti dritherues, qe e beri lekuren e saj kokrra kokrra.Edhe pse e trembur vazhdoi te mbante heshtjen mbi fron, teksa po shikonte pasqyrimin tim qe kishte fokusuar te gjithe vemendjen e mundshme mbi zinxhirin e fustanit te saj te bardhe dhe mbi trupin e saj te embel, qe dukej mjaft i bukur edhe nen ate peluhere bardhesie.
Po i qendroja aq afer saqe mund te ndjeja mjaft mire aromen e lehte dhe te embel te trupit saj, qe me kishte munguar gjate ketyre diteve monotone.Pasi i mbylla zinxhirin e fustanit ngadale, ktheva syte drejt pasqyres ku po prisnin te fiksuar dhe te pafajshem syte e saj te zinj.
Ajo perplasje shikimesh zgjati deri ne momentin qe Emily largoi shikimin prej pasqyres dhe u drejtua drejt shtratit, teksa ngriti paksa me dore fustanin e bardhe qe i rrinte deri ne fundin e kembeve.
Rrembeu takat e bardha prej shtatit bezhe dhe pasi i vendosi ne toke, u perkul paksa teksa filloi t'i vishte deri ne momentin qe u degjua zeri im te dilte i nervozuar.- Ku dreqin i gjete ato? - ne momentin qe degjoi fjalet e mia, po me shikonte e cuditur dhe papertuar u pergjigj qetesisht.
- Mbi shtrat, ishin bashke me fustanin e bardhe.
- Hiqi shpejt nga kembet ! Vish ato atje ! - teksa shqiptova keto fjale, drejtova gishtin drejt nje pale atletesh te bardha, qe qendronin ne cepin e suites.
- Ato duken si te perdorura. - tha ajo teksa iu hodhi nje shikim te shpejte atleteve dhe me pas foli serisht.
- Kto jane me mire ...
- Vepro ashtu sic te thashe ! - bertita une me nje ton mjaft te larte, duke e ndaluar se foluri Emilyn dhe duke e lene te shtangur prej acarimit tim, qe per te ishte i pakuptimte dhe i pavlere sepse ajo nuk e njihte femijerine e se shkuares sime te erret, qe fshihej thelle ne mendjen time, duke me bere te papermbajtshem prej kujtimeve te rendomta qe me kujtonin gjerat e vogla dhe te neveritshme.
Teksa degjoi zerin tim te nervozuar, leshoi ngadale takat mbi plakat e suites dhe u drejtua e detyruar drejt atleteve te bardha, teksa ne fytyre po qendronte e shokuar prej nervozizmit tim dhe prej zjarrit qe me kishin pushtuar syte, mendjen dhe cdo qelize te trupit.
Per nje moment ne mendje mu shfaqen momente nga femijeria ime e mjegullt dhe e erret.
Ajo qe po me kujtohej ishte gruaja qe me kishte sjelle ne jete, dhe qe me kishte braktisur ne nje moshe fare te vogel, duke mos me lene as nje kujtim te paqte, por vetem erresire dhe dhimbje, qe vazhdonte te ndikonte tek une negativisht cdo dite e me shume.Po me kujtoheshin momentet kur ajo kthehej ne shtepi ne oret e vona te nates dhe zhurma e perhershme e takave te saj shoqerojej nga disa zera burrash te dehur.
E me pas ato xhurma pershperitese perfundonin ne dhomen e vetme te shtepine sone, mes pasthirmave te flaketa e te pafundme qe me benin te qendroja ne cepin e dhomes, teksa mbyllja syte dhe veshet dhe teksa leshoja lotet furishem nga ajo qe shikoja e degjoja i frikesuar si nje femije pese vjecar.
Mundohesha te largoja mendjen diku tjeter, por dhimbjet qe me shkaktonin pasthirmat e saj ishin te medha dhe peizazhi i tmerrshem qe me afishohej perpara me bente te lejoja lotet te me rridhnin neper faqe, teksa perserisja duke qare nje fjale qe ajo nuk e kishte merituar kurre dhe une nuk kisha arritur ta kuptoja kete gje deri ne ato momente "- Mamaaaaa ... " .***
- Omeri? Je mire? - degjova zerin e embel te Emilyt, te me shkepuste nga ato mendime me llum e te thella te se kaluares sime, teksa e pashe te kishte ardhur prane meje, te me kishte kapur doren dhe te me shikonte drejt e ne sy e shqetesuar prej bulezave te lotit, qe po lundronin me nxehtesi ne brendesi dhe mbi erresiren e syve te mi.
Ne ato momente po mundohesha te mos i lejoja ato lote te rrokulliseshin neper faqet e mia, por po perpiqesha t'i perthaja aty me qerpike e t'i mbaja ato ndjenjat e mia te erreta ne brendesi te shpirtit tim, per te mos djegur edhe ate qe po qendronte perballe meje, e shqetesuar dhe e cuditur prej gjendjes sime qe nuk e kishte pare kurre me pare te stamposur mbi karakterin tim .....
YOU ARE READING
Hiraeth (shqip)
Romance"Hiraeth" - përshkruan një ndjenjë të thellë dhe të lindur të dëshirës së zjarrtë për një ndjenjë, një vend apo person që është përtej këtij plani të ekzistencës . ○ Hiraeth "Nje histori e paparashikueshme dhe tërheq...