》Në momentin që urrejtja
kthehet në keqardhje,
keqardhja pëson
metamorfozë, duke u
kthyer në grimca të
vogla ndjenjash.
- kurtjani__Teksa po e shikoja Emilyn te vazhdonte te qante, kisha frike se do gaboja nese do i qendroja prane. Kisha frike mos ndodhte ndonje veprim i eger nga ana ime qe do ta lendonte akoma me shume.
Ne ato momente nuk po me vinte ne mendje asgje, vetem mendime boshe qe s'kishin kuptim.
Si perfundim ju drejtova duke i drejtuar doren dhe duke folur i pasigurt nese duhet ta beja.- Eja tek krevati im.
Teksa degjoi fjalet e mia e pashe te merrte fryme thelle per nje cast dhe me pas te kapte doren time dhe me doren tjeter te kapte cepin e batenies prej pellushi duke e terhequr ne toke.
- Ke ftohte ? - i thashe keto fjale kur pashe ate qe u shtri ne krevat pa u mbuluar me ate qe terhoqi me vete.
Kur degjoi fjalet e mia mohoi me koke dhe me shtrengoi doren sa te ishte e mundur duke mos me lene te largohesha.
- Po ndez kondicionerin dhe po kaloj nga ana tjeter e krevatit . - teksa thashe keto fjale, bera shenje me koke per nga ana tjeter qe po qendronte bosh, dhe ne ate moment e ndjeva ate te me leshonte doren dhe te kthehej me fytyre nga pjesa ku do te shtrihesha une pas disa castesh.
E pashe qe kishte frike, donte qe une te qendroja aty me të, ne te njejtin krevat, gje qe nuk doja ta beja ne te vertete sepse kisha frike mos mendja ime me thoshte te beja ate gje qe e beja me shume nga ku*vat e viles.
Nderkohe qe po ndizja kondicionerin nuk po ja ndaja syte asaj, por po e shihja teksa vazhdonte te leshonte buleza loti dhe teksa merrte fryme embel.
Pas nje casti fika dritat e suites dhe dola nga ana tjeter e krevatit duke mos ja ndare syte dhe duke u shtrire perballe dhe shume afer saj.- Omeri... Te lutem mund te ta kap doren derisa te me zere gjumi ? - perpeliti buzet e saj duke nxjerre keta tinguj qe erdhen mjaft natyrshem drejt meje.
Nuk i ktheva pergjigje por vazhdova ta shikoja duke mos u shperqendruar asnje sekonde.
Shihja buzet e saj qe vazhdimisht leviznin duke i mundesuar asaj te percillej me veshtiresi.
Degjoja dhe ndjeja frymen e saj qe ishte aq e embel.
Shihja floket e saj te mendafshte qe i qendronin ne profil te fytyres, dhe perhumbesha i gjithi duke pare ne brendesine e syve te saj te zi disa buleza te erreta loti qe buronin hidhur.Pas nje casti ndjeva doren e saj te shtrengonte doren time dhe pashe ate te mbyllte syte duke lene lotet qe ndodheshin ne brendesine e tyre, te rridhnin detyrueshem mbi mollezat e saj te lagura.
Duke qendruar prane saj, duke ndjere frymemarrjen e saj te embel dhe duke pare fytyren e saj te pafajshme nuk mund te me zinte gjumi.
Kishin kaluar disa minuta qe ndodheshim te kapur perdore, pa levizur, teksa une kisha ndjere gjate gjithe kesaj kohe frymemarrjen e saj te rregullt e cila me kishte lene te kuptoja se gjumi e kishte rrembyer.
Nderpreva shikimin, leviza doren qe e kisha te kapur me doren e Emilyt dhe u ula ne krevatin ku isha i shtrire para disa minutash.
Ndodhesha me kurriz nga ajo dhe me fytyre nga dollapi, teksa mendoja se c'dreqin po ndodhte me mua."Pse po sillem keshtu? Kush drreqin eshte kjo qe po me ben te sillem si nje femije? Ku drreqin po shkojne planet e mia?"
Po mendoja keto fjale duke mbajtur duart ne koke per tu perqendruar ne ate cfare kisha nisur te beja.- Omer edhe ti nuk ke gjume ? - ishte zeri i saj i embel qe me beri te ktheja koken ngadale dhe ta shihja te ulur ne shtratin ku ndodheshim te dy.
Ne ato momente i pohova me koke dhe e ktheva perseri shikimin drejt dollapit ngjyre gri.
- Je mire ? - pyeti perseri ajo duke levizur paksa.
Ne ate moment u ngrita dhe ndeza driten e dhomes duke marr fryme thelle teksa shikimin po e mbaja drejt saj.
- Ti nuk ke frike nga asgje ? - pyeti perseri ajo me zerin e saj te embel .
- Cdo te thuash ? Pse duhet te kem frike nga dicka?- duke i thene keto fjale u ula tek divani prej ari, teksa po e shikoja ate te qendronte ulur mbi shtratin e stermadh me nje pamje terheqese prej veshjes se saj ekstravagante.
- Se di. Thjesht te pyeta. Mendoj se te pyeta kot . - duke thene keto fjale shkeputi shikimin prej meje dhe rregulloi floket duke bere ato levizje te perkedhelura qe bente gjithmone.
Nuk ja vura veshin shume fjaleve te saj por vendosa doren mbi mjekren time te zeze dhe vazhdova ta shikoja duke u menduar.
- Pse je stresuar kaq shume? Je ndare nga e dashura? - tha ajo keto fjale teksa rregulloi perseri floket.
- Cfar dreqin po thua? Mos me bej te cmendem tani Emily.
I ktheva une nje pergjigje paksa te nxehur prej fjaleve te pakuptimta qe ajo po nxirrte nga goja.
Ne momentin qe po ngrihesha nga divani ku isha ulur, e degjova ate te fliste perseri plot ironi.- Atehere nese nuk je i lidhur pse ke gjithmone nje pale te brendshe vajzash ne garderobe ?... Apo jane te ndonje ku*ve nga kto te viles...
Pasi degjova fjalet e saj, i shkova shume prane, e kapa nga nofullat dhe pasi i afrova aq shume buzet e saja me te miat fillova te flisja i nxehur.
- Do te me acarosh qellimisht apo si drreqin e ke hallin? Nese vazhdon te pyesesh akoma me shume, do jete akoma me keq per ty.
I thashe keto fjale me nje qetesi te eger duke e pare ne sy me vemendje, sikur ajo te kish thene dicka te tmerrshme, dhe me pas u largova avash disa centimetra prej saj.
- Omer ti ....
Ne ate moment i nxehur duke qene i bindur se e kisha paralajmeruar qe te mos fliste me, e putha duke e bere qe te ngelte e shtangur dhe duke e bere njekohesisht te mos e ndalonte ate puthje rrufe te dhene nga une dhe te vazhduar nga vete ajo.....
-----------------------------------------------------------
☆Ju falenderoj te gjitheve per mbeshtetjen qe me keni dhene gjate gjithe ketyre diteve ...
☆Libri im vazhdon te klasifikohet ne vend te #2 ne drame dhe ne vend te #1 ne albania .
☆Dua tju falenderoj per votat e shumeta qe i keni dhene librit tim duke e cuar 1k brenda 15 pjeseve te para .
☆Dua te falenderoj gjithashtu te gjithe ata te cilet e lexojne dhe i ndjekin pjeset me pa durim edhe pse nuk i votojne ato.☺☺☺
☆Jeni vertet te mrekullueshem .
Ju falenderoj nga zemra...😍😍😍_______________________________________
▪Paralajmerim !
▪Pjesa e radhes permban fjalor banal, fjalor i cili perdoret edhe ne jeten e perditshme.
Te gjithe ata te cilet nuk e mendojne te arsyeshme per ta lexuar, mund te mos e lexojne.
KAMU SEDANG MEMBACA
Hiraeth (shqip)
Romansa"Hiraeth" - përshkruan një ndjenjë të thellë dhe të lindur të dëshirës së zjarrtë për një ndjenjë, një vend apo person që është përtej këtij plani të ekzistencës . ○ Hiraeth "Nje histori e paparashikueshme dhe tërheq...