Po tani si do tia benim valle? Sigurisht qe nuk do ia hidhnim paq me nje histori te tille. Ato kishin te drejte te dyshonin lidhur me ndryshimin e zotit Oliver. E njihnin djalin e tyre mjaftushem sa ta kuptonin qe po shtirej. Asnjeri nga ne nuk eshte aktor . Me siguri do kerkonin prova ne lidhje me vertetesine e te gjithe kesaj historie.
Po une? Une jam rastesisht e zvarritur brenda kesaj situate. Sikur ta kisha kerkuar me qiri kete gje nuk do e gjeja kurre. Ama jeta qenka vertet shume e çuditshme.
Sa mire qe isha sot ne mengjes. Pa telashe te kesaj natyre. Mua me pelqen rehatia ime. Gjeja e pare qe do bej te henen ne mengjes eshte te flas me zotin Oliver. Kjo gje nuk ka kuptim. Nuk mundet te vazhdoje. Vertete eshte shefi im ama nuk ka te drejte te me kerkoje diçka te tille. Dhe nese do me pushoje nga puna atehere ashtu u befte !
-Pra Dafne ,çfare na thua ndonje gje te re ?-mu drejtua Miranda.
-Me te re se kaq?! -e pyeta e çuditur
-Mama si thua sikur ti leme kohe Dafnes te pushoje. Sot eshte lodhur shume dhe udhetimi beri te veten. -nderhyri zoti Oliver.
- Nuk dua te ma lodhesh kaq shume nusen e ardhshme Oli !- e qortoi ajo,ndersa mua me buzeqeshi embel.
-S'eshte ndonje gje qe nuk e perballon. Pastaj Dafne eshte nga ato femra qe nuk e le punen pas dore dhe kur ka angazhime te tjera ne jete ,si familja pershembull,apo i fejuari.
Mua thuajse me ngeci buka ne fyt. Mora goten e ujit ta pija,nderkohe zoti Oliver ishte ngritur ne kembe dhe u afrua tek vendi ku isha ulur une.
-Dafne je mire?-me pyeti.
-Jam tani ! -i thashe pasi gelltita te gjithe goten e ujit dhe morra fryme thelle.
-Bej kujdes e dashur. Nese do mund te shkosh te pushosh ne dhomen tende .-tha ajo.
-Faleminderit,por jam mire vertet.
Nuk e di nese po tallej apo jo,por Oliveri i kishte rene ne te me fjalet qe i tha se emes.
Patjeter qe sdo e lija punen asnjehere. Te pakten sa kam fuqi te punoj.
Nuk arrij ti kuptoj ato gra qe presin vetem nga meshkujt,qofte babai,i dashuri apo burri i tyre. Edhe sikur te kesh gjithe pasurine e botes dhe vertet te mos te te duhet te levizesh as gishtin, a ia vlen? Nuk do merziteshin valle duke parazituar pa u angazhuar me ndonje çeshtje qe shkon pertej vetes se tyre?Vertet nuk kam punen me te rende ne bote,ama ndihem e dobishme per kontributin qe jap ne shoqeri. Kjo jam une,kjo eshte ajo qe bej dhe perpiqem ta bej sa me mire qe mundem.
- E di,tani qe po e mendoj,nuk me duket dhe aq ide e keqe te pushoj. Faleminderit per darken e shijshme,besoj do shihemi ne mengjes.
-Rri si ne shtepine tende e dashur. Ketu je mese e mirepritur. -tha Miranda.
-Naten e mire atehere.-i pershendeta te gjithe.
-Ëhëm ..shihemi pas pak , Dafne .- tha Oliveri i cili vazhdonte te qendronte prane ndenjeses time dhe me puthi ne faqe perpara se une te ngrihesha .
YOU ARE READING
D A F N E
RomanceNjihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë do të ndodhë kur të marrë një propozim të çuditshëm nga shefi i saj,zoti Oliver? A do jenë më gjerat si më parë? Ranking 1#Albania 1#Drame...