☆12☆

594 56 13
                                    

Mos valle sapo kisha pranuar te fejohem me Oliverin ?! Per me teper pezull ne ajer !
E keni degjuar ate shprehjen "Ti me ben te ndihem tre metra mbi qiell"? Epo keshtu ndihem dhe un tani,ne kuptimin e vertete te fjales.

Hodha syte poshte tek levizja kembet,prinderit e Oliverit na pershendesnin me dore. Ndersa ai,Oliveri shkelqente nga lumturia. Per nje moment veshtrimet tona u kryqezuan. Ai shikim falte dashuri.

Po si nuk i kisha kuptuar me perpara ndenjat e tij? Sa mire i ka mbajtur te ndrydhura per veten e tij. Nivel i larte kamuflazhi do thoja.

-Po kenaqesh?-me pyeti ai.

-Po shume. Duket shume bukur nga ketu lart.

-Ti dukesh shume bukur ne fakt. Kjo pamje seshte asgje perpara teje.-tha ai dhe levizi nje tufe flokesh qe me fluturuan ngs era dhe me zune fytyren.

-Tani po e tepron me duket.

-Oh,ti thjesht smund te marresh nje kompliment apo jo Dafne?

-Hmm...vetem nje kompliment?

-Ç'te duash.-tha ai.

-Mbase duhet te ulemi,ti leme rradhen prinderve. I sheh?-i thashe duke i treguar me gisht ne drejtim te tyre.- Ato me zi po presin t'ju lirojme parashuten.

-Haha,po ato e kane provuar. Une dua te kenaqesh ti.

Ndihesha e lumtur prane tij. Nuk do e besoja kurre nese te premten do me thonte njeri qe te dielen do gjendesha mbi parashute,me Oliverin qe me shfaqte dashurine e tij. Po une? Perse pranoja me kaq lehtesi çdo gje? Aty lart u mundova te kuptoj mos valle kisha ushqyer dhe une ndjenja per Oliverin gjate gjithe kesaj kohe. Ndjenja te cilat i kisha lene pa emer deri ne momentin qe ai ndermorri hapin e pare.

Dua shume ta besoj kete qe po me ndodh. Por kam frike. Gjerat e mira nuk zgjasin shume.

D A F N EDonde viven las historias. Descúbrelo ahora