Nuk ia shqisja syte Spencerit per asnje çast . Edhe sikur te kisha qene nje studente e tij qe do hynte ne provim,nuk do ta veshtroja me aq vemendje hapat qe ndermerrte. Ai vazhdonte te shihte i perqendruar,monitorin qe ndodhej perpara tij. U rreka me kot te kuptoja ndonje gje nga shprehja e tij e fytyres,por ajo qendronte stoike duke i kursyer te dhenat . Per fat te keq ,monitori ishte i vendosur ne nje pozicion te tille qe te ruante informacionet nga syte kureshtare. Por edhe sikur te mund ta shihja nuk do kuptoja gje prej gjeje. Ama te pakten do perpiqesha ti vija emer figurave pa forme qe mund te shfaqeshin ne ekran. Per nje çast veshtrimi i Spencerit u thellua,duke i krijuar rrudha te lehta mbi balle. Kuptova qe kishte diçka qe nuk shkonte,kur ai ngriti syte ne drejtimin tone dhe pasi veshtrimet tona u kryqezuan,u ngrit nga karrigia dhe filloi ti afrohej deres. Fillova ta pergatisja veten per lajmin qe do sillte. Sa me afer qe vinte Spenceri,aq me fort i shtrengoja doren Oliverit.
Nderkohe qe Spenceri doli nga dhoma duke mbyllur deren pas vetes,i hodha nje veshtrim te fundit Sparkyt perpara se te perqendrohesha tek ai. Qeni i shkrete dihaste me veshtiresi dhe infermieri i perkedhelte koken,duke i thene fjale te kendshme edhe pse nuk arrija ti degjoja dot,e kuptoja nga shqiptimi. Spenceri na ftoi te uleshim ne stolat qe ndodheshin aty brinjazi,per te na komunikuar lajmin ,por asnjerit nga ne nuk i ra ndermend te ulej. Atehere Oliveri e theu heshtjen elektrizuese duke i thene :
-Na thuaj Spenc,sa keq eshte gjendja?
-Eshte po aq keq sa i druhesha.-tha ai duke veshtruar here njerin here tjetrin.- Goditja e marre i ka shkaktuar fraktura serioze ne kafazin e kraharorit. E thene shkurt dhe qarte,ka kater brinje te thyera,dy te poshtmet nga secila ane e kafazit. Njera nga kto i ka prekur ciper pleurale. Duhet nderhyre menjehere. Tani ju lutem vazhdoni tek Xhesika,nderkohe qe une pergatis sallen e operacionit. Ajo do ju tregoje per procedurat dhe formularet rutine qe duhet te firmosni.
-Ju lutem beni ç'te jete e nevojshme ta shpetoni. Ai qen ka nje rendesi te veçante per mua.-i thashe une.
-Do bej te pamunduren. Nuk eshte hera e pare qe kafshet paraqiten me te tilla fraktura. Çeshtja eshte serioze por jo e pashprese.-tha ai.
Vepruam ashtu siç na tha ai. Xhesika u tregua e sjellshme,nderkohe qe na zgjati formularin qe do plotesonim. Ajo tha edhe njehere se sa veteriner i zoti ishte Spenceri. Ta ridegjoja serisht sikur me lehtesoi dhe me krijoi shprese te re. Perpara se te hynte ne operacion Oliveri e arriti per ta pyetur :
-Spencer,sa mendon se do zgjasi operacioni.
-Nese çdo gje shkon mire,rreth dy ore.-tha ai.
-Vazhdo atehere nuk po te mbaj me gjate. Kthehu me lajme te mira Spenc.-i tha Oliveri ndersa Spenceri pohoi me koke.
Pasi ngelem vetem,Oliveri me dha nje shikim kuptimplote dhe u afrua te me puthte ne faqe. Ndersa me mbante shtrenguar ne perqafimin e tij,ai me tha :
-Dafne,bejme mire te paraqitemi ne rajon. Tani eshte koha,i kemi premtuar togeres Yu Kashi.
-Me kishte dale nga mendja fare.-ia ktheva.
-Ikim atehere,po te kete gje te re Spenceri do te na njoftoje.
-Hey Oliver?
-Po?-tha ai.
-Perse zgjodhe ta quash qenin Sparky?
-Sepse i pershtatet. Si vete emri qe mendova per te,ai vertet hyri si nje rreze drite ne jeten tone,duke te shpetuar ty. Mund tia nderrojme nese nuk te pelqen,mbase u nxitova dhe me vjen keq qe vendosa pa te pyetur. Ty me shume se mua te takon ta quash qenin.
-Oh jo,pa merak me pelqen. Tani mund te ikim.-i thashe duke i buzeqeshur dhe ai beri te njejten gje.
YOU ARE READING
D A F N E
RomanceNjihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë do të ndodhë kur të marrë një propozim të çuditshëm nga shefi i saj,zoti Oliver? A do jenë më gjerat si më parë? Ranking 1#Albania 1#Drame...