Dola nga dhoma e ngrenies dhe njera nga ndihmeset qe ndimonin ne pastrimin e shtepise,u tregua shume e sjellshme duke me treguar dhomen ku do qendroja.
Mendoja qe do qendroja ne dhomen e mysafireve ndaj e kisha marre me shume qetesi. Vetem kur nje ide e tmerrshme goditi trurin tim .
"Mos.. po ne jemi te fejuar gjoja. Obobo,duhet te ndajme te njejten dhome !!!"
Sapo arritem deren,ndihmesja me tha qe arritem dhe duke me uruar naten e mire u largua.
Une kisha ngelur perballe deres se bardhe me doreze te kristalte.
Nje mije mendime kalonin neper trurin tim. Po nuk zgjidhja gje duke qendruar perjashta,duhet te hyja brenda. Do pres Oliverin. Ca gjera duhet t'ia bej te qarta.Hyra brenda dhe ç'te shoh !
Nuk ishte nje dhome jo. Perkundrazi ! Ishte nje apartament me vete. Nje dhome brenda dhomes.
Dhoma e tij ishte gjigande ,sa apartamenti im i vogel do zhdukej brenda saj.
Do ta gelltiste pa piken me te vogel te problemit.
Po kujt i duhet nje dhome kaq e madhe ? Mua do me duhen 1 dite e tere ta pastroja.
Vetem ky mendim me rrenqethi mishin. E imagjinoja veten me lecke ne dore duke pastruar ,nderkohe qe ne nje cep me priste fshesa me korrent.Asnjeriu si duhet nje dhome kaq e madhe po çeshtje pasanikesh. Normal,ska pse te mjaftohet me nje dhome normale.
E gjithe siguria ime u zhduk. Me ke kisha te beja valle?
Kisha menduar se e njihja mjaftueshem zotin Oliver. Por ne fakt nuk dija asgje nga e kaluara e tij. Kishim qene dhe me perpara per pune ne Miami,por sigurisht qe as qe i ishim afruar shtepise se tij. Kisha qendruar ne hotel.
Kjo ishte hera e pare qe une shihja se ku banonin prinderit e tij dhe se ku ishte rritur ai.
Tani qe po e mendoj,une sdo e lija kurre kete vend. Kjo eshte si parajsa mbi toke.Fillimisht me duhet te them qe dhoma e tij perbehej nga dy kate. Po po,duhej te ngjisje shkallet qe ta shihje te teren.
Ne pjesen e pare ndodhej nje divan i madh i bute,ne forme L-je,ngjyre bezhe. Ne dhome mbizoteronin keto nuanca,bezhe,gri dhe e zeze.
Perballe me divanin ndodhej nje televezor gjigand qe te krijonte pershtypjen se ndodheshe ne kinema.
Anash divanit ndodhej nje tavoline druri dhe mbi te ishin vendosur nje mori frutash ,nder to edhe te preferuarit e mi,frutat e thata.
Une vdisja per fruta te thata.
Gjithmone me gjendeshin neper xhepa lajthia dhe bajame,e here here dhe kikirike.
U afrova ta shihja me nga afer ate gosti qe dukej sikur ishte shtruar posaçerisht per mua.
Ndjeva zorret te me gerryenin.
Nuk isha ngopur.
Keshtuqe pa nje pa dy zgjata doren dhe mora te gjithe pjatancen me frutat e thate, dhe fillova ti haja sikur te ishin kokoshka.
Pjesa me e bukur e asaj dhome ishin dy dritare kolosale qe shtriheshin ne te gjithe faqen e murit perballe me divanin dhe ngriheshin deri ne tavan.
Edhe pse ishte erresuar mund te shihja detin qe dukej nga aty,i erret dhe i mistershem. Biles arrita te degjoja edhe zhurmet e dallgeve te vogla,qe me shume dukeshin si valezime.
Nga ana tjeter e dhomes ndodhej nje raft i madh i mbushur me libra.
Iu afrova me pjaten me lajthia ne dore,duke ngrene dhe me duke i perkedhelur me sy te gjithe librat qe shihja.
Nuk doja ti prekja se mos i beja pis.
Afer dritates ndodhej nje cep leximi .
Kishte vend per dy persona. Parmaku i dritares ishte i gjere dhe i mbushur me jasteke te bute mbi te cilet mund te uleshe te merrje nje liber ne dore dhe te lexoje i qete duke shijur pamjen nga dritarja.
Ja qe Oliveri na paskerka qene i zgjuar.
Buze saj ndodhej nje karrige e drunjte ,e harkuar,e cila lekundej.
Sa bukur !
U ula per nje moment ,mbylla syte dhe fillova te lekundesha.
Nuk qendrova shume pasi me shtyente kurioziteti te shihja ate qe ndodhej lart.
Edhe shkallet ishin prej druri.
Duke i ngjitur arrita te shoh nje karrike me rrota dhe nje tavoline pune mbi te cilen ndodhej nje kompjuter MAC,i bardhe,nga Apple.
Ne qender ndodhej nje shtrat i madh dhe i ulet. Dukej kaq i bute ,i mbeshtjelle me çarçafet e bardhe prej kashmiri .
Nuk i rezistova dot,por u hodha me shpine dhe po shihja tavanin.
Sa bukur ! Nje pjese e tij mungonte dhe ndodhej nje dritare . Mund te shihje yjet.
Oh,sa kohe kisha pa i pare yjet !
Ne cep te dhomes dallova nje raft te vogel me liber dhe nje tabele serfi.
Eh sigurisht,kur rritesh prane detit do mesosh te besh dhe serf.
Nuk po me behej te ngrihesha. Shtrati ishte shume i rehatshem.Ne ate moment degjova deren te hapej dhe ca hapa kembesh qe hyne brenda.
-Shoh qe qenke rehatuar.-tha ai.
O Zot çfare turpi. U ngrita menjehere ne kembe dhe si e zene ne faj,fillova te shpjegohem.
-Une..thjesht po shihja dhomen.
-Gjete ndonje gje qe te pelqen?-tha ai nderkohe qe ishte ngjitur aty ku ndodhesha une dhe po afrohej drejt meje.
Bera te zmbrapsesha ca dhe u mbajta tek tabela e serfit. Ai e pa dhe me tha:
-Te pelqen te besh serf?
-Do me pelqente po te dija mbase.-ia ktheva duke u munduar te ruaj qetesine.
Ai iu afrua shtratit dhe mori nje jastek. Tek rafti qe ndodhej prane shtratit nxorri nje mbulese te bardhe dhe beri te zbriste shkallet,nderkohe qe une e shihja me çudi.
-Mos u shqeteso,un do fle poshte tek divani,ti mund te perdoresh shtratin tim. Ka kohe qe nuk fle aty gjithsesi,sme ben pershtypje.-tha ai duke treguar qe per te nuk kishte rendesi qe po me lironte shtratin e tij.
-Faleminderit...por a s'mendon qe duhet te flasim se çdo bejme ne vazhdim?
-Duher sigurisht. Por jo sonte. Neser.-tha ai prerazi.
-Por..!
-S'ka por. Naten e mire Dafne !
-Naten e mire !
Sa i pa durueshem.
YOU ARE READING
D A F N E
RomanceNjihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë do të ndodhë kur të marrë një propozim të çuditshëm nga shefi i saj,zoti Oliver? A do jenë më gjerat si më parë? Ranking 1#Albania 1#Drame...