-Sa kelysh i bukur qe qenka ky ! Si e quajne ?-e pyeta.
-Eshte vajze,e quajta Lulu. A e beson dot qe dikush e kishte braktisur kete krijese te vogel,te adhurueshme,duke e hedhur ne koshin e plehrave? E kishin lene enkas aty,te vdiste dhe te betohem qe diçka me theri ne shpirt kur e degjova te qante. Fatmiresisht e gjeta ne kohe,perpara se ta merrnin me vete ato te mirembajtjes se ambientit. Pasi i bera nje dush te nxehte dhe e ushqeva me qumesht te ngrohte,e solla ketu ta kontrolloje doktori,edhe ta vaksinoj. Nuk kam ndermend ta le vetem,ne te dyja jemi shoqe tashme apo jo Lulu?-i foli ajo me perkedheli kelyshit te saj,e cila ishte aq e ndrojtur sa dukej sikur do ta zinte gjumi nga çasti ne çast.
-E besoj,-i thashe,-njerezit jane te afte te bejne gjera te tmerrshme,te pa imagjinueshme,edhe ndaj ketyre krijesave te pafajshme qe nuk e mbrojne dot veten e tyre. Me vjen mire qe e ke gjetur ne kohe,dhe tani Lulu e vogel ka nje shtepi te ngrohte,ku jam e bindur se nuk do ti mungoje dashuria kurre.
-Ajo eshte aq e adhurueshme,sa nje gje e tille nuk me shkon nder mend. Eshte e imja.-tha vajza duke e afruar prane fytyres se saj Lulune.
Oliveri dukej sikur bluante tjeter gje ne mendje dhe as qe e kishte vemendjen tek biseda qe po zhvillonim ne. Hodha syte tek shtrati ku qendronte qeni im. Se kuptoja perse vonohej kaq shume doktori,vertet ishte ne nje vizite ama ky ishte nje rast urgjent, rendesine e se cilit shpresoj tia kete shpjeguar sado pak vajza e recepsionit ,e cila akoma nuk ishte kthyer ne vendin e saj.
-Po qenin tuaj si e quajne?-degjova vajzen te fliste serisht.
-Nuk e di,nuk kam menduar akoma per nje emer.-ia ktheva.
-Sparky. Do ta quajme Sparky.-tha Oliveri,i cili papritmas u perfshi ne bisede.
-Emer i bukur.-komentoi ajo.
U çudita,jo vetem qe Oliveri i vendosi emrin pa me pyetur dhe mua,por edhe sepse ashtu e quanin qenin tim te pare. Ishte e pamundur qe ai ta dinte kete gje. Me siguri ishte rastesi perzgjedhja e emrit. Nganjehere fati te kurdis lojera te tilla,qe veshtire te besoje ne rastesine e tyre. Pa arritur ta bluaja me gjate ne koken time,ne koridor u degjuan hapa dhe zera dhe kur ktheva koken vura re nje burre te gjate thatim,me perparasen e bardhe te veshur,te cilin po e shoqeronte vajza e recepsionit,e cila seç i thonte dhe ai tundte kokem gjithe seriozitet. Ky duhej te ishte doktori te cilin po e prisnim.
Oliveri u ngrit menjehere ne kembe,dhe une veprova njelloj pas tij. Pasi u afrua prane nesh,munda ti dalloja me qarte tiparet e tij. Doktor Spenceri,ishte nje djale thatim per nga trupi dhe imcak ne fytyre,me floke bjonde dhe sy jeshil ulliri. Duke e pare prane e prane Oliverit,ai te linte pershtypjen e nje vellai te vogel,edhe pse per nga gjatesia ia kalonte atij dhe mbartnin te njejtat vite mbi supe. Ne fytyren e rruar me kujdes,mund tia dalloje qarte,gropezat e vogla qe i kishin lene aknet e adoloshences. E megjithate mbante nje qendrim,qe e bente te dukej i paraqitshem dhe i kendshem,gje qe e vertetova menjehere pasi ai filloi te fliste. Edhe ne timbrin e zerit te tij mund te nuhasje nota dashamiresie. Mbase keshtu duken njerezit qe i adhurojne kafshet aq shume,sa jua kushtojne nje jete te tere kujdesit ndaj tyre. Mu venit çdo dyshim mbi zotesine e Spencerit qe me lindi me heret.
Pa e fshehur habine e tij,qe po ritakonte,mikun e tij te vjeter nga e kaluara,Spenceri çeli gojen dhe tha :
-Oliver? Oliver Stringheart?! O Zot sa kohe ka kaluar pa u pare !
-Afersisht dhjete vite do thoja. Çkemi Spenc,si ke qene?-i tha Oliveri,dhe te dy u bashkuan ne nje perqafim pershendetes.
-E kujt ia merrte mendja se do te te shihja pikerisht ne kliniken time miku im.-vazhdoi te thoshte Spenceri.
-Fati ben lojera te tilla mesa duket.-ia ktheu Oliveri.
-Çfare kemi ketu? Hey bukurosh,çte paska ndodhur valle?-tha Spenceri duke u perkulur me Sparky-n per ta inspektuar me imtesi.
-E kane goditur brutalisht.-nderhyra duke i thene une,pa dhene me shume detaje.
-E shoh ! Mire,duhet ta dergojme menjehere ne dhomen e grafise ta ekzaminoj,dhe me pas mund tju tregoj me gjate per gjendjen e tij. Edhe pse mesa shoh,mund te kete disa brire te thyera. Me zor merr fryme. Dhe ju jeni?-mu drejtua Spenceri,i cili dukej sikur sapo e kishte vene re pranine time.
-Dafne Mckenzi.-iu pergjigja.
-Dakord,zonjusha Mckenzi,une jam doktor Hallowey dhe do kujdesem qe tani e tutje per qenin tuaj. Kerkoj ndjese qe nuk u prezantova qe ne fillim,por ne mbrojtjen time dua te them qe u hutova nga prania e mikut tim ketu.-tha Spenceri duke zbardhur dhembet dhe hedhur njerin krah mbi supin e Oliverit.
-Ska problem. Ndjesa ju pranohet dhe eshtr mese e justifikuar.-i thashe duke ja kthyer buzeqeshjen.
-Atehere le te mos humbasim kohe me gjate ketu. Me ndiqni !- na tha ai duke na prire rrugen.
Infermieri menjehere pas fjaleve te tij,filloi te shtyente shtratin ku ndodhej Sparky,perpara nesh. Perpara se te largoheshim qe aty,Spenceri u kthye mbrapsht,sikur te kishte harruar ndonje gje.
-Zonjushe,doja tju kerkoja ndjese per pritjen. Do kthehem tek ju menjehere sapo te mundem. Xhesika,sigurohu qe zonjusha te akomodohet ashtu siç duhet.-i tha ai recepsionistes,nderkohe qe perkedhelte lehte me gishta,veshet e Luluse.
Te dyja vajzat pohuan me koke,te kenaqura nga fjalet e doktorit te ri. Pyeta veten se sa vajza dashuroheshin me Spencerin çdo dite ! Seç kishte nje gje te veçante qe e bente terheqes,te cilen akoma nuk e kisha e zbuluar.
Pasi Spenceri na arriti,aty ku ishim ndalur,nxituam drejt nje salle qe ndodhej ne fund te koridorit. Atehere Spenceri u ndal serisht dhe na u drejtua me ton serioz dhe profesional :
-Ju lutem prisni ketu. Eshte e mira te qendroni jashte salles qe te mos merrni rrezatim te demshem nga aparaturat.
Te bindur pohuam me koke te dy,nderkohe qe Spenceri dhe infermieri qe shtyente shtratin,hyne brenda . Fatmiresisht dera perbehej nga xhama te bollshem,qe krijonin nje dritare nga ku mund te shihje fare qarte se çfare ndodhte brenda. Dhoma ishte e ndriçuar mire,brenda saj ndodheshin disa aparatura ,ne nje prej te cilave vendosen me kujdes Sparky-n. Si une edhe Oliveri po prisnim me padurim te merrnim vesh se çfare kishte,nderkohe qe ndiqnim me sy levizjet mekanike te Spencerit te cilat ai i zbatonte me perpikmeri.
YOU ARE READING
D A F N E
RomanceNjihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë do të ndodhë kur të marrë një propozim të çuditshëm nga shefi i saj,zoti Oliver? A do jenë më gjerat si më parë? Ranking 1#Albania 1#Drame...