U zgjova e tmerruar dhe e mbuluar ne buleza djerse. Frymemarrja me ishte shpejtuar aq shume,sa mendova se do me dilte zemra nga kraharori. Une nuk enderroj . Gjithmone bej gjume te qete,pa enderra ,pa ndjenja,pa komplekse,thjesht gjume. Ama sa here qe shoh nje enderr, zgjohem keshtu ,pasi une shoh mankthe paralizuese,jo enderra te mirefillta. Me duket sikur me perndjek nje shpirt i keq,qe me qendron pezull shpirtit, duke e gerricur ate me fuqite e tija te liga. Mund te kene kaluar dy vite te plota nga mankthi i fundit. Per kete mu deshen plot pese minuta te kuptoja se ku ndodhesha. Fillova te prekja trupin me duar,akoma i ndjeja kristalet sikur me shponin. Pasi u sigurova qe kishte qene vetem nje mankth,ktheva koken nga rosaku,qe qendron mbi komodinen time. Ora shenonte 4 e 30 e mengjesit dhe akoma nuk kishte zbardhur.
Vura koken serisht ne jastek, por rrekesha me kot. Nuk me zinte me gjumi . Atehere me lindi ideja brilante te dilja te beja vrap nga parku qe ndodhej afer shtepise. Duhet te kete kaluar me shume se nje vit nga hera e fundit qe kam bere diçka te tille. Nuk eshte se e kam lene nga mungesa e deshires por nga mungesa e kohes. Puna me zinte shumicen e kohes derrmuese timen,dhe oret e gjumit qe beja naten,ishin te çmuara per mua,nuk mund te rrezikoja te humbisja asnje minut me vlere.
Kete here nuk do dilja per vrap per te mbajtur trupin ne forme. Aspak,trupi im ka formen e duhur ,çuditerisht teper te lakmuar,per nje person qe nuk ka aktivitet tjeter fizik,perveç punes intensive. Pra kete here,doja te dilja te merrja fryme. Kisha nevoja te qetesohesha, te qartesoja mendimet qe me bluanin ne koke, dhe padyshim te largoja vemendjen nga tmerri i sapo perjetuar. Çdo gje dukej kaq reale dhe e prekshme,sa isha e sigurt qe me kishte ndodhur vertet.
U ngrita pa humbur kohe dhe u bera gati. Befas,nje shkulm entuziasmi me pershkroi gjithe trupin. Ndihesha euforike dhe njekohesisht nostalgjike per kohen e universiteti,kur diçka e tille bente pjese ne rutinen time te perditshme. Perveç faktit qe nuk dilja kurre vetem,por me Selenen. Nje mendje me tha ta telefonoja,por sdoja te degjoja ulerimet e saj qe ne pike te mengjesit,pasi do i prishja gjumin. Nuk eshte kjo arsyeja e vertete qe me pengonte ta thirrja. Mendova se duhej te ishte ne shoqerine e Derekut. Duhej ta lajmeroja paraprakisht per kete gje,por as mua vete nuk ma merrte mendja se do ndodhte. Me keto mendime ne koke,vesha atletet e mia te vrapit Nike, morra kufjet dhe telefonin dhe dola nga shtepia.
Fatmiresisht e kisha ruajtur byzylykun e krahut,qe eshte i pershtatshem per te vendosur celularin. Kjo ma lehtesonte shume punen qe te mund te degjoja muziken time te preferuar nderkohe qe vrapoja. Nen tingujt e 'Avicii' nisa maratonen time te vogel te vrapit. Çuditerisht ,njerezit qe dilnin per vrap mengjeseve ishin pakesuar ndjeshem,nga sa mbaja mend un. Edhe pse praktikisht skishte zbardhur drita akoma , kjo nuk i kishte penguar me perpara njerezit,qe te dilnin,qofte edhe per shetitje qe te shijonin lindjen e diellit. Nuk ka kaluar shume nga lindja e diellit e fundit qe kisha pare,por ky ishte muhabet tjeter.
Ndersa vrapoja, fillova te ndalja ritmin gradualisht,pasi frymemarrja po me veshtiresohej. Atehere fillova te vija veten ne loje per munges e shkathtesise time. ' Je ndryshkur Dafne '. Diçka e tille ndezi,egon e fshehur timen dhe nje Zot e di nga i gjeta energjite,te kthehesha edhe me fuqishem,deri kur arrita ne piken kryesore te parkut,vendin tim te preferuar. Gjeta stolin ku ulesha zakonisht dhe u ula te shijoja pamjen qe servirej perpara meje. Kishin kaluar vetem tridhjete minuta qe vrapoja. Tani po prisja me padurim,rrezet e para te diellit,te cilat do rrezatonin si pasqyre,mbi liqenin artificial te parkut. Bera nje foto per ta pasur kujtim,pikerisht ne çastin kur dielli po lindte. Duke buzeqeshur me vete,ia dergova Selenes. Kete here ,nuk me interesonte me nese do e zgjonte mesazhi im apo jo. Nje paqe te tille qe percillte kjo pamje mbreslenese,duhej ta shijonte dhe ajo ,mikja ime.
Do doja qe ajo paqe te zgjaste pafundesisht,por si çdo gje e mire,dhe ajo morri fund. Ndjeva nje zhurme ne shkurren pas meje,dhe zera. Tani e di qe isha bere pak paranojake,por nuk mund te me kishin bere veshet. Isha 100% e bindur,qe isha zgjuar dhe qe zhurma vinte qe pas meje. U ndjeva ne gjendje ankthi dhe u ngrita nga stoli. Fillimisht fillova te mbaja vesh ,te kuptoja se çfare po ndodhte,dhe nisa te ec me hap te pasigurte. Shkurret po lekundeshin me shume seç duhej,gje qe me beri te ngrihrsha ne vend. Nuk kaloi shume dhe degjova nje angullime. Prej aty doli nje qen,me qime te arta, i rraces 'Labrador '.
-Hey vogelush,ku e ke pronarin tend?-u perkula ta perkedhelja me nje ndjenje lehtesimi.
Qeni dukej i paqte,dhe filloi te mi lepinte duart,nderkohe qe tundte bishtin ne shenje gezimi. Vura re qe nuk mbante qafore,kushedi kujt do ti kishte humbur ky qen. Teksa e perkedhelja dhe i shfaqja dashuri,mendova me vete qe duhej ta dergoja te veterineri ,pasi ti beja nje dush te mire. Me pas do nxirrja ca leternjoftime. Mbase familja e tij e vertete po e kerkonte,dukej qartazi qe kishte humbur.
-Ja ku qenke,pisanjos ! -u degjua nje ze te kumbonte pas meje.
U ktheva vrik,dhe vura re qe nga pas meje,po qendronte nje burre,me bark te madh,rreth 1.85 i gjate ,qe dukej sikur nuk ishte rruajtur kurre. Duke u munduar te mbaja veten nga sikleti dhe nga frika qe me shkaktoi,njekohesisht, drejtova trupin dhe e pyeta :
-Pershendetje zoteri,i juaji eshte ky qen?
-Ai qen i piset ,ka kohe qe sillet rrugeve dhe tani qe e kapa me ne fund do ta dergoj aty ku e meriton.-tha ai dhe ne sy i dukej qarte ligesia.
-Çfare keni ndermend ti beni?-e pyeta duke e kaluar qenin prapa kembeve te mia.
-Asgje qe nje zonjushe si ju do ti pelqente. Tani hapuni dhe me lini te bej punen time.-tha ai duke u ngerdheshur,ndersa nxorri nje shkop te gjate me nje lak perreth,dhe filloi te vinte ne drejtimin tone.
-Me vjen keq,por kete qen e gjeta une e para,dhe kam ndermend te kujdesem per te ! -i thashe prere ,duke shpresuar qe zoteria qe kundermonte do largohej.
-Nuk mendoj se diçka e tille eshte e mundur !-tha ai pa ndalur te eceren.
-Vrapo vogelush !-u ktheva nga qeni dhe i dhashe zemer te ngiste vrap nga drejtimi tjeter. Per asnje arsye nuk do e lija te binte ne doren e ketij zoterie,i cili i beri te qarta qellimet e tij vrastare.
Fillova te vrapoja edhe une pas qenit,por burri trashaluq me ishte vene nga pas. Un nuk e kisha kuptuar qe me ishte afruar aq shume ,sa me dha nje te shtyre dhe me rrezoi per toke. Vrava gjurin kur u rrezova dhe nuk munda te ngrihesha me. Mundja vetem te shikoja silueten e atij njeriu qe po me afrohej,dhe dukej si nje gjigand i lig,nga ato qe lexojme neper librat me perralla per femijet.
-Kujtuar se do ja mbathnit nga une? Ne mos qenin,do te te kap ty ! Bere gabim qe hyre ne mes vajze. U ngaterrove me kapesin e gabuar te qenjve . Jam une ai qe bej ligjin ketej rrotull.-tha ai ndersa u ul dhe me kapi nga kyçi i dores,e me terhoqi me force.
-Me lesho ! Nuk ke asnje te drejte te me prekesh !- i thashe duke u munduar te çlirohesha nga shtrengimi i tij,por ai se kishte ne plan te me linte te lire.
YOU ARE READING
D A F N E
RomanceNjihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë do të ndodhë kur të marrë një propozim të çuditshëm nga shefi i saj,zoti Oliver? A do jenë më gjerat si më parë? Ranking 1#Albania 1#Drame...