E zura veten me pune nga me te rendomtat ne zyre. Oliveri nuk kishte dalur me nga zyra e tij dhe as nuk me kishte kerkuar . Njehere qe vajta ta lajmeroj per nje telefonate te rendesishme me tha :
-Anulloji te gjitha takimet per sot Dafne. S'mund te pres njeri. Ne mbremje kam nje darke te rendesishme. Tani te lutem mund te shkosh. Kam shume pune per te bere, po me shperqendron.
Nuk mund te them qe nuk u preka nga fjalet qe me tha. Keshtu vendosa te mos ju kushtoj shume rendesi,ndryshe do merzitesha kot. Hyra ne zyren time dhe fillova te pastroja e sistemoja çdo cep te saj. E persosur ! Me te rregullt se kaq nuk e kisha pare zyren time ndonjehere. Mbase Oliveri duhet te me flase me shpesh ashtu ,qe te vendos me shume rregull.
Edhe Selena nuk u ndje me gjithe diten. Ra ora shtate e mbremjes. Duhej te kthehesha ne shtepi. Isha e fundit qe po largohesha nga personeli. Qendrova posaçerisht me gjate qe te takoja Oliverin ,pas pune. Tani nuk kishte me justifikime.
Dola nga zyra ,vetem e vetem per te degjuar te qeshurat e Samantes.
-Oliver do vish i dashur? Kam rezervuar tek 'Le Bernandin' ne oren 7 e 30 minuta. Do behemi vone.-tha ajo duke e terhequr nga menga e kemishes.
-Ja tani.-ia ktheu ai.-Dafne qenka akoma ketu?-me tha me habi kur me vuri re.
-Tani sa po ikja.-ia ktheva me ze te mekur.
-Ne rregull,naten e mire. Shihemi neser.-tha ai dhe u largua se bashku me Samanten.
-Naten...
Pra ,kjo na paska qene puna e rendesishme qe kishte ne mbremje ! Nje darke me Samanten. Dola me nxitim nga kompania dhe u largova ne te njejtin moment qe po nxirrte makinen nga parkimi Oliveri. Nuk doja ti shihja duke u larguar se bashku,por ja qe e pashe edhe kete. Faleminderit Oliver ! Nuk duhej te te kisha besuar kurre.
Sapo arrita ne shtepi me ra telefoni. Ishte mamaja.
-Dafne çkemi shpirti i mamit,si je ?-u degjua te me thonte nga receptori.
-Mire ma,çka !
-Çfare ke? Po me dukesh e merzitur.-tha ajo.
-Pata nje dite shume te lodhshme ne pune,duke u ndjekur kjo nga nje fundjave tejet e ngarkuar.
-E dija,ndaj edhe nuk te kam telefonuar shpesh.-tha ajo.
-Si eshte babi?
-Babi doli me shoket e tij dhe une mendova te flas pak me vajzen time.
-Mire bere mama. Me ka marre malli. Mbase do vi kete fundjave nese kam kohe.
-Sa mire do beje zemer,dhe ne na ka marre malli shume per ty. Oh jo ! Jo,jo jo ! Dafne me duhet te shkoj,po nxjerr flake soba. Kam harruar patatet brenda.
-Shko shpetoji mami. Degjohemi me vone. Te puth.-i thashe dhe mbylla telefonaten.
Ndihesha e derrmuar dhe e deshperuar. Por nuk doja ta leshoja veten. Bera nje dush,dhe tualetin e persosur qe mi nxirrte ne pah syte me bisht. Vesha fustanin tim te kuq dhe telefonova Selenen.
-Hey Sel ! Vlen akoma oferta per te dale sonte?
-Sigurisht qe po. Sonte po festoj. Po te pres tek 'Cielo' ,qenka DJ Tedd Patterson sonte.-tha ajo dhe mezi degjohej nga volumi i larte i muzikes.
-Erdha.
Morra nje taksi dhe pas pak minutash arrita. 'Cielo' eshte nje nder klubet me te famshme te Manhattan. Shpesh here gjen njerez te famshem. Kisha qene vetem njehere me perpara me Oliverin,por nuk kishim qendruar as 10 minuta. Fotografi qe prisnim te takonim ate nate,telefonoi te na thonte qe ishte semure me grip. Pak si vone,pasi neve na shkoi rruga dem.
YOU ARE READING
D A F N E
RomanceNjihuni me Dafne ,një asistente e shkëlqyer e cila punon për kompaninë me prestigjoze të modës në vend. Çfarë do të ndodhë kur të marrë një propozim të çuditshëm nga shefi i saj,zoti Oliver? A do jenë më gjerat si më parë? Ranking 1#Albania 1#Drame...