☆33☆

414 38 7
                                    

Veshtrova nga dritarja dhe vura re se po i afroheshim rajonit te policise. Te krijonte pershtypjen e nje ndertese te vogel shkolle,me tulla gri. Ne oborrin e rrethuar nga kangjellat e zeza,arrita te numeroja plot dhjete makina policie dhe nje makine ambulance,te ndihmes se shpejte. Afer me makinen e ambulances,qendronin dy police duke biseduar me nje te trete qe me shume gjasa,nga veshja duhej te ishte shoferi i ambulances. Me tutje ndodhej nje grup i perbere nga tre gra police,te cilat qeshnin dhe hidhnin e pritnin fjalet e njera-tjetres teksa ngjisnin shkallet e godines. Nga jo shume larg,degjohej sirena e nje makine policie,e cila dukej sikur po vinte ne kete drejtim. Oliveri arriti te gjente nje vend bosh parkimi dhe ndaluam.

-Arritem me ne fund.-tha ai ndersa dilnim nga makina.

Te dy iu drejtuam shkalleve te ngurta ,qe te dergonin ne brendesi te godines. Kishte diçka rreth ketij insitucioni,qe gjithmone ia kishte dale mbane te me shtinte te dridhurat. Mbase kjo pershtypje me krijohej nga serioziteti qe percillte ky institucion. Ama e dija mire qe nuk ishte fasada e jashtme ajo qe me kallte daten,por ajo çfare mbante brenda. Me sakte ,ke mbante brenda, kriminele te kategorive te ndryshme,e me raste edhe te pafajshem qe ndodheshin aty gabimisht derisa te provohej pafajesia e tyre. Ne benim pjese ne nje tjeter kategori te jashtme,ate te deshmitareve okulare dhe viktimave .

Sapo u futem brenda,u gjendem perballe nje panorame te cilen deri me sot e kishim pare vetem neper filma. Te pakten per mua keshtu ishte dhe nuk besoj se per Oliverin eshte ndryshe. Ç'fare mund te kerkonte nje njeri si ai ne rajonin e policise? Asgje.
Ftoftesia qe ndjehej sapo shkelje brenda ishte elektrizuese. Ky eshte institucioni ku merr forme ligji i shkruar. Punonjesit e policise,leviznin me hap te shpejtuar neper koridoret e godines. Disa mbartnin dosje dokumentash nder duar,e te tjere syresh i shihje tek shoqeronin individe te prangosur apo jo,ne dhomat perkatese qe vetem ato i dinin. Nuk do doja te isha ne kete vend,madje as si punonjese. Sa me shpejt te mbaronin pune aq me mire do ishte. Mezi prisja te dilja serisht jashte,aty ku ajri eshte me bollek dhe dielli shkelqen,aty ku realisht ndihem e lire.

I gjithe rregulli dhe qetesia qe mbizoteronte deri ne ate çast,u thye nga zallamahia qe sollen brenda policet. Britmat e nje burri degjoheshin qe ne oborr. Atehere u shfaqen brenda ne korridorin qendror,tre police te cilet mbanin mberthyer nje burre rreth te dyzetave,i cili perpelitej te çlirohej nga ngerthimi i tyre ,duke perseritur te njejtin refren,disa here rradhazi : " Jam i pafajshem. Me leshoni po ju them ! Nuk e kam bere une." Por çehrja e policeve deshmonte te kunderten,dhe ato as qe e kishin ndermend ta linin te ikte gjekundi. Nje tjeter polic iu doli perpara per te neutralizuar gjendjen.

- Çdo gje ne rregull oficere?-ju tha ai.

-Po shef. Çdo gje eshte nen kontroll.-iu pergjigj njeri nga policet,i cili me pas iu bashkua te tjereve ne shoqerimin e te prangosurit.

A thua do kishte thene te njejten gje edhe Ivani kur e kishin shoqeruar brenda? Mbase edhe ai kishte bere rezistence duke kembengulur ne pafajesine e tij,njelloj si burri qe sapo pershkoi korridorin perpara nesh. Teksa shihnim ne drejtmin te policeve,nga njera prej zyrave ne te majte ,vura re te dilte togerja Yu Kashi. Gjithe ajo zhurme kishte kapur edhe vemendjen e saj dhe te gjithe atyreve qe degjonin mire nga veshet. Ajo na vuri re menjehere.

- Zoti Stringheart ,zonjusha Mckenzi,ketej ju lutem.-tha ajo duke na bere me shenje ta ndiqnim.

U drejtuam per ne zyren ngjitur me ate nga doli. Brenda ndodhej kolegu i saj,Sebastiani,i ulur perballe nje kompjuteri. Ai u ngrit ne kembe te na pershendeste dhe me pas u ul serisht ne vendin e tij.

-Uluni ju lutem.-tha togerja,duke na ftuar te uleshim ne karriget perballe tavolines se Sebastianit. Vete togerja Yu Kashi qendroi ne kembe perbri nesh.

-Se pari me duhet tju pyes me cilin avokat deshironi te perfaqesoheni? Nese nuk e keni nje te tille mund t'jua sigurojme ne.-tha ajo.

-Faleminderit togere. Avokati i kompanise duhet te kete mberritur tashme. E lajmerova te vinte ne rajon kur u nisem per ketu.-i tha Oliveri.

Ne ate çast trokiti dera e zyres dhe pashe te hynte brenda avokatin Johns ,nje burre ne fund te pesedhjetave,te cilin e kisha takuar tre here ne total,por asnjehere per nje çeshtje qe kishte lidhje me mua. I veshur me kostumin gri dhe kollaren e zeze ,ai beri perpara duke na pershendetur te gjitheve.

-Shpresoj te mos ju kem nderpritur.-tha avokati Johns.

-Juve po ju prisnim. Uluni.-i tha togerja,dhe avakoti zuri vendin prane nesh.

-U mundova te vija sa me shpejt qe munda. Kur morra telefonten tende i hipa makines menjehere.

- Faleminderit,ke ardhur fiks ne kohe.-i tha Oliveri,i gezuar qe ndodhej aty.

-Vazhdojme atehere.-tha togerja Yu Kashi,duke me zgjatur nje formular.-A mund ti plotesoni te dhenat tuaja?-perfundoi duke thene ajo nderkohe qe Sebastiani me zgjati nje stilolaps.

-Sigurisht.-ia ktheva.

Ishte hera e pare qe kisha perpara nje formular kerkese padie. Ne vendet bosh me orientoi avokati te shkruaja emrin,mbiemrin atesine. Gjithashtu duhej te shkruaja vendbanimin dhe nje numer kontakti. Me pas dokumentin e morri avokati Johns,i cili shkruajti emrin e tij si avokati qe kishte marre çeshtjen ne dorezim,dhe gjykaten te ciles do ti drejtoheshi.

-Tani le te vazhdojme me padine qe doni te ngrini ndaj te pandehurit Ivan Petroviç. Na duhet deklarata juaj e plote ne lidhje me ngjarjen.

Fillova te thoja nga e para çdo gje qe kishte ndodhur,nderkohe qe Sebastiani shtypte me nje shpejtesi te papare fjalet qe thoja. Me habiste shkathesia e tij ne te shtypurit e fjaleve,por kushedi sa here ne dite e bente ate gje. Me eksperiencen permiresohen dhe aftesite. Ju tregova shenjen ne krah si prove,dhe kliniken e Spencerit ku kishim shtruar qenin. Ndersa Oliveri deshmoi si i vetmi deshmitar okular i ndodhur ne vendngjarje. Edhe atij i drejtuan nje dyzine me pyetje,nder to dhe arsyen pse ndodhej aty pari ne ate ore. Ne fund te deklarates,me kishin pyetur aq shume ,sa mu duk sikur isha une e dyshuara dhe jo viktima. Por nje gje e tille duhej te ishte normale ,pasi avokati nuk nderhyri asnjehere per te kundershtuar ndonjeren nga pyetjet. Me pas togerja Yu Kashi u drejtua duke na thene :

-Faleminderit per bashkepunimin tuaj zonjusha Mckenzi. Brenda muajit do ju vije njoftimi per tu paraqitur ne gjykate. Ne rast se do keni ndryshim vendbanimi ,ose nese do dilni jashte vendit duhet te lajmeroni pararakisht. E njejta gje vlen edhe per ju zoti Stringheart.

-Kuptoj. Faleminderit juve.-i thashe.

U pershendetem dhe te tre sebashku dolem nga rajoni. Me ne fund ndihesha e lire serisht.

-Me hahet diçka !-iu drejtova Oliverit,pasi ndjeva zorret te me gumezhinin.

-Di nje vend ku bejne petullat me te mira ne qytet dhe per fatin tone ndodhet ketu prane.-tha ai dhe mua ne shpetoi nje buzeqeshje.

D A F N EWhere stories live. Discover now